Tirana luan vetëm 45 minuta, Makabi e shpërfytyron në pjesën e dytë

6 Korrik 2017, 19:19Sport TEMA

Nuk ka zgjatur më shumë se 2 ndeshje aventura e Tiranës në këtë sezon në Ligën e Europës.

Bardheblutë u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë nga Makabi Tel-Avivi me rezultatin 0-3, duke u eliminuar me shifrat e përgjithshme 5-0 në favor të izraelitëve.

Tirana zhvilloi 45 minuta të para mjaft të mira në ndeshjen e sotme teksa Merveil tregoi një formë të shkëlqyer duke dhuruar emocione me veprimet e tij, por në minutën e 44-t sulmuesi Sentamu bëri një veprim antisportiv duke u ndëshkuar me karton të kuq, raportan Panorama.

Me një lojtar më pak, në pjesën e dytë Tirana u shpërfytyrua duke pësuar 3 gola. Shënfeld në minutën e 50, Itzhaki në të 80-n dhe Rikan në të 86-n ishin autorët e golave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje