Në seancën gjyqësore ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea ka dëshmuar sot oficeri i policisë gjyqësore tek Krimet e Rënda.
I pyetur nga gjyqtarët por edhe nga pala mbrojtëse se ku e kishte gjetur informacionin për aferën e korrupsionit, shtetasi Petrit Gjecaj nuk dha asnjë detajë.
“Nuk e tregoj burimin. Informacioni për këtë aferë rezultoi i vërtetë”, u shpreh dëshmitari Gjecaj.
Më tej, oficeri i tha gjykatësve se kishte informacion fillestar për këtë aferë, ku përfliten si të përfshirë 3 gjyqtarë, 1 zyrtar i lartë dhe 3 avokatë, por hetimet dhe përgjimet e mëpasshme nuk mblodhën prova që do t’i inkriminonin ata.
Emri i dëshmitarit është përmendur vazhdimisht nga i gjyqtares Andrea.
Të dhënat implikuan vetëm gjyqtaren e Lartë, Majlinda Andrea, e cila akuzohet se ka kryer korrupsion.
Ndërkohë, ajo për dhënien e një vendimi civil në Butrint dyshohet se është paguar përmes bashkëshortit nga të dyshuarit e tjerë, .
Trupa gjykuese pasi mori dëshminë e oficerit Gjecaj, refuzoi kërkesën e avokatëve, që insistuan për të zbuluar burimet e dëshmitarit.