Zyrtare: Conti transferohet tek Milani

6 Korrik 2017, 17:59Sport TEMA

Drejtuesit e Milanit vazhdojnë të jenë aktiv në merkato, pasi kanë siguruar edhe lojtarin e shtatë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të Atalantas, Andrea Conti, i cili ka arritur në Milanello për testet mjekësore.

Conti sot do të kryej testet mjekësore, ndërsa nesër do të prezantohet si lojtar i ri.

“Jam shumë i lumtur që jam tek Milan. Mezi pres të filloj. Milanello do jetë emocionues”, ishin fjalët e parë të Andrea Contit.

Gjatë kësaj vere Milan ka zyrtarizuar gjashtë lojtarë të rinj, Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Franck Kessie, Hakan Calhanoglu, Andre Silva dhe Fabio Borini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje