Basha sherr me Lorenc Vangjelin pse i permendi 21 janarin: Je i shitur i qeverisë

28 Shkurt 2017, 22:56Politika TEMA

Kreu i PD-së Lulzim Basha, është përplasur sot pasdite me gazetarin Lorenc Vangjeli, teksa jepte prononcime në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.Ka qenë një pyetje e Vasilit çka ka ngrehur gjakrat në emision. Kjo e ka pyetur Bashën për 21 Janarin, dhe ai nuk është përgjigjur.

Pas kësaj ka ndërhyrë Lorenc Vangjeli, i cili i ka kërkuar Bashës të përgjigjet. Mirëpo, kreu i PD-së ka nisur të sulmojë Vangjelin.

“Ti je i punësuar i qeverisë. Kjo është protestë madhështore dhe paqësore. Ti duhet të pranosh publikisht se je në shërbim të qeverisë”, i ka thënë Basha Vangjelit.

Debati

Lorenc Vangjeli: Dialogu do qetësi….

Lulzim Basha:Ti punon për qeverinë, nuk duhet të injorosh këtë që po ndodh këtu. Kjo është një protestë paqësore.

Lorenc Vangjeli: Ju jeni në të drejtën tuaj. Unë ndoqa këshillën tuaj për të mos folur për 21 janarin. Ju ishit në anën e kondakut ku u vranë 4 personat..

Lulzim Basha:Kjo është një protestë e qytetarëve. Këtu vendosin qytetarët dhe vendimi i tyre është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lorenc Vangjeli: Ju rrëfeni të paguarën nga qeveria si mëkat, ju keni qenë një nga të paguarit e qeverisë….

Lulzim Basha: Ke pyetje për temën…

6 komente në “Basha sherr me Lorenc Vangjelin pse i permendi 21 janarin: Je i shitur i qeverisë”

  1. Kris says:

    O popull shqiptar! O Zot! Ne se ka! Po ky eshte femije! Basha?!

  2. mergim tari says:

    Une mendoj se LULEZIM BASHA e ka humbur kontrollin mbi vehten. Kjo u duk qarte ne sjelljen prej budallai ne programin me znj. Eni Vasili. Disa nga arsyet që zoteria kaloi ne alucinacione mendoj se jane sa me poshte:
    ***AI NUK KA SHUME INTELEKT, POR GJITHSESI QENDRON PAK ME LART SE ALDO,
    ***NE RADHE TE DYTE KESAJ KRIJESE, VETTING-u PO I BEHET SI NJE FILM HORROR QË PO E SHIKON 24 ORE PA NDERPRERJE.
    ***NE RADHE TE TRETE KA BERE AQ SHUME KRIME SA NUK SHIKON NDONJE RRUGEDALJE TJETER VEÇ TE HYJE VETE NE BURG.
    .
    ***AI I KA DUART E LYERA ME GJAKUN E 4 NJEREZVE TE PAFAJSHEM.
    ***AI AKUZOHET SE KA VJEDHUR 200 MILIONE EURO NE RRUGEN DURRES-KUKES
    ***AI KA NENSHKRUAR MARRVESHJEN FAMEKEQE TE DOREZIMIT TE DETIT GREQISE.
    ***AI KA PRISHUR RREHTRROTULLIMIN TEK ZOGU I ZI RETH 1 MILIONE EURO DEM
    *** AI KA VJEDHUR ZGJEDHJET PER KRYEBASHKIAK NE TIRANE NE 2011 (Indirekt)
    ***AI KA PERGATITUR DOSJET KUNDER LUFTETAREVE TE UÇK-se. Ky nuk perben veper penale per momentin, deri sa te provohet saktesisht se cfare roli ka luajtur.

    NDERKOHE KA PRESION TE MADH NGA PPADRONI I TIJ, KRYEKRIMINELI SHQIPTAR, SALI BERISHA, MBI TE CILIN RENDOJNE QINDRA KRIME KUNDER POPULLIT SHQIPTAR, KUNDER PASURISE KOMBETARE, INTERESAVE SHQITARE, MBI TE CILIN RENDOJNE VRASJE, VJEDHJE, SHITJE TE TERITOREVE, MBI TE CILIN RENDON
    Kosta Trebicka
    Remix Hoxha
    4 heronjte e 21 janarin,
    MASKARA e 1996
    Piramidat e 1997
    Nafta e milloshevicit
    Grushti I SHTETIt 1998
    Krimi zgjedhor I 2011
    VRASJA e Haklajve
    Dhenia e detit Greqise
    Krimet financiare te DJALIT TE TIJ, SHKELZENIT
    Ka dhjetra KRIME që duan dite te shkruhen, por mjafton kaq PER TE THENE SHKURT SE PERSE SHPERTHEU LULEZIMJA.

  3. Drejtësia says:

    Vrasësit gjithmon kthehen në vëndin e krimit,mos u çudisni.

  4. jani says:

    Vrases . Hajdut dhe mashtrues, nuk thone kot qe Vesi del me shpirtin. Ky njeri me mashtrime erdhi , mashtroi gjate gjithe kohes dhe vazhdon te mashtroje edhe sot. Ky nuk ka perendi. Turp qe perfaqeson opoziten nje njeri pa ide pa pike burrerrije.

  5. Ai eshte nje kukull ne doren e nje vrasesi !

  6. albatros says:

    Pse mor djale zgjodhe te laje duart me procedure. Me vendim gjykate tani askush nuk mund te permendte rrugen Durres – Kukes. Do te kushtoje kjo vogelsire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje