Juventusi ofron 40 milion euro për Bernardeschin

6 Korrik 2017, 16:15Sport TEMA

Drejtuesit e klubit të Juventusit janë të vendosur për transferimin e yllit italian, Federico Bernardeschi, duke bërë edhe ofertën e parë zyrtare për Fiorentinën.

Sipas portalit të njohur “Goal.com”, Juventusi ka bërë një ofertë të lartë ku ka ofruar 40 milionë euro për Bernardeschin, me të cilin tashmë ka arritur marrëveshjen personale.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2019, por Fiorentina shpreson se do të marrë 40 milionë euro dhe 10 të tjera në varësi të sukseseve të Juventusit.

Në rast se finalizohet ky transferim, atëherë Bernardeschi do të marrë edhe fanellën legjendare me numër 10 të Platinit, Del Pieros apo së fundmi Paul Pogbas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje