Fredi Beleri, një personazh problematik, ka dalë në Himarë dhe kërcënon qytetarët që të mos votojnë PS-në.
Ai kërkon që ata të votojnë PD-në, ndryshe do t’iu hiqet nënshtetësia greke, siç ndodhi me kryebashkiakun e PS-së, Jorgo Goro.
Kjo gjë bëhet me dije nga një denoncim në gjuhën greke që ka ardhur në redaksinë e gazetës TemA, nga një prej qytetarëve të kërcënuar.
“νομίζουν οι Μπελερης και ο Ντουλες είναι ληξιαρχοι της Ελλάδας, αλλά το μόνο που κάνουν είναι να πουλάνε εκδούλευση. Το μαγαζάκι όμως που στήσανε , τελειώνουν τα ψωμιά του..– Përkthimi shqip: “Beleri dhe Dule mendojne se jane punonjes te zyrave te gjendjes civile te shtetit grek, por e vetmja gje qe ata bejne eshte te shesin favore! Por qoskes qe Kane instaluar po i vjen fundi….“”, shkruan qytetari.
Kujtojmë që Beleri ka një histori të errët vite më parë, ndërsa sot drejton edhe PD-në, edhe PBDNJ-në në zonën e Himarës.
Incidentet
“Nëse nuk voton PD-në Greqia do të heqë pasaportën greke si ja hoqi Goros”.
Kështu po i kërcënon himariotët derë më derë Fredi Beleri, një njeri me precedentë penalë edhe në të kaluarën.
Policia e Shtetit duhet të verifikojë aktivitetin që po kryen së fundmi i mirënjohuri Fredi Beleri, kryetar i OMONIA, në fshatrat e Himarës, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke bërë presion për të votuar PD dhe Vangjel Dulen.
Fredi Beleri në bashkëpunim me elementë radikalë pranë OMONIA po bëjnë kërcënime derë më derë në Himarë dhe fshatrat e saj, se do t’ju çojë emrat në Athinë për t’u hequr nënshtetësinë greke.
Sakaq është shënuar edhe incidenti i parë në Palasë ku banorët kanë refuzuar të firmosin listën e votuesve të fshatarëve për të konfirmuar numrin e votuesve me pasaportat që do të hiqen në rast mos-rakordimi në vota.
Kjo është një strategji e mirë menduar nga ana e Fredi Belerit dhe OMONIA për të maksimizuar votat në drejtim të PD për të nxjerrë fitues Vangjel Dulen, i treti në listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie, si aleat.
Ky edhe FREDI edhe BELERI, është minoritar grek…???!!! Me siguri, ndonjë lab “i konvertuar” në himarjot nga Golemi (nga lekë në Euro…), do të jetë…! Iku bota, vate u prish…!!!
Hahaha thesi me mut, Fredi Bejleri. Ama rekordin e ka thyer Luan Shabani. Tani quhet Leonidha Shabanis….hahahaha.
Po me mire greku se ju plehra!