Një 22 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Ancarano pasi është kapur me një sasi lënde narkotike në banesë.
Shtetasi i identifikuar si Alban Rexhaj, mësohet se kishte kthyer shtëpinë e tij në një dyqan ku tregëtohej drogë.
Mediat italiane raportojnë se përmes ambienteve të banesës së tij, ai furnizonte të gjithë trafikantët e zonës.
Policia e vendit fqinj kishte rënë prej kohësh në gjurmët e shqiptarit dhe arriti të sigurojë prova të mjaftueshme për të bërë të mundur arrestimin e tij.
Përmes një kontrolli të imtësishëm në banesën e shqiptarit është mundësuar sekuestrimi i lëndës narkotike prej 5 gram si edhe një shumë parash prej 10 mijë euro.
Grupi hetimor është duke vazhduar ende hetimet intensive pasi janë hedhur dyshime të forta se 22 vjeçari shqiptar është pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar për shpërndarjen e drogës.
5 gram eshte nje sasi shume e madhe duhet te kete kthyer shpine ne magazina se me sasi kaq te madhe nuk e nxe dot dyqani.Hajde trap gazetar hajde