Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi priti sot në një takim kortezie ambasadorin e Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito.
Ambasadori Ito është i sapo akredituar në Tiranë dhe qëllimi i vizitës ishte njohja dhe diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët sidomos bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i turizmit.
Ministrja Ekonomi shprehu kënaqësinë për këtë takim, për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë, si dhe për mundësinë e shtrirjes së bashkëpunimit të mëtejshëm me Japoninë. Gjithashtu, ministrja Ekonomi i adresoi Ambasadorit Ito një falenderim të përzemërt për asistencën e Japonisë, veçanërisht në sektorin e zhvillimit ekonomik, ku theksoi se falë asistencës së Japonisë një numër i konsiderueshem specialistësh nga ministria janë trajnuar në Japoni.
MZHETTS dhe JICA gjithashtu sapo kanë nënshkruar dokumentin ‘Record of Discussion’, një marrëveshje që i hap rrugë projektit më të ri të JICA në Shqipëri “për përfshirjen financiare të familjeve/sipërmarrjeve të vogla në Shqipëri”, program 4 vjeçar (2017-2021)
Ministrja Ekonomi theksoi se projekti i sapo dakordësuar me Japoninë për Përfshirjen Financiare të familjeve/sipërmarrjeve të vogla në Shqipëri, është një hap i rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit rural të familjeve apo sipërmarrjeve të vogla në zonat e varfra të vendit. Me besim se ky projekt do të shfaqë një qasje të re dhe shumë pragmatike në zhvillimin e ndërmarrjeve dhe sipërmarrjeve familjare në zona të largëta dhe pa akses në sistemet financiare të vendit.
Gjatë takimit u diskutua dhe për mundësinë e një vizite të ministres Ekonomi në Japoni në kuadër të forcimit të shkëmbimeve tregtare dhe organizimit të takimeve mes sipërmarrësve shqiptarë e japonezë, për nxitjen e rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Në takim Ambasadori Ito shoqërohej nga zv. Ambasadori i Japonisë, z. Sakaguchi dhe Koordinatori Kombëtar i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA, Sokol Konomi.
Zonja Ministre: jo vetem qe ben mire qe e takon por jepi edhe cfardo lloje lehtesirash per te investuar ne Shqiperi. Nqs Kina zgjodhi Greqine edhe Serbine per te investuar ne duhet ti hapim dyert investimeve te Japonise ne te gjitha fushat , perfshire ate te mbrojtjes edhe te edukimit te studenteve shqiptar ne universitet japoneze. Mos beni levizje larte e poshte kot sa per te mbledhur dietat