FOTOT/ Gra shtatzëna, fëmijë të pajetë gjenden në një gomone në përpjekje për të kaluar në Europë

27 Korrik 2017, 09:26Bota TEMA
FOTOT/ Gra shtatzëna, fëmijë të pajetë gjenden në

Fotot tmerruese tregojnë gra shtatzëna dhe fëmijë në mesin e emigrantëve të pajetë të gjendur në një gomone gjatë përpjekjeve të dëshpëruara për të kaluar detin Mesdhe për në Europë.

Policia kufitare gjeti 167 emigrantë të gjallë dhe 13 të vdekur gjatë një operacioni shpëtimi në det.

Më shumë se 2200 emigrantë kanë vdekur në përpjekje për t’u futur në Europë nëpërmjet Mesdheut deri më tani këtë vit sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, që do të thotë se në ditë vdesin 10 persona në det.

Rasti më i fundit ishte ky në bregun e Sabrathas në Libi. Disa prej trupave të refugjatëve qëndronin të zhveshur e të pajetë në gomone, ndërkohë që disa të tjerë kanë veshur jelekët e shpëtimit e presin të shpëtohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje