Një guzhiner shqiptar i akuzuar për vrasjen e kolegut të tij, i ka shokuar të gjithë të pranishmit në seancën gjyqësore të zhvilluar për këtë çështje.
Nga banka e të akuzuarit Ricard Nika, i është drejtuar avokatit që e mbronte duke e pyetur: “Eshtë e vërtetë që ka ndodhur kjo që po më thonë?”
Avokati Massimo Corradi ka ngelur i çuditur nga këmbimi i roleve që tentoi të bëjë shtetasi shqiptar.
Ai ka vijuar duke e pyetur të akuzuarin se a kishte pasur ndonjë zënkë me kolegun italian Alfio Fallica.
Nika i ka thënë se për këtë të fundit ka pasur respekt, duke e konsideruar si një njeri të mirë.
Ai u shpreh se nuk kishte asnjë arsye për ta vrarë.
Mediat italiane kanë bërë me dije se shqiptari e ka kryer krimin në restorantin “Pulcinella” në Montecarlo.
Sipas detajeve nga vendngjarja, Nika ka përdorur mjete të mprehta kur e ka vrarë shtetasin Italian.
GUZHJNJERET ITALIAN JANE SHUME STRIKT NE PUNE , TE NXIJNE JETEN . SHQIPETARET JANE ME SEDER TE SEMURE , VECANERISHT ATA TE VERIUT .
MALSORI NIKA DUHET TE ISHTE LARGUAR NGA AI VEND PUNE ,POR KURRESESI TE BENTE KRIM . TASHME ITALIANET I NJOHIN SHQIPETARET ,QE NUK DUAN TE KOMANDOHEN .
ALBANEZI SONO TUTI KAPODANO.