Ish-kryeministri Berisha tashmë është bërë i famshëm për statuset nga qytetari dixhital, ku denoncon problematika të ndryshme pa i verifikuar dhe shpesh herë të sajuara për të përbaltur ndonjë funksionar publi.
Por në statusin e fundit që ka ndarë me ndjekësit, qytetarët nuk kanë kursyer ndaj tij edhe ofezat.
Sipas tyre, Berisha i lexon letrat sipas interesave të tij. E një tjetër thotë se Berisha është kthyer në një papagall, ku çdo ditë këndon të njëjtën melodi.
Përpos talljes, një tjetër demokrat i kërkon që të largojë Bashën nga PD-ja. Pavarësisht morisë së reagimeve, Berisha ka zgjedhur që të heshtë, e duke i lënë publike të gjitha kritikat.