Fahri Balliu: Këta që sulmojnë sot Bashën, janë perversë që kishin lidhje me Ina Ramën. Vinin te Berisha dhe thoshin “e vrava”. LSI është një parti e shquar

6 Korrik 2017, 10:21Politika TEMA

Fahri Balliu ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo, ku flet për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Një pjesë, me emra konkretë, si kritikë të Bashës, jo vetëm që në fushatë në pjesën më të madhe janë angazhuar kundër, por ata kanë qenë për mospranim të Bashës edhe pa këto zgjedhje. Komunikimi i tyre me Edi Ramën, prokuroren e asaj kohe dhe segmente të tjera ka qenë një dashuri perverse”, thotë ai.

Të kthehemi te Partia Demokratike, e cila njohu rënie të ndjeshme të votave dhe kapi nivelin e saj minimal në 26 vite si forcë kryesore politike. Nuk frymëzoi lideri demokrat Lulzim Basha apo janë faktorë të tjerë që çuan në humbjen e bllokut opozitar, në veçanti PD-së?

Lideri Basha, veçanërisht me Çadrën dhe gjatë fushatës, praktikisht shënoi rritje si aksion politik. Dhe këtë e thoshin të gjithë. Befasisht, kur humbja rezultoi serioze, për të mos thënë ato që unë thashë më lart, iu sulën Bashës. Kjo nuk do të thotë se Basha nuk ka përgjegjësi, por kjo do të thotë se një pjesë, me emra konkretë, si kritikë të Bashës, jo vetëm që në fushatë në pjesën më të madhe janë angazhuar kundër, si në Qarkun e Korçës, veçanërisht në Bilisht dhe ndonjë bisht në Pogradec, por ata kanë qenë për mospranim të Bashës edhe pa këto zgjedhje. Ndërkohë, që nga 2013-a dhe deri në zgjedhjet e tanishme, nuk u bë kurrë një analizë e dramës që shkaktoi humbja e rëndë në Qarkun e Korçës, të Shkodrës, të Vlorës, deri në humbje të simboleve të demokracisë, si Kavaja… Përgjegjësit e këtyre humbjeve, gjatë katër vjetëve ose ishin bashkëpunëtorë të hapur të Ramës, veçanërisht në përkrahjen e tij në strukturat e BE-së, përfitues të jashtëzakonshëm nga sistemi financiar i Ramës dhe mbi të gjitha blenë fajin e vetë me një heshtje opozitare dhe një jetë dyfishe; ditën në grupin parlamentar të PD dhe pastaj në trenin e pushtetit të Ramës. Këto gjëra kanë ndodhur në një sipërfaqe modeste, nga kryeministria te Blloku, nga TEG-u te “begu”. Mirë do të ishte që analiza e 2017-s të lexohej edhe si një goditje vertebrale që i dha PD-së humbja e 2013-s.

Gjatë tre muajve qëndrim në Çadrën e Protestës, Lulzim Basha mbajti një linjë të vetme, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës si kryeministër, më pas pranoi ofertën e Ramës dhe dërgoi 6 ministra teknikë në dikastere të rëndësishme. A ishin garanci të mjaftueshme që zgjedhjet do të ishin të lira dhe ndershme? Nëse jo, mund të konsiderohet një lëvizje e gabuar e kryetarit të PD-së?

Pranimi i paketës “Mc Callister” ishte një bashkëpunim i fuqishëm i Partisë Demokratike me faktorin ndërkombëtar. Rrethanat që detyruan Ramën të dilte nga kursi arrogant ndaj opozitës ishin një kontribut i të gjitha forcave politike, ku një rol të shquar në mbrojtje të fateve të vendit dhe të demokracisë luajti LSI-ja, që në momente kruciale sakrifikoi nga vetvetja në drejtim të stabilitetit dhe kundër marrëzisë së Ramës për të hyrë në zgjedhje pa opozitë. Janë shumë të panjohura për publikun përpjekjet e kësaj periudhe, ku segmente të rëndësishme politike, të brendshme dhe ndërkombëtare po shkonin verbazi në kahjen e marrëzisë së Ramës. Duke shfrytëzuar sidomos Reformën në Drejtësi. Prandaj, nëse do t’i njihja një gabim Lulzim Bashës në këtë çështje, ajo do të lidhej me nevojën e toneve më të forta dhe një racionalitet më i lartë në lëshimet që iu kërkuan Ramës. Ajo që quhet “teknikalitet”, në këto raste ka më shumë rëndësi se i gjithë projekti. Megjithatë, pasi ndodhin gjërat, është një situatë krejt ndryshe nga premiera e tyre.

Pas marrëveshjes së 18 majit, Basha zbuti tonet kritike ndaj qeverisë dhe gjithnjë e më pak preku çështjen e kanabizimit të vendit, përfshirjes së elementëve kriminalë në zgjedhje apo probleme të tjera që lidheshin me qeverisjen 4-vjeçare të dyshes Rama-Meta. A e penalizoi PD dhe Bashën ky ndryshim “kursi”? Kujtojmë që u krijua perceptimi se cilido të ishte rezultati do kishte një bashkëqeverisje PD-PS.

Për mendimin tim, këtu kritika ndaj Bashës arrin masën më të drejtë të saj. Në dijeninë time, qeveria Rama ka prerë 38 mijë fletarreste gjatë 4 vjetëve. Kjo është një shifër tronditëse për kalvarin e njerëzve të thjeshtë. Padyshim, Basha kanabisin duhet ta kishte fokusuar, sepse pasojat e tij nuk janë vetëm në çastin që mbillet apo mblidhet, por ato vazhdojnë dhe janë një dramë e madhe për shoqërinë shqiptare edhe për të ardhmen. Por, kur e mendoj reagimin e trupës votuese, e cila është ajo që i vuajti edhe fletarrestet, edhe kanabisin, më shkon mendja se s’do kishte luajtur ndonjë rol. Ka ardhur koha që disa të vërteta marksiste, disa teza marksiste lidhur me trupën e votimit që quhet herë popull, herë komunitet, herë sovran, duhet të jemi më realistë për sensibilitetet dhe defektet e tij. Se, ti thua sovrani dhe sovrani s’të del në votim. Apo nga sasia e miellit apo e eurove, devijon vektorin e votës. Gjithsesi, në këtë pikë vlen të nxirret mësim serioz. Personalisht, kam mendimin që kurdo që thua të vërtetën, nuk ke gabuar. Këto tezat “jo s’duhet thënë”, “jo marrëveshja…”, “jo fryma…”, “jo ndërkombëtarët…” s’vlejnë. Asnjë ligj në botë nuk e cenon fuqinë e të vërtetës.

Partia Demokratike është futur në një kaos dhe krijuar grupime pro dhe kundër Bashës. Disa prej kritikëve përqendrohet në normat që kjo parti kishte formësuar që në vitin 2013, ku kryetari dha dorëheqjen e parevokueshme pas humbjes së zgjedhjeve. Ndërkohë Basha bëri të kundërtën, ku jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por tashmë është kandidat kryesor për t’u rizgjedhur si kryetar i PD-së.

Këtë tollovi e shkaktojnë totalisht shkelësit e të gjitha normave statusore të PD-së, të ligjit kur kanë qenë pushtetarë, të moralit që kanë treguar kudo ku kanë lëvizur; nga jeta private deri te jeta publike. Njerëz që s’kanë mbajtur asnjë përgjegjësi për urrejtjen që kanë ngjallur te demokratët, veçanërisht në 4 vitet e fundit të qeverisjes së Berishës, dhe sidomos 2 vitet e fundit, aleanca që ata bënë me pushtetin e Ramës, për të mbyllur aferat korruptive, i bën sot të kenë detyrimin që ta sulmojnë Bashën. Basha ka bërë një gabim fatal, që edhe kur e dinte se ish-ministri i tij, deputet në grupin parlamentar, është ortak punësh të zeza me kryehajdutin 12-vjeçar të bashkisë së Pogradecit apo me një nga monstrat e pushtetit të Ramës, Arben Ahmetajn, nuk i ka kërkuar llogari atij. E të mos vazhdojmë me histori më të vjetra se kaq, për të thënë këtë ide: do të mjaftonte roli i tyre në këtë fushatë, që të kuptosh lidhjen thjesht të ftohtë të vetëm prapanicës së tyre me Partinë Demokratike, të cilën e kanë kuptuar vetëm si një lopë që do ta mjelin ata për vete, për dhëndrin, për djalin e tezes, për shoferin… për këdo. Harron ndonjëri prej tyre që kur futesh te Sali Berisha kryeministër për të sulmuar ndonjë person, përdorte termin “e vrava”. Dhe ky që “vritej”, nuk bënte pjesë në klanin e 3 ministrave dhe nuk vuante nga sindroma e “dashurisë për shpirtziftët” që villnin zjarr ndaj Sali Berishës. Ja, kaq është historia e tyre, historia e njerëzve që i kishin thënë lamtumirë PD-së, librit, ndjenjave njerëzore, mirënjohjeve, vlerësimit real të kontributeve të të tjerëve. Një pushtet kriminal, brenda një ëndrre të madhe politike që quhej PD dhe një lideri historik, Sali Berishës.

Kritikët, që janë emra të njohur të PD-së të afirmuar në tetë vite qeverisje, tashmë janë bashkuar në një bllok kundër Bashës, a rrezikon që pas disa kohësh këta individë të krijojnë një parti tjetër? Nëse po do, e dëmton kjo PD-në?

Këta kanë qenë një parti brenda PD-së. Mjaft të kujtojmë ato tekstet e tyre në të gjitha kafenetë dhe restorantet e Bllokut, deri në Arabinë Saudite. Tabela e qitjes së tyre ka qenë Sali Berisha. Në kohën e koalicionit me LSI-në, komunikimi i tyre me Edi Ramën, prokuroren e asaj kohe dhe segmente të tjera ka qenë një dashuri perverse dhe një nëpërkëmbje e madhe për militantët dhe qëndrestarët e PD-së. Kjo nuk do të thotë se një pjesë e tyre, në segmente kohe të caktuara janë pa kontribut. Padyshim, po qumështi i mbledhur në një kohë, kur i bihet me shqelm, nuk është më qumësht. Lufta kundër Lulzim Bashës është luftë kundër PD-së, që ata e duan për vete, është kundër Sali Berishës, që ata janë mësuar ta shajnë nëpër restorante apo nëpër vila pushimesh, nëpër kazino… Këtu përjashtoj ndonjërin që kur e lusnin në 97-n në PD-në e martirizuar, ai blinte speca tek Ura e Lanës dhe thoshte: “s’kam punë me të”. Tani, nga specat, është njëri nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Asnjë parti e krijuar jashtë PD-së nuk e dëmton PD-në, e pastron, e filtron, edhe këta vetë i bën më të sinqertë, më të vërtetë…

18 komente në “Fahri Balliu: Këta që sulmojnë sot Bashën, janë perversë që kishin lidhje me Ina Ramën. Vinin te Berisha dhe thoshin “e vrava”. LSI është një parti e shquar”

  1. lasgushi says:

    Ik o e furi nej tas kos o Faro. I del ne krah Bashes se te beri djalin deputet. Yyyyyyy demokomunist.

  2. saliu says:

    Gazetar i “Zeri i Popullit” tipik gazetar komunist. Lexojeni me kujdes kete shembelltyre te kumunizmit qe arriti nepermjet sevilizmit te kacavirret me mbeshtetjen absolute te komunistit “demokrat” te ketyre 25 viteve “tranzicion” liderti te PD Sali Rame Berisha. duke siguruar se fundemi edhe nje karrige deputeti absolutisht te pamerituar per djalin e tij ( i cili nuk di te shkruaj me drejteshkrim).
    Shikojeni se cfare perversi komunist qe eshte, kerkon aleanca me LSI dhe i kundervihet Rames. Kujton se elektorati i LSI do te beje aleance me PD. Ne qoftese LSI do te shpallte aleance me PD , elektorati i saj do te fluturonte tel PS pa asnje dyshim sepse ata jane socialiste te majte dhe nuk i bashkon asgje me PD e djathte.
    Kerkon te mbroje Bashen duke iu kundervene Bregut. Turp me te madh nuk ka, nje sharlatan gazetar komunist qe i kundervihet nje personaliteti shembullor te PD.
    E lexova artikullin e Fahri Balliut e kesaj figure te peshtire te gazetarise ne periudhen e demokracise , qe perfaqeson shemtine me te madhe te “gazetarit demokrat”

    1. floriri i Bençes says:

      Nese Shqiperia do te kishte qene nje vend kapitalist normal, ky zotnia do ishte nje murator i rendomte ose me e shumta do ishte ne burg per vjedhje. Por Shqiperia nuk eshte vend normal, per 27 vjet pushtetin e kane pasur perseri komunistet, ky ishte orientimi i dhene nga Ramiz Alia ne mbledhjen e byrose politike ne tetor 1990, “klasa borgjreze qe do linde, do jemi ne komunistet, femijet tane, niperit tane”. Te gjitha partite qe linden me hapjen e pluralizmit, te medha e te vogla, u krijuan nga P.P.SH. dhe sigurimi i shtetit.

  3. fatmir says:

    Sa mire i di ky derr te gjitha kulista e pushtetit. Sigurisht ka eksperience te madhe si komunst, gazetar i zp, diplomat, spiun i sigurimit se fundi ka zenen vend prane pd, e cila sigurisht e financon, se gazeten pacavre te tij ne treg nuk e blen njeri.

  4. tironsi puro says:

    Fahri o mut i lyer me mut.O pleh o gelbaze o felliqesire dhe mbetje toksike.Po vetem kur te sheh ty te vjen te zhdukesh nga Shqiperia mor bajge e jo me te te degjosh.Mire qe je virus vete por vajte bere dhe ate virusin e vogel deputet.O fundi i botes.Nese ka nje zot ai duhet te zgjohet e te vere dore te kjo familje sa me shpejt.Ky thes me mut te ben moral?Hapu dhe te futemi.Ky hajvan qe vete me motren e gruas?Po ti je fundi i zinxhirit ushqimor mor spiun hajdut ordiner servil interesaxhi dallkauk etj.Kur ben ti moral duhet te kete ardhur fundi i njerezimit mor qen bastard

  5. ardian says:

    Shemtire , “pa irrnek” (thote populli), ne pamje e ne shkrim, ne vese e ne veprim, je sinonim i vemjes dhe shemtires se bashku.

  6. p.m.p. says:

    Mediat, televizionet ne emisionet e analistve dhe gazetat humbasin shumë aksione kur nxjerrin për të dëgjuar dhe për të dhënë mënd popullit kjo figurë.

  7. Populli says:

    Lum PD-ja dhe LSI-ja per kete avokat. Kane gjetur sinonimin si ne pamje edhe ne karakter.

  8. spartaku says:

    Ky dallkaut flet ne favor te Bashes,se ai ja futi te birin ne liste,dhe e ja futi ne parlament.Sa do trap ishte djali Faros,por paraja e madhe qe ka paguar Farua,e zuri caqin.Basha e pranoi thesin me para te Fahriut,se dihet qe ai eshte i korruptuar.Por te mos behet merak Basha se vetingu do behet,dhe do i dreidhen leqet e kembeve ne biruce.

  9. perkthyesi says:

    Perjashto Ndoken a ndonje tjeter politikanuc, Fahriu eshte me plot kuptimin e fjales nje derdimen dhe injorant i lindur!

  10. Balli Peqini says:

    Nuk e lexova sa pashe kush ishte i intervistuari, por gjynaf qe fusni kesisoj plehrash ne gazete.Ky qe student ishte mashtrues genjeshtar, servil, me vone ishte dylber i lale Hekrit thote qe ja merte edhe ne goje se e kishte qejf lale Hekri. ai e mbante afer se ishte dhe shefi i organeve qe ky i ka pas qejf gjithe kohes.Ky eshte nje lavire e keqe pa din e pa iman si mundet i merni mendim ketij njeriu.Mesa duket duhet te shuhen edhe 50 % e mediave kurva per te dale nje media e vertete dhe korekte.

  11. gjethja says:

    Po ik more viç i majme, tani qe te beri djalin tomak, deputet, Basha eshte i mire. Po prandaj e ka marre Shqiperine lumi, duke vene deputete si ky debili jot, Skeni turp te jepni deklarata te tilla kur jeni te perfshire ne pislleqe e trafiqe

  12. Fari~hu says:

    Sa te kete laro si puna jote ne qarkullim,shqipetaret do tallin koqet me ate force politike qe te pranon ty.

  13. shqip says:

    Kot ore kot ! Kot them dhe une ! Po me uren ( shqupin ) ç’paten ? Nejse ne kete vend flasin te gjithe . Qe nga ujku cerrikut , e deri te flamur noka . Pse mos thote dhe balliu dy llafe ? Po s’na e shpjegove o faro ; Po djali debil , ku do bej pjese Nese pedja ndahet ne 30 thela ? Apo e ke porositur . Nga te veje doktori , andej shko dhe ti . Se helbete o Faro , eshte aguridh e nuk di . Lus zotin te ” merrni nga nje hu , e ti bini njeri tjetrit!!!!!!!!!!!!

  14. Eri says:

    O Fari,o halldup ,i pangopur,pa cipe, pa klas.
    Qe Basha nuk ben per lider…mjaft fakti qe futi tet bir ne lista mjafton.
    Nje familje dallkaukesh dhe sahanlepiresish.

  15. Lasgushi says:

    TI FAHRI BALLIU JE MOHIMI I NJERIUT

    I nevetitshem deri ne krupe.
    I pafytyre deri ne neveri!
    Bythelepires deri ne ndotje te prapanices!?
    Sa i pagove kunatit te Lul Bashes per kandidimin
    e analfabetit tend !?
    Sa vota mori ne Pogradec ai tru- k… oqja !?
    Pse !?
    Poshtersite tuaja ndotin edhe Gjolin, edhe vete
    ndotjen ore mohim I njeriut! Lanet !

  16. Prova says:

    Deri me format dykembshi… nje qelbesire perverse,… nje bastard turk me fytyre te degjeneruar… Mjafton koken ti shikosh dhe do bindesh qe seshte as me shume e as me pak se nje dythunderak… Turk i lig me fare e race te qelbur te degjeneruar brez pas brezi nga anadolli… Njerez mos u lodhni te lexoni kete qelbesire se mjafton ti shikosh asimetrine e formave te pjeseve te derrit dhe duhet ti rish larg me kilometra nga qe qelb ere koçine….

  17. neseba says:

    Duke u marrë me Fahriun, po ia rritni vlerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje