Rama thirrje qytetarëve: Rrëfeni eksperiencën negative në zyrat e shtetit, denonconi me emra konkretë

8 Korrik 2017, 20:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje qytetarëve të që të rrëfejnë eksperiencën e tyre negative në zyrat e shtetit.

Ndërsa shton se do të ishte më mirë që qytetarët të denonconin me emra konkretë.

Në postimin e tij në “Facebook” Rama shprehet se komentet e qytetarëve do të ndihmojnë  në një raport i cili po zhvillohet  për  përmirësimin e administratës në Shqipëri.

Sipas tij shumë shpejt do të krijohet lidhja direkte mes qytetarëve dhe dhe kabinetit qeveritar.

Statusi i plotë:

Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu.

Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.

Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti.

Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.

Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

Faleminderit dhe mos ngurroni ju lutem

9 komente në “Rama thirrje qytetarëve: Rrëfeni eksperiencën negative në zyrat e shtetit, denonconi me emra konkretë”

  1. Xhelali says:

    O z.kryeminister. Si do ta rregullosh administraten duke vene ne grup pune per reformen njerez qe ja kane be nenen kesaj administrate. Me ate Ballen e librazhdit qe ska lene pa fut ne zyrat e ktij shteti tan fisin, krushqin me tendrat per miqt si Sadri Abazin e ujqer qe i nxjerrin tabanin vendit. Njerez te ndercem ka, por ste interesojn dhe ty.

  2. ShkoDrani says:

    Rrofshin Dacibaot elektronike, komunisti i vogel i nenes Parti!

  3. Adam says:

    Ik more Trap hipokrit po bene qeverisje me slogan komunist.po masanej pasi denoncoje degjenerimin korruptive te qeverise tende kush po I jep mbrojtje nga gelbazat e pushtietit tend Apo krytari Meta .

  4. spartak says:

    Na jepni adfresë të thjeshtë E.maili , sepse nuk kemi e nuk e përdorim Facebookun . Dakort ?

  5. Oltion says:

    Ja te them une nje te fundit o genjeshtar i pafytyre e vrases. Mamaja ime pati nje parainfarkt ne Elbasan e e cuan ne spital. Gjtem nje idiot kardiologme emrin Qazim qe thishte he se ska gje se eshte ftohje. Mire kjo por i thone ore kontrolloje mire se i dhemb zemra. Nuk kane monitorues. Atehere i thone. Nuk e di thote ai. Marrin spitalin hygea e arrin ambulanca dhe e con me urgjence. Direkt ne operim. E shpetoi. Tani ku e ke mor llum e kriminel sherbimin mjekesor ti dhe ata qe kane qene para teje. Ju duhet te kalbeni ne burg mire kafshe tendyra

  6. Tajari says:

    Z.Edi!

    Kerkoju qytetareve te tregojne rastet kur zyrtaret e qeverise dhe sherbimi civil i ka kryer sherbimet ne rruge normale ( nqse do te kete ndonje rast te tille )
    Çdo zyre dhe zyretar aty eshte kalbesire e korruptuar……..nuk e beson ?………..dergo nje keshilltarin tuaj undercover te marre Nje vertetim te rendomte dhe do te bindesh.

  7. boom says:

    Emer konkret: Ilir Meta

    Titulli: President i Shqiperise.

    Arsyeja e denoncimit: Hajdut i kapur ne flagrance duke vjedhur parate e poppullit. Me poshte po bashkangjit dhe proven e vjedhjes.

    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

  8. zi says:

    Me vjen te qaj dhe te qesh,
    deri me tani shikonim drejtore e gjenerale qe te nesermen shisnin fara,
    tani e tutje do ti shohim te lypin.
    Instuticionet nuk funksonojne me letra apo ajfone anonime,
    por me ligje, te pavarura dhe te paguara.
    Nqs doni te krijoni shtet krijoni instuticione me status, te pavarura dhe te interesuara per pune.
    Njerzit nuk jane gure shahu,qe kur te duam i rezojme, kur te deshirojme i bejme mbreter e diten tjeter lipsare.
    Te gjithe mendojne, reflektojne,punojne, e duan te jetojne.

  9. sali Serbi says:

    Ska nevoje per shume larg. Shkoni ne zyrat e sigurimeve shoqerore dhe pensioneve. Nuk eshte fjala per skalionin e pare ku kontaktet me sportelet jane te monitoruara. Pak me tej, atje ku perpunohen dojet dhe te dhenat. Behet vertete nje perplasje midis qytetareve qe dorzojne dokumentat dhe nenepunesve qe perpunojne te dhenat dhe percaktojne shifrat e pensioneve. Jane me qindra gjyqe qe qytetaret kane hapur per manipulim te te dhenave dhe dosjeve, per fshehje te viteve me justifikime banale ( e po njerez jemi dhe gabojme) dhe gjithe keto shtrengesa vetem e vetem per te marre ndonje shperblim. Eshte bere praktike e neveriteshme e ketyre nenepunesve dhe perpjekja per te gjetur te verteten eshte thuajse e pamundur. Te gjithe ne keto zyra te shikojne nga duart apo mezi presin ndonje shperblim qe e fitojne pas llojelloje pengesash qe i krijojne artificialisht.Keta lloj nenepunesish shpesh jane te strukturuatr deri me instancat e larta emeruese dhe po te besh ankesen me te vogel merr pergjegje me vonesa tej afatave te studimit dhe ristudimit te dosjeve.Per tu justifikuar kerkojne ndonje dokument qe ua ke dorzuar qe ne fillim por qe ,”ja ndodh ,paska humbur”. Kjo eshte e verteta dhe keto i zbulon me kontrollin e pare qe mund te besh ne keto zyra ku gelojne aq shume te koruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje