Konsulenti pro rus i Bashës prodhon “fake news” për mbetjet. Prokuroria e përgënjeshtron menjëherë

28 Shkurt 2017, 21:40Politika TEMA

Pas publikimit të një lajmi nga disa portale pranë PD-së, ku thuhej se kontenierë me mbetje që vijnë nga italia po hyjnë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ajo e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë informacion të rremë që portalet pranë PD-së e kishin marrë nga një portal italian pa kredenciale që nuk njihej as nga google. Prokuroria shprehet se nuk  ka asnjë hetim mbi këtë lajm të shpërndarë, madje në takimin ndërmjet Llalës dhe Drejtorit të Antimafias Italiane, Franko Roberti nuk është diskutuar diçka e tillë.

Prokuroria e Pergjithshme njofton se:

“Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në  një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyre të paligjshme të konteniereve me mbeturina. Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshem, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit te Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk është diskutuar një çeshtje e tillë”.

Pra e gjitha ishte një fakë neës, lajm i rremë i krijuar nga konsulenti pro rus i Bashës, Aron Shave.(Lexo http://lexo.al/konsulenti-pro-rus-i-bashes-prodhon-fake-news-per-mbetjet-njelloj-sic-i-krijonte-ne-mal-te-zi-kunder-anetaresimit-ne-nato/

E vërteta e lajmit në “median italiane” mbi zhdukjen e armëve kimike në Shqipëri

Ditën e sotme, në disa portale në Shqipëri është përkthyer një lajm se 1400 kontejnerë me lëndë kimike janë zhdukur në Shqipëri dhe kanë shkuar në Maqedoni.

Po kështu, në këtë lajm botuar në portalin “Pianeta Italia” flitet për mbetjet dhe për çdo gjë tjetër që ka trazuar opinionin publik shqiptar kohët e fundit.

Por ajo që të bie në sy është se portali në fjalë është i panjohur në itali. Edhe pse ka një domain .it në fund, ai zor se të shfaqet në “Google”.

Pas shkrimit per Shqiperine, portali nuk ka bere asnje lajm tjeter

Po kështu, në fund të saj, thuhet se faqja drejtohet nga Maria Palma, e cila po kështu nuk figuron si personazh gazetarie në web.

Më e rëndësishmja është se portali poston një herë në katër, apo në javë. Kështu, në sektorin e politikës, lajmi i fundit është i dhjetorit të vitit të shkuar.

Lajmi i fundit politik daton ne dhjetor 2016

Ndërsa në sektorin e faqes së parë, është hedhur shkrimi për kontejnerët që më 24 shkurt dhe pas saj, nuk është postuar më.

Kjo ngre pikëpyetje në lidhje me vërtetësinë e lajmit në fjalë. Fakti që asnjë media tjetër prestigjoze nuk ka shkruar për këtë ngre akoma më shumë dyshime.

3 komente në “Konsulenti pro rus i Bashës prodhon “fake news” për mbetjet. Prokuroria e përgënjeshtron menjëherë”

  1. I gjati says:

    Thoe qe paguhet mire varrosja e lendeve te rrezikshme “I gjat”. Hallall qumeshti nenes Edo. Ti ven biznes, jo ata K…. (sic I quan ti)..qe iken..
    Mjero, e di qe sdo e botosh.ne komentin para ketij pergjigjen ma dga stafi jot I kuq..lol

  2. boom says:

    Kopilet serbo-greke Basha-Berisha duan te rrenojne kombin shqiptar me cdo kusht. Ptuuuu fare e keqe.

  3. BUJARI JU DEGJON says:

    Ky “gazetar” duhet paditur per shpifje te qellimeshme…
    Ky eshte nje bythelepires i Saliut dhe Lulushes…
    Eshte njeri nga ata qe urren ne maksimum Mesilen…
    Prandaj edhe emri pseudonim i pronarit eshte Maria Palma…
    Medemek,”kusheri” me Mesila Palmen… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje