Barcelona dhe Reali i Madridit u përballën me njëra-tjetrën në sfidën miqësore të zhvilluar në SHBA, takim i cili u fitua nga skuadra katalanase me rezultatin 3-2.
Kjo ndeshje është cilësuar dhe si takimi i fundit i brazilianit Neymar me fanellën e Barcelonës pasi pritet që të largohet nga Spanja, pas polemikave që ka pasur ditët e fundit.
Në fund të ndeshjes Neymar dhe qëndërmbrojtësi i Realit, Sergio Ramos, ndërruan fanellat me njëri tjetrin.
I pyetur për këtë gjë mbrojtësi spanjoll u shpreh se raporti i tij me Neymar ka qenë mjaft i mirë, duke theksuar se shpreson që ai të largohet nga Barcelona pasi do të jetë një rrezik më pak për Realin e Madridit.
“E nderrova fanellen me Neymarin sepse kam raport shume te mire me te. Shpresoj qe te ishte ndeshja e fundit qe luajti me Barcelonen. Per ne eshte me mire te largohet, sepse do te ishte nje rrezik me pak”, u shpreh Sergio Ramos.
Po Jashtetoksorin MESSI e pate mbreme apo jo .
Jo per gje por u eshte kthyer ne makth Bardhoshkave.