Ky është momenti kur një 18 vjeçar në timonin e një kamionçine fluturoi në ajër në disa metra lartësi e pastaj ra mbi një makinë të parkuar.
I riu ndiqej nga policia në SHBA, pasi dyshohej se e kishte grabitur mjetin.
Ai ndodhej në makinë me një tjetër person, kur një punonjës policie në Luiziana ndaloi mjetin.
Shoferi zbriti nga mjeti dhe po merrej në pyetje nga agjenti, ndërkohë që pasagjeri Kevonte Dekorey Austin përfitoi nga mosvëmendja dhe u largua me shpejtësi me kamionçinën.
Por arratisja e tij përfundoi pak kohë pas ndjekjes me këtë fluturim spektakolar.