Zyrtare: Prezantohet trajneri i ri kombetares shqiptare Kristian Panuçi

19 Korrik 2017, 11:15Sport TEMA

Kristian Panuçi eshte zyrtarisht trajneri i ri i kombetares shqiptare.

Tekniki italian preku token shqiptare ne oret e vona te mbremjes se djeshme, dhe u prezantua sot nga ana e presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka ne konferencen per shtyp.

Ne stolin kuqezi, Panuçi do te zevendesoje homologun e tij Gianni De Biasin qe qendroi ne krye te kuqezinjve per pese viti duke pasur rezultate historike.

Panucci u perzgjodh nga FSHF-ja per te drejtuar kuqezinjte ne mesin e shume emrave te tjere qe ishin ne gare si, Clarence Sedorff, Walter Zenga, Alberto Malessani etj.

Gjate konferences ai firmosi dhe kontraten e tij si trajner i ri i kuqezinjve, ndersa u shpreh se ndihet i nderuar qe do te drjetoje shqiperine dhe mezi po pret qe te nise punen.

44 vjecari ka firmosur per dy vite e kater muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje