Donald Trump lëshoi bombarduesit supersonik B-1B nga baza ajrore e Guam dhe paralajmëroi se Amerika do t’i përgjigjej kërcënimeve me “zjarr dhe tërbim”, ndërsa Koreja e Veriut paralajmëroi për të sulmuar postën detare të SHBA.
Në një shfaqje të fortë të forcës, dy avionë luftarakë të Air Force B-1B u ngritën nga baza amerikane, së bashku me bombarduesit nga Japonia dhe Koreja e Jugut të martën.
Koreja e Veriut zbuloi më parë, se ka plane për të bombarduar këtë territor amerikan, ku jetojnë e punojnë të paktën 163 mijë persona.
Reagimi i vendit komunist erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump reagoi shumë ashpër.
Ai tha se çdo kërcënim që i bëhet Amerikës do të përballet me “zjarr dhe tërbim siç nuk e ka parë kurrë më parë bota”.
Duke cilësuar fluturimin e bombarduesve amerikanë si një “stërvitje aktuale nukleare”, Pheniani është duke shqyrtuar me kujdes planin për të mbuluar në zjarrë zonat përreth Guam-it me raketë balistike me afat të mesëm dhe të gjatë Hwasong-12, tha një zëdhënës ushtarak i Koresë së Veriut në një deklaratë të lëshuar të mërkurën nga agjencia e lajmeve të KCN.
Pas një shqyrtimi të plotë nga ushtria në lidhje me rrethanat në të cilat do të zbatohet plani, ai do të “paraqitet së shpejti” tek Kim Jong-u, sqaron zëdhënësi.
Plani do të zbatohet më pas në “çdo moment” që Jong të vendosi.
Zëdhënësi i bëri thirrje SHBA-së të ndalë menjëherë “provokimet ushtarake të pamatura kundër shtetit” të Koresë së Veriut.
Tensionet midis SHBA dhe Koresë së Veriut u përkeqësuan nga miratimi i një raundi të ri sanksionesh nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së javën e kaluar.
Mut i ati, mut i biri, mut ai qe beri t´ane…
Vërtet kaq budalla qenka ky verdhacuku korean apo I kanë thënë të luajë rolin e budallait e pas tij fshihet ariu rus apo dhe vëllai I madh i budallait që me këto provokime duan të shporrin njëherë e mirë dajë Samin nga Azia.Koha ka për të na zbuluar shumë enigma që sot nuk po i kuptojmë
KimIrSeni bir pas biri:”beme baba te te ngjaje”.
Mire do te ishte qe mutit mos ti luhet korja se qelb dynjane dhe kjo lloj ere nuk dihet e cfare natyre eshte. Dhe Aziatiket e kane provuar se jane te afte per cdo gje. A nuk do te ishte me mire te liheshin rehat per tu kalbezuar btenda vehtes si gjithe sistemi Komunist?
E mo se keshtu thoshte dhe Sadam ziu,(se u be dhe per rahmet),une vetem me Garden Republikane e thyej Ameriken,ushtria ime keshtu e ashtu dhe kur erdhi puna u fut si miu ne ato vrimat sa mezi e gjeten.