FOTOT / Vitet sfiduese të Erion Veliajt: Ju jam mirënjohës, Tirana në drejtimin e duhur

30 Korrik 2017, 18:03Politika TEMA
FOTOT / Vitet sfiduese të Erion Veliajt: Ju jam mirënjohës,

Sot bëhen dy vite nga betimi i Erion Veliajt si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Unaza e Vogël, sheshi Skënderbej, Bulevardi i ri, Pazari i Ri, rikonstruksioni i çerdheve dhe i kopshteve, shkollat, rehabilitimi i këndeve të banimit ndërmjet lagjeve, rikthimi i çekut për bebet dhe për nxënësit e ekselencës,  janë vetëm disa prej projekteve prioritare në këto dy vite te Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, e cila u zgjerua si territor edhe me ish-komunat pas reformës administrative-territoriale.

Dy vite më pas, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar qytetarët e Tiranës për besimin që i dhanë, ndërsa thotë se këto dy vite kanë qenë më sfidueset në jetën e tij.

“Dy vite më parë, pas betimit e rregullimit të Sahatit, nisëm punën për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur me mbështetjen e secilit prej jush! Kanë qenë dy vitet më sfiduese të jetës time – ju jam mirënjohës nga zemra!”, shkruan kreu i Bashkisë Veliaj.

1 komente në “FOTOT / Vitet sfiduese të Erion Veliajt: Ju jam mirënjohës, Tirana në drejtimin e duhur”

  1. Je zotuar se do te shtosh superate e gjelbra.. ku Jane. Perse e shkaterrove lulishten tek 21dhjetori. Perse ke lejuea Delijorgjin te bene kerdine tek iso shtepit e evgjiteve. Far jane at o palla te si inkubator per zogj. Ku jane Atje hapsirat publike. Ti je ne krye te mafjes se ndertimit. Ti po na vjedh cdo dite tiranen. Sa i ndotur eshte ajri ne tirane dhe ndotjen e on se po germine ne cdo cep te qhtetit se Giona po bene Pune. Po ha trova na ndertove gungen e Kuazimodos tek sheshi Skenderbej. Ti je e Keane e tiranen. Mi thafshin durate qe te kam votare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje