Lë provimet për të shkuar me pushime në Ibiza, Donnarumma kritikohet ashpër nga profesorët

6 Korrik 2017, 16:45Sport TEMA

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, është duke u akuzuar nga sistemi arsimor italian për mungesë të respektit pasi nuk mori pjesë në provimet e tij të fundit.

Donnarumma ishte lënë jashtë provimeve në institutin e kontabilitetit Leonardo Da Vinci Vigevano për shkak të Kampionatit Evropian U-21, por iu dha mundësia që ti bënte ato për një afat tjetër.

Megjithatë, ai zgjodhi që të shkonte për pushime në Ibiza dhe nuk iu përmbajt orarit të caktuar me profesorët, dhe për këtë ka reaguar presidentja e komisionit të provimeve e cila e cilësoi veprimin e Donnarummas si mungesë respekti.

“Kjo sjellje tregon një mungesë të respektit për shkollën, komisionin dhe studentët tjerë të përfshirë në këto provime. Donnarumma ka kërkuar që t’i jepet kohë shtesë për provimet. Ministria e Arsimit tenton t’i enkurajojë ata që janë në sport, por që duan të vazhdojnë të studiojnë. Në rastin e Donnarummas ishte konsideruar se pjesëmarrja e tij në Kampionatin Evropian U-21 ishte arsye e qëndrueshme për kërkesën e tij. Natyrisht, kjo e ka ngadalësuar punën e tij.

Provimet ishin pezulluar për të në mënyrë që ta përkrahim për testet e shkruara. Sidoqoftë, Donnarumma preferoi të shkonte në pushime në Ibiza me të dashurën e tij. Do të doja të dija a i është kujtuar atij se ka pasur provim me shkrim një ditë pasi shkoi në Ibiza?”, ka thënë presidentja e komisionit të provimeve, profesor Elda Frojo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje