Exit Poll-i i IPR: PS merr deri në 75 mandate e vetme, PD mbetet forcë e dytë

25 Qershor 2017, 20:33Politika TEMA

IPR marketing ka zhvilluar Exit Poll-in e parë të zgjedhjeve.

Sipas IPR, PS merr mbi 71 mandate.

Në përqindje, Partia Socialiste merr 45-49% të votave, Partia Demokratike merr 30-34 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15%, LIBRA 1-3%, PDIU 3-5%.

Presidenti i IPR Marketing, Antonoi Noto, tha se sipas një vlerësimi, PS i ka arritur më shumë se 71 mandate.

Ai tha se përqindja e rezultatit të exit poll, ka më shumë saktësi se sa sondazhet.

Exit Polli i dytë i IPR: PS qeveris e vetme me 75 mandate

Sipas rezultateve të exit pollit të dytë të IPR Marketing, forcohen pozitat e PS-së si futuese e zgjedhjeve parlamentare.

Madje në exit pollin e dytë, shifrat thellojnë fitoren e PS-së, duke parashikuar që të marrë 71-75 mandate.

Kjo do të thotë se tashmë të gjitha të dhënat flasin se PS-ja pritet të formojë qeverinë e ardhshme e vetme.

Ndërkohë, PD pritet të marrë në rang kombëtar 42 mandate.

LSI-ja pritet të marrë jo më shumë se 19 mandate.

Exit polli i referohet 100% kampionit në nivel kombëtar. Është i përbërë nga 15 mijë zgjedhës. Ndërsa kampioni i qarkut të Tiranës i referohet 5000 votuesve.

Nuk ka asnjë ndryshim nga exit poll-i i mëparshëm.

Por në ndryshim nga exit polli i parë, në numër mandatesh parashikohet PS jo vetëm të marrë 71 mandate, por të shkojë në 75 mandate.

Rezultatet e Exit Pollit në bazë mandatesh:

PS 71-75

LSI 19

PDIU 3

11 komente në “Exit Poll-i i IPR: PS merr deri në 75 mandate e vetme, PD mbetet forcë e dytë”

  1. kozmo says:

    PS THYEN REKORDIN ME 73 MANDATE .?

  2. Astrit says:

    Bravo popullit shqtar we e kuptoj se cili kerkon the beje shtet she votoje EDI ramen.

  3. Agim Basha says:

    PS ishte me e qarte dhe me sa duket edhe me e gatshme te ndermarre reformat qe i duhen vendit.Nderkaq gjithcka deri ne kete cast mbetet te jete dicka teorike…Thote se do coje perpara Vettingun….Jemi ne pritje te shikojme,a do ndodhin vertet ndryshimet e ptemtuara. ?!Fillimisht urime per fitoren,nese vertetohet parashikimi i IPR….

  4. Arben says:

    BRAVO PS MOS E BENI KURRE GABIMIN E BASHKEPUNIMIT ME lsi SEPSE ATA VETEM JU SHFRYTEZUAN PER INTERESET E TYRE.ATA JANE ISH SOCIALISTET FALSO

  5. Arben says:

    BRAVO PS MOS E BENI KURRE GABIMIN E BASHKEPUNIMIT ME lsi SEPSE ATA VETEM JU SHFRYTEZUAN PER INTERESET E TYRE.ATA JANE ISH SOCIALISTET FALSO

  6. sami says:

    Jo,jo,jo kemi leshin force te pare ,forca e dyte bilushi pa libra

  7. Shushica says:

    Qe ne 2013 Rama duhej te dilte vetem…nuk e them sot….e kam thene ne 2013 ….por mire do te ishte ta kishte bere edhe ne 2014…15…. me mire vone se kurre Rama dhe kushdo qe del ne krye te PS duhet te kuptoje se mjafton serioziteti ,program i majte dhe lufta kunder korrupsionit dhe PS nuk humbet kurre zgjedhjet…E djathta shqiptare eshte e denuar nga historia ,por ai qe e varrosi perfundimisht ishte anarkofashisti Berisha..Deri sa borgjezia e re shqiptare ,pra borgjezia e re te ideoje nje program te djathte modern europian duhen akoma vite …Sepse borgjezia shqiptare ,ajo qe ka pasurine me te madhe ,nuk eshte formuar mbi bazen e konkurences ,por mbi bazen e lidhjes me korrupsionin shteteror …me monopole ekonomike te papajtueshme me nje ekonomi liberale moderne te shanceve te barabarta perballe konkurences…Rama duhet ta shkallmoje kete sistem ,ndryshe vendi do te mbetet ne kuadrin e nje zhvillimi siperfaqesor ,pa industri moderne ,konkuruese ne tregun rajonal dhe me gjere.Sepse vetem nje industri moderne rrit normat e fitimit ,krijon punesim te brezit te ri dhe mundeson rritjen reale te te ardhurave ..edhe per punetoret ,specialistet dhe punonjesit shteterore..

    1. Shaba says:

      Tamam. Te djathten si anesi politike e shpalli tradhetare dhe armike Enveri me uzurpimin e Pezes dhe mohimin e Mukjes; varrin ia hapi po se varrosi dot te gjithe se i iku. Elementet perberes te borgjezise dhe inteligjences te trashesgueshem

  8. Leo says:

    Bravo bravo bravo PS …. na merrni edhe ju gazetaret nga €50 euro keshtu beheni edhe ju pjese e tragjikomedise ????

  9. rigoni says:

    Ku eshte ” Libra” e Blushit mor ama…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje