Këshilltarët politikë që mbuluan me gafa ministren teknike të Arsimit

5 Korrik 2017, 14:29Politika TEMA

Marëveshja politike PS-PD solli në krye të MAS znj. Karabina, në dukje një ministre teknike, por në të vërtetë një mediokre e politizuar që u përdor si mish për top nga Sali Berisha.

Jo vetëm që e katapultuan në MAS, por e rethuan me këshilltar politik të komanduar nga cadra e PD. Pritshmëria e publikut ishte e lartë. Për një moment, njerëzit imagjinuan sikur këshilltaret e ministres teknike të arsimit, do ishin figura të pakonsumuara më parë, njërëz të shkolluar në perëndim etj.

Në fakt, ndodhi e kundërta. Gafa e parë e ministres Karabina ishte emërimi i 5 këshilltarëve politik të cilët janë njerëz me preçedent, të mllefosur, të larguar nga MAS gjatë vitit 2014 për shkelje të rwnda në detyrë.

Po cilët janë këshilltarët e znj Karabina?

Këshilltari nr 1 i ministres Karabina menaxhon maturën shtetërore, por ka konflikt të hapur me ligjin, pasi ka djalin maturant. Në mënyrë flagrante duke shkelur ligjin dhe regulloren e maturës Shtetërore 2017, ky njeri, Ndriçim Mehmeti, ka shkuar me urdhër të ministres dy herë në mjediset e QSHA ( ish AKP) për të asistuar proçesin e përputhjes së pikëve të maturantëve me emrin e tyre, në nxjerrjen e rezultateve të provimit të gjuhës së huaj dhe provimeve me zgjedhje.

Ky personazh mediokër, Albano Zhapaj, tentoi të politizonte procesin e maturës shtetërore duke supozuar se datat e provimeve ishin vendosur përpara zgjedhjeve elektoralole 2017 për favorizim elektoral. Ndërkohë që datat e provimeve të maturës shtetërore janë propozuar nga QSHA një vit më parë për të menaxhuar procesin teknik të maturës. Po ky këshilltar mbronte tezat e PD kundër reformës në arsim duke anatemuar udhëzimin e pranimeve në universitet. Ironia më e madhe është se i gjith ky proces ndodhi duke përfaqësuar logon e MAS dhe duke kundërshtuar programin qeverisës

Këshilltari nr 2 i ministres Karabina njihet si personi që dikur ishte specialist në MASH dhe paguhej për vite me radhë nga Universiteti Vitrina” për të mbuluar zullumet e këtij universiteti në kohën kur shiste diploma apo i konvertonte me sasi durualumini apo kg fasulesh.

Sot njihet si njeriu që shoqëroi ministren Karabina në mjediset e maturës Shtetërore në Fushkrujë, Laç, Kamëz dhe kontrollonte maturantët në kundërshtim të plotë me regulloren e maturës shtëtërore. Nuk është rastësi që foto të testit të maturës të publikuara në portalin “Jeta OSH QEJF” përkonin me mjediset ku inspektonte ministrja teknike dhe këshilltari I saj i dhunshëm.

Vetëm disa ditë më parë këshilltari i ministres publikoi në media pjesë të projekt-raportit të auditimit të performacës së institucioneve përgjegjëse për Maturën 2016, i kryer nga KLSH. Gënjeu publikun duke e cituar projektin raportin si versionin përfundimtar, ndërkohë që drejtoritë e MAS janë duke punuar me këtë projekt-raport konfidencial dhe kanë afat për të replikuar gjetjet e raportit, I cili mund të ndryshojë ose jo në varësi të argumentave dhe kundërargumentave që do të përdoren nga specialistët e MAS.

3 komente në “Këshilltarët politikë që mbuluan me gafa ministren teknike të Arsimit”

  1. Opinion says:

    Shkrim joprofesional. Jepni emra dhe fakte, jo opinione kafeneje. E qelbet fare. Keto mund te jene te verteta dhe une nuk i kundershtoj, por… ngjajne me thashetheme dashakeqe

  2. beu says:

    Po pika ku u katandise pd me zhapajn keshilltare te arsimit te larte, qe ska mbaruar shkollen e larte dhe ka marre doktorature ne durres ne kohen e eqeremit.Mbaruan ekspertet nga bota akademike ne pd, eshte koha e zhapajve, dhe thone qe na u ble vota ne 25 qershor, po ku kishte demokrate te votonte per te qene keshilltatre zhapaj.ku ku moj nane

  3. Lili says:

    Problemi nuk eshte tek paaftesia e kesaj,po te joserioziteti e atij qe e nominoj,qofte ne kuader te nje marreveshje,kryeministri duhet te kujdeset pak ma shume per njerezet qe nominon e jo mbas pazarit me na thane zgodha nje debile…jo cdo here fajin tek te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje