Ndëshkim për studentët “rebelë” që goditën Ramën me vezë, ja çfarë kërkon prokuroria

27 Shkurt 2017, 14:55Kronika TEMA

Aktivistët që goditën me vezë kryeministrin Edi Rama nëntorin e vitit 2015, do të duhet të kryejnë 60 orë punë vullnetare në dobi të komunitetit.

Me këtë pretencë doli në gjykatë Prokuroria e Tiranës  e cila shqyrtoi çështjen.

Prokurori Julian Zonja kërkoi shpalljen fajtorë të tetë studentëve  të Fakultetit të Shkencave Sociale: 
Anita Lushi
Bora Mema
Klodi Hoxha
Viki Cipi
Liri Kuci
Durim Jasharaj
Dardan Konjufca
Valton Marku

Ata në bashkëpunim me njëri tjetrin, qëlluan me vezë kreun e qeverisë teksa dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Aksionit të tyre ju bashkuan edhe tre studentë nga Prishtina.

Aktivistët momentalisht po hetohen në gjendje të lirë edhe për kundërshtim të forcave të rendit.

1 komente në “Ndëshkim për studentët “rebelë” që goditën Ramën me vezë, ja çfarë kërkon prokuroria”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Hetim i “veshtire”,i cili kerkoj plot 15 muaj.Bravo ju qofte,per shkollen e ‘madhe” qe kane bere.Dikur,nje ish partizan,u tregua shume i sinqerte,kur me ka shpjeguar se cfare pune kish bere ne jete.Mbas lufte me tha,me emeruan prokuror,por nuk kisha shkolle.Kishin vjedhur nje pule dhe me duhej te hetoja.Thira nja 60 deshmitare,te cilet duhej edhe ti paguaja.Doli hesapi sa nja 50 pula.E kuptova se nuk e beja dot dhe dhashe doreheqjen…
    Keta te tillet e sotem,as kaq “shkolle” nuk kane,sa te kuptojne se duhet te japin doreheqjen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje