Teksa protestuesit e Zharrëzës kalonin natën e e dytë të protestës jashtë, para Ministrisë së Energjitikës, janë vizituar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Tahiri ka qenë vetëm në një takim pa praninë e mediave.
Një nga të pranishmit, militant i PD-së që qendron atje, me emrin Endri Redhi, ka nisur të filmojë, por Tahiri nuk ka pranuar dhe i ka kërkuar të fikë kamerën e të mos e filmojë.
Më poshtë debati mes tyre.
Tahiri: Ej, fike kamerën
Qytetari: Pse ta fik, s’ka ndonjë gjë të keqe
Tahiri: Tani se kam ardhur t’ju përshëndes si qytetar
Qytetari: Po mire, s’ka ndonjë gjë të keqe, le ta dokumentojmë.
Tahiri: Fike se kam ardhur vetëm, po të ishte për kamera do vija me media.
Qytetari: Mendoj se s’ka gjë të keqe.
Ndërhyjnë të tjerët: Endri fike, ka ardhur vetëm, pa kamera
Tahiri: S’kam ardhur për ty kam ardhur për këta.
Qytetari: Edhe unë pjesë e tyre jam.
Tahiri: Fike kamerën, mos u bëj gangster
Qytetari: Po s’ka për gangster, nuk mendoj se ka gjë të keqe
Qytetari ka te drejte,eshte ne vend publik dhe eshte e lighshme te filmoje.megjithse edhe Tahiri nuk i thote ndonje gje te madhe,vetem se provokon me “mos bej si gangster”qe kur qenka gangesterllek te filmosh nje minister? ne vend public naten.
O Fallo , mos ja fut kot . C”do te thote “eshte e ligjshme ” ???????? Fjalavjen ti je ne punen tende , ose per qejfin tend dhe vjen dikush e te filmon , si do ta ndjeje veten ? Ku eshte privatesia jote ketu ?
Po me çudit shume! Pse qeveria,ministria e energjitikes i le akoma keta protestueset e Zharrzes akoma pa i sqaruar.Ne ne medja pam se i priti Niko palashi,u premtua se do demshperblehen,dhe protestuesit ngelen te qarte.Pse ata rrine akoma aty para ministrise? Per çfare arsye nuk i sqaron ata?Madje,qeveria ose ministria t’i degjoje edhe njehere,(nqs eshte e nevosheme) dhe t’i çoi ne Zharrez memakinat e shtetit.Ata erdhen ne kembe,dhe do jete me mire te kthehen me makina pas marrveshjes pozitive per zgjidhjen e hallit te tyre.Ne,gjithashtu,degjuam edhe prononcimin e Kryeministrit,tani çfare pritet? Qendrimi i tyre para ministries,tregon se ata jane akoma te paqarte,dhe eshte nje materjal politike per Pd.ke,te cilet mahana duan.Nuk ka llogjik te qendrojne akoma perjashta ne te ftohte protestuesit e Zharrezit,dhe per kete e ka fajin qeveria.
A kane cadra apo jo ?? keta jane viktimat e vertete te shtetit shqiptar…respekte per ta