Gazetari serb: Ideja e Vuçiç për Kosovën s’është e sinqertë

8 Gusht 2017, 18:04Rajoni TEMA
Gazetari serb: Ideja e Vuçiç për Kosovën

Gazetari serb i Deutsche Welle, Nemanja Rujeviç, ka deklaruar për televizionin serb se ideja për dialog të brendshëm mbi Kosovën nuk është e keqe, sikur të ishte e sinqertë.

“Siç thotë opozita, në këtë atmosferë nuk mund të ketë dialog sepse në asgjë nuk ekziston dialogu. Kuvendi është shndërruar në instrument të qeverisë ekzekutive, nuk mund të ketë dialog të vërtetë për asgjë. Argumenti tjetër i opozitës është se tani më është vonë për dialog, nuk pinë ujë, sepse nuk do të zemërohemi si fëmijë të vegjël dhe themi nuk dëshirojmë që në vitin 2017 të flasim për Kosovën, sepse këtë është dashuri ta bëjmë para pesë viteve”, ka thënë Rujeviç, transmeton gazetametro.net.

Ai konsideron se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç mendon për çdo gjë në mënyrë taktike e jo në mënyrë politike, dhe se ka luajtur mençur sepse “iu ka gjuajtur ashtin opozitës”.

“E cila tani duket jodemokratike, nuk dëshiron të bisedojë etj. Kot ju nuk doni, kur gjithë kjo po ndodh nëpërmes të medieve”, thotë ai.

Sipas mendimit të tij, Kosova kurrë nuk ka qenë temë kryesore për njerëzit para zgjedhjeve, por ka kapacitet të nxehë emocionet në çdo moment.

2 komente në “Gazetari serb: Ideja e Vuçiç për Kosovën s’është e sinqertë”

  1. ledion says:

    perkthim skandaloz prej analfabeti

  2. vjeshta says:

    Natyrisht, nuk ka sërb të sinqertë.
    Jane popull i rremë ,që për më tepër jetojnë në troje të gllabëruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje