Më datën 16 prill 1971 P. I., me arsim të lartë, drejtor i shkollës së mbrëmjes në fermën e … në rrethin e Durrësit, thëret në shkollë një nxënëse të klasës së VI-të dhe në dhomën e mësuesit, mbasi e mbyll këtë nga brenda kryen me të aktin seksual. Po në rrethin e Durrësit, J.Gj., ish arsimtar në fshatin Hamallaj, hyn në marëdhënie seksuale në një nga klasat e kësaj shkolle, me një nxënëse të shkollës së natës.
Po kështu ky i pandehur ka ndërmjetësuar që edhe shoku i tij të hyjë në marrëdhënie seksuale me një nxënëse tjetër. Në muajin prill 1971, ish arsimtari R.Ç. në fshatin Turan të rrethit të Tepelenës, tenton të kryejë aktin seksual në shkollë në dëm të një nxënëseje të klases së pare…
Kjo është vetëm një pjesë e raportit të prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, me 14 korrik 1971, ku përdhunimi i fëmijëve në shkolla jepet me një gjuhë gati indiferente dhe shqetësim ishte cënimi i figurës morale të mësuesit dhe jo përdhunimi i fëmijëve. Madje dokumente të tjera dëshmojnë se strukturat shtërore kishin bërë çmos ta mbyllnin e ta mbanin të fshehtë krimin.
Dokumenti i cili ruhet bashkë me dy shkresa të tjera të firmosura nga Kadri Hasbiu e Feçorr Shehu, në një prej dosjeve të Këshillit të Ministrave në AQSH, zbulojnë një panoramë të qartë të krimit ordiner gjatë viteve të regjimti komunist.
Vjedhje të shumta, abuzimeme seksuale me të mitur, fallsifikime e mashtrime, rrahje e dhunime fizike në familje e shkolla, dhe vrasje te shumta për arsye banale, shpesh ne rrethana makabre…
Mijëra dokumente arkivore të periudhës së komunizmit dëshmojnë se krimi ordiner ka mbretëruar gjatë gjtihë viteve të regjimti komunist dhe se teoria e një rendi dhe qetësie të garantuar nga pushteti I Hoxhës, është thjeshtë një utopi. Shumë shqiptarë sot bësojnë ende në këtë utopi. Dhe sekreti është se në atë media të mbërthyer nga censura e regjimit, nuk pasqyrohej kurrë as edhe një prej rasteve të krimit ordiner.
Dokumentet që do të sjellim sot, janë marrë nga një dosje e zakonshme e Këshillit të Minsitrave nga seksioni i Arsimit dhe Kulturës. Keto dokumente dëshmojnë një varg rasteshe të këtij krimi ordiner në vitin 1971 në fushën e arsimit, ku sundojnë dhuna seksuale e mesuesve me nxenes te mitur, vjedhjet, rrahjet dhe fallsifikimi…
Dokumenti i parë
Në 3 mujorin e parë të ‘71, 70 fëmijë kanë bërë 39 vjedhje
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E PUNËVE TË BRËNDËSHME
DREJTORIA E POLICISË POPULLORE
DEGA E NDJEKJES SË KRIMEVE
Nr. 942 Prot.
S E K R E T E
Ekzemplar Nr. 2
Tiranë, më 23-IV-1971
L Ë N D A: Mbi fëmijët që braktisin shkollën.
MINISTRIT TË ARËSIMIT DHE KULTURËS
SHOKUT THOMA DELJANA
dhe për njoftim:
KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
SHOKUT XHAFER SPAHIU
T I R A N Ë
Ju vëmë në dijeni se kohët e fundit po shtohet, veçanërisht në qytetet kryesore, numuri i fëmijëve që braktisin shkollën dhe kryejnë vjedhje të pasurisë socjaliste dhe asaj të qytetarëve, disa herë edhe në forma të organizuara.
Kështu p.sh. me datën 10.I.1971, në qytetin e Tiranës, nxënësi A. M. vjeç 15 dhe dy fëmijë të tjerë nxënës që kanë braktisur shkollën, thyen çerdhen Nr. 8 dhe vodhën 8 batanije e sende të tjera. Më dt. 5.4.1971, në qytetin e Shkodrës, nxënësit R. B. dhe Z. C., të dy nga 12 vjeç vodhën nga xhepi i një qytetarje 295 lekë.
Raste të tilla po vërtetohen shumë në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, Fier e Vlorë. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, 70 fëmijë, banorë të këtyre qyteteve, që braktisin shkollën, kanë bërë 39 vjedhje.
Organet e policisë janë porositur të informojnë organet e pushtetit në rrethe dhe të bashkëpunojnë me organizatat e masave për të prevenuar këtë fenomen, por mendojmë se ka vend që, në rast se e gjykoni të nevojshme, të porositen seksionet e arësimit në rrethe të analizojnë dhe të preokupohen mbi shkaqet që e lejojnë këtë braktisje e të meren masat e duhura.
MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME
FEÇOR SHEHU
(vula, firma)
Shokut Adil Koleka,
Për dijeni. Ministria e Arësimit dhe Kulturës do ta shikojë këtë çështje.
(firma)
26/4/71
Shokut Munir Reso,
Shikojeni me shum kujdes ktë çështje bashkë me Ministrinë e Arësimit e Kulturës dhe më thoni masat që do marrin.
(firma)
5/5/71
Dokumenti 2
Si u fsheh përdhunimi i nxënëses 13 vjeçare në Kavajë nga mësuesi i saj
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
DREJTORIA admin. Dhe studimeve
S E K R E T
Ekzemplar Nr. 1
Nr. 820
Tiranë, më 30.VI.1971
KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË RPSH
(SHOKUT XHAFER SPAHIU)
T I R A N Ë
Nga verifikimi në vend i pretendimeve të qytetarit S.B., nga fshati Gosë i Kavajës, i cili ankohej ndaj punëtorit të policisë së sektorit I. Sh., se kish mbuluar krimin e përdhunimit të vajzës së tij nga arësimtari P. I., dalin disa fakte që mendoj se vlejnë të viheni në dijeni:
Përdhunimi i vajzës 13-14 vjeçare, H.B., nga arësimtari P.I. është kryer në datën 16.4.1971, në një nga zyrat e shkollës së katundit Gosë të lokalitetit Kavajë të rrethit Durrës.
Nën nxitjen e udhëheqësit të pionierëve të shkollës, i cili e kishte mësuar ngjarjen nga disa nxënës, më datën 3 ose 4 maj, drejtori i shkollës, Xh. M., vuri në dijeni kryetarin e këshillit popullor, H.S. dhe që të dy thirrën në të njëjtën ditë të dëmtuarën dhe P.I.
Shpjegimet e dhëna prej tyre ishin të plota për figurën e krimit, me përjashtim të kontradiktës që, ndërsa vajza pohonte marrëdhënien e plotë seksuale, autori e shëndrronte këtë në vepër luksuri.
Në përfundim të dy u këshilluan, duke iu vënë përballë rrezikun e ndonjë krimi më të rëndë, në rast se do ta mësonte këtë fakt babai i vajzës S.B.
Më datën 18.5.1971, drejtori i shkollës dhe kryetari i këshillit vunë në dijeni shefin e seksionit të arësimit, i cili i porositi që t’i bënin një relacion kryesisë së komitetit ekzekutiv Durrës.
Relacioni nuk u bë, pasi çështja iu raportua edhe instruktorit të komitetit të partisë, i cili, bashkë me kryetarin e këshillit, me datën 1.6.1971, denoncuan në prokurori.
Për verifikimin e çështjes u pyetën shumë persona që kishin dijeni mbi ngjarjen dhe rezultoi se, punonjësi i policisë, në drejtim të të cilit ankohet babai i të dëmtuarës, është vënë në dijeni për krimin në orët e vona të datës 1.6.1971, dhe pasi është bërë denoncimi në prokurori.
Nga analiza e kësaj çështje, e cila ndiqet tani nga prokuroria e rrethit të Durrësit, arrihet në këto konkluzione:
1.Megjithse në shpjegimet që japin, drejtori i shkollës dhe kryetari i këshillit pretendojnë se nuk ishin të sigurtë për veprën e përdhunimit, ata, simbas mendimit tonë, kanë patur dëshirë që kjo çështje të mbyllej.
Këtë gjë e përforcon edhe fakti që vetë drejtori, në ditën e zhvillimit të ngjarjes, konstatoi mbylljen në zyrë të arësimtarit me nxënësen dhe nuk e bëri problem, por u mjaftua vetëm me pyetjen që i bëri P.I, i cili e gënjeu. Ky fakt përforcohet edhe me deponimet e të pandehurit, i cili thotë se nga kryetari më është premtuar se do të bëhen përpjekje që çështjen ta mbyllnin.
2.Shefi i seksionit t’arsimit nuk e ka kryer detyrën. Është rast tipik kërkesa e relacionit për ngjarjen, që ai urdhëroi t’i bëhej kryesisë së komitetit ekzekutiv, duke e mënjanuar vehten nga një problem kaq serioz dhe skandaloz dhe, që lidhej direkt me veprën kriminale të kryer nga vartësi i tij dhe me qëndrimin oportunist të drejtorit të shkollës.
MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME
(KADRI HAZBIU)
(vula, firma)
Shokut Munir Reso,
Bisedoni me shokun Thoma Deliana ose Hasan Duma që ta shikojnë ktë çështje lidhur me përgjegjsinë që ka shefi i seksionit arsimit e kulturës i rrethit dhe drejtori i shkollës.
(firma)
1/7/71
Dokumenti 3
Prokuroria ‘71: Përdhunime, vjedhje, fallsifikime, rrëmbime,e dhunë në familje
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
PROKURORIA E PËRGJITHSHËSHME
(Drejtoria Hetuesisë)
Nr. 1057
Tiranë, më 14/7/1971
ZËV/KRYETARIT TË KËSHILLIT MINISTRAVE
(SHOKUT ADIL ÇARÇANI)
T I R A N Ë
Bashkangjitur ju dërgojmë një informacion mbi disa çfaqje e veprime të pa denja të kryera nga disa punonjës të arsim-kulturës në disa rrethe të Republikës.
PROKURORI PËRGJITHËSHËM
(Dhori Panariti)
(vula, firma)
INFORMACION MBI DISA ÇFAQJE E VEPRIME TË PA DENJA TË KRYERA NGA DISA PUNONJËS TË ARSIM-KULTURËS NË DISA RRETHE TË REPUBLIKËS
Nga hetimi i çështjeve penale me të pandehur punonjës t’arsim kulturës, në disa rrethe, ka rezultuar se ata disa herë kanë vepruar në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, janë bërë shembull i keq në popull dhe në kolektivin e tyre të punës, janë pajtuar me normat e zakonet prapanike, në vend të fjalës së urtë dhe qëndrimit korekt me nxënësit kanë përdorur dhunën duke arritur deri në ndëshkime trupore, me pak fjalë me sjelljen dhe qëndrimin e tyre kanë cënuar figurën e pastërtë t’arsimtarit tonë.
Këto veprime, natyrisht janë të tilla që me të drejtë kolektivat punonjëse, këshillat pedagogjike e seksionet e arsim kulturës ndaj tyre në të shumtën e rasteve kanë marrë masat përkatëse. Por, e shohim me vend që nëpërmjet disa rasteve konkrete, të japim dhe shkaqet e motivet që i kanë shtyrë këta punonjës të hyjnë në rrugën e kriminalitetit, dhe si rrjedhim të vihen para përgjegjësisë penale për veprat e kryera.
1.Në disa raste të veçanta disa mësues dhe pedagogë duke shfrytëzuar pozitën e tyre kanë kryer akte imorale të shëmtuara me nxënësit për të cilat me të drejtë janë dënuar reptë dhe në bazë të ligjës nga organet e drejtësisë.
Më datën 16 prill 1971 P. I., me arsim të lartë, drejtor i shkollës së mbrëmjes në fermën e … në rrethin e Durrësit, thëret në shkollë një nxënëse të klasës së VI-të dhe në dhomën e mësuesit, mbasi e mbyll këtë nga brenda kryen me të aktin seksual. Po në rrethin e Durrësit, J.Gj., ish arsimtar në fshatin Hamallaj, hyn në marëdhënie seksuale në një nga klasat e kësaj shkolle, me një nxënëse të shkollës së natës. Po kështu ky i pandehur ka ndërmjetësuar që edhe shoku i tij të hyjë në marrëdhënie seksuale me një nxënëse tjetër. Në muajin prill 1971, ish arsimtari R.Ç. në fshatin Turan të rrethit të Tepelenës, tenton të kryejë aktin seksual në shkollë në dëm të një nxënëseje të klases së parë. Veprime të kësaj natyre kanë kryer edhe ish arsimtarët P. Xh., mësues muzike pranë shkollës 8 vjeçare “Urani Rumbo” Gjirokastër, S. M., mësues në shkollën e mesme industriale të mbrëmjes pa shkëputje nga puna të Kombinatit të tekstilit “Mao Ce Dun” Berat, Bajram Rasa në shkollën 8 vjeçare Bregu i Bunës të rrethit të Shkodrës, etj.
2.Në disa raste mbahet nga mësuesit dhe pedagogët një sjellje e ashpër, përdoren ndaj nxënësve ndëshkime trupore, të cilat janë të palejueshme dhe që tregon për dobësinë e punës së tyre. Kështu, N. B., me arsim të lartë, mësues në shkollën “7 Nëndori” Shkodër, gjatë një ore mësimi, konstatoi se disa prej nxënësve të klasës së VI-të nuk e kishin përvetësuar mësimin që ai ju kishte shpjeguar. Po kështu gjatë kontrollit të dijes, i pandehuri vuri re se nxënësi B. Sh, i cili ndonëse ishte një nga nxënësit e dobët të klasës, nuk mbante shënime sipas porosisë së tij. Atëherë ai u afrua në bankë dhe i kërkoi llogari përse nuk mbante shënime, por nxënësi iu përgjigj se nuk e kuptonte mësimin. Në këtë moment i pandehuri, në vend që të nxirte detyra për vet veten, revoltohet dhe i kap nxënësit krahun i a përdrodhi atë duke i shkaktuar kështu thyerjen e tij. Kur ky i thotë se më theve krahun, ai e kap prej flokësh dhe e nxjerr jashtë prej klase. Po kështu A. K. mësuese dhe udhëheqëse e pionierit në fshatin Maknicë të Koplikut të rrethit të Shkodrës, godet me shputa në fytyrë nxënësin e klasës së katërt I. B., për shkak se ai nuk i ishte përgjigjur në mësime. Por, veprimet e padrejta të kësaj arsimtareje, kësaj udhëheqëse të pionierit, bëhen më cinike kur urdhëron që ky nxënës të qëllohet me shuplaka nga të gjithë nxënësit e klasës dhe në qoftë se dikush prej tyre nuk e godiste mirë, urdhërohej që t’i binte përsëri.
3.Nga disa mësues ka veprime që janë haptazi në kundërshtim me përmbushjen korrekte të detyrës që ata kanë, në disa raste tregohen dhe hakmarrës apo kryejnë veprime që ulin dinjitetin e tyre.
Kështu arsimtari F.B. në katundin Leshnicë të rrethit të Sarandës për konfliktet personale që kishte me prindërit e nxënësit J. K., fallsifikon notat nga kaluese në pa kaluese. Po kështu H.D., arsimtar në Karbunarë të rrethit të Vlorës i lëshon nxënësit Z. H. një vërtetim n’emër të drejtorit të shkollës, sikur gjoja ky e kishte mbaruar shkollën 8 vjeçare me mesataren e notave “8-të”, gjë që në fakt nuk i përgjigjej realitetit. Këtë vërtetim nxënësi Z.H., sëbashku edhe me dëftesën e falsifikuar prej tij, e paraqiti në seksionin e arsim kulturës së rrethit për t’i dalë bursa. Ndërsa B.. R., arsimtar në Grabian të rrethit të Lushnjës, për të realizuar qëllimet e tij imorale, duke çfrytëzuar rastin që një ditë mësuesja e zoologjisë mungonte në klasën ku edhe ishte nxënësja që ai kërkonte ta mashtronte, ju bëri provim dhe më vonë po për këto qëllime, i grisi ato. Kurse në shkollën e arsimit të përgjithshëm Librazhd, R. Gj., drejtoreshë kopshti dhe e shoqe e shefit t’arsim kulturës së atij rrethi, i është dhënë dëftesa e maturës pa të drejtë.
Nga verifikimi që iu bë këtij problemi rezultoi të paktën se ajo provimin e fizikës nuk e kishte dhënë. Ndërsa T. D., në po këtë shkollë, në amzë shënohej se ka ngelur në katër lëndë, ndërsa më vonë janë vënë shënimet “kaloi klasën”, duke i vënë edhe notat kaluese. Këto veprime të kryera nga drejtuesit e kësaj shkolle natyrisht janë të rënda, të cilat mendojmë se mund të jenë objekt i veçantë studimi nga Ministria e Arsim Kulturës, me qëllim që të nxjerri shkaqet, të verifikojë gjendjen dhe të marri masat përkatëse për t’arthmen.
4.Ka punonjës të arsim kulturës që nuk janë korekt në mardhëniet familjare dhe për pasojë me sjelljet dhe qëndrimet e tyre ushtrojnë një ndikim negativ në të tjerët. Në raste të tilla mendojmë se këta nuk ka pse të mbahen më në këto organe. Kështu, me të drejtë punonjësit e kinoteatrit “7 Nëndori” Vlorë, përjashtuan nga rradhët e tyre V. G., i cili në mënyrë sistematike ka rrahur bashkëshorten e tij, A. L. dhe M. Ll., bashkëshortë me arsim të lartë, aktorë në teatrin dramatik Vlorë, kanë zgjidhur martesën për shkak konfliktesh familjare, të cilët kanë arritur deri n’atë shkallë sa që kanë rrahur dhe fyer njëri tjetrin. Kështu ka vepruar edhe M. P. arsimtar në fshatin Vrakë të rrethit të Shkodrës, i cili duke qenë i mykur nga konceptet patriarkale në familje ka dashur t’i nënshtrojë vullnetin e tij bashkëshortes, të cilën edhe e ka rrahur herë mbas here. Ndërsa H. S. nga Shëngjergji i Tiranës bëhet bashkëpuntor në rëmbimin e një vajze, për t’i imponuar martesën me një person që ajo nuk e dëshironte. Si këto ka edhe raste të tjera.
5.Komitetet Ekzekutive, seksionet e arsim kulturës, këshillat pedagogjike, organizatat e masave, etj. duhet të vlerësojnë më mirë sinjalizimet që ju bëhen për të evituar krimet, për të shpëtuar njeriun, dhe për të mbajtur të pastërtë figurën e punonjësve t’arsim kulturës. Në disa nga rastet që përmendëm më sipër, ka dalë në pah qëndrimi indiferent që “ç’më duhet mua, ka kush merret me këto punë”. Po kështu të dhënat e para janë nënvleftësuar, ato janë konsideruar të pa rëndësishme”, por që më vonë kanë marrë trajta më të gjera e që kanë përfunduar në vepra kriminale. Kështu p.sh. prokuroria e rrethit të Vlorës, sinjalizon Kom. Ekzekutiv, seksionin e arsim kulturës se mësuesi Z. F. nuk duhet të shërbejë si arsimtari mbasi ai në vitin 1961 dhe në vitin 1967 ishte dënuar nga gjykata me heqie lirie për krimin e përvetimit të pasurisë socialiste. Por seksioni arsim kulturës nuk e vlerësoi drejtë këtë sinjalizim e si rjedhim nuk e largoi nga detyra e arsimtarit. Në muajin janar 1971, ai kryen përsëri vjedhje, kësaj here me thyerje në shkollën “Zenel Mura”, për të cilën u arrestua dhe u dënua përsëri me heqie lirie. Ndërsa Xh. M., drejtor i shkollës në fermën e Gosës, kryetari i kom.
Ekzekutiv të saj zone si dhe shefi i seksionit arsim kulturës së rrethit të Durrësit, veprimin skandaloz t’arsimtarit P. I., për një kohë pak a shumë të gjatë e lanë në heshtje, pa e bërë problem të organeve përkatëse. Kom. Ekzekutiv i rrethit ndaj këtyre personave kur erdhi në dijeni mori masat përkatëse. Po kështu mësueses kujdestare të njërës nga klasat e shkollës së mesme industriale të mbrëmjes në Kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun” Berat, i ankohen disa nxënëse për veprimet imorale të mësuesit S. M. i cili në kohën kur ato i ngrinte në dërrasën e zezë i provokonte, por kjo nuk i vlerësoi e si rjedhim nuk vuri në dijeni as edhe një person. Më vonë veprimet u bënë më të theksuara e si rjedhim ai u dënua për shpërdorim të pozitës zyrtare.
Jemi të mendimit që ajo Ministri në format që vetë do t’a shikojë të arsyeshme t’ua bëjë të njohur këto probleme të gjithë seksioneve t’arsim kulturës së rretheve për t’i patur parasysh këto dhe për të marë masat e nevojshme me qëllim që të paksohen në maksimum veprime të tilla të cilat pa tjetër janë të +
PROKUROR’ I PËRGJITHSHËM
/ DHORI PANARITI
(vula, firma)
Tiranë, më 12.VII.1971 (Admirina Peçi-Shqiptarja.com)
Titull tendecioz, e para per te marre sa me shume klikime, e dyta per te kenaqur injorantet analfabete bythshitur antishqiptare. Nqs lexohet artikulli me vemendje deri ne fund kuptohet e kunderta e asaj qe qendron ne titull.
Ju lutem mos keqinformoni!
Raste ka kudo, kurdo dhe te cfardolloi, sepse jane veset e njerezve qe i prodhojne. Per nje shtet ka rendesi evidentimi dhe marrja e masabe konkrete dhe parandaluese. Diktatura kishte mekate shume, por keto qe permendni ketu e ngrene me lart, sepse impenjimet ishin deri ne instancat me te larta.
Cili mesues guxonte te bente sex me nxenesen ne ate kohe? Masat ishin ekstremisht te rrepta. Ndersa per largimet mga detyrimi shlollor, shifrat tona ishin minimale dhe arrinin deri ne 2% ne qytet. Ndersa qeverite e sotme as nuk e kane nje statistile te tille
Mero, pas publikimit qe u ke bere ketyre dokumenteve ky tregohet se si perdhunoheshin ne menyre masive nxenesit ne kohen e komunizmit, qe pakesh qene nje sistem qe nxiste perdhunimet, degjenerimin, imoralitetin, kurverine dhe prostitucionin dhe as i evdentonte dhe as i denonconte keto akte, tani duhet te besh nje editorial nga ato me te mirat qe ti di te besh, ku ti spjegosh brezit te ri se sa me fat jane ata sot, ne postkomunizem, ku nuk gjen asnje shenje te cthurjes, te degjenerimit, te drogimit, te abuzimit, te trafikimit per prostitucion, te virgjerasheve te demokracise qe vijne si studente ne Tirane dhe, me se pari, para se te shkojne ne auditor, me vullnet te plote dhe pa asnje detyrim, shohin te gjejne ndonje kollovar “bisnesmen” qe do ti mbaje me shtepi, telefona dhe makina, kuptohet kundrejt pallimit sistematik dhe rutine si kundervlefte, apo qe regjistrohen me nxit, bashke me simotrat VIP te Tiranes, ne klubet e kurvave te klasit, qe sherbehen me jo me pak se 200 euro ora, nga kushdo i huaj a vendas qe i mban xhepi, apo te bukuraneve te televizioneve dhe te skenave qe, para se te kthehen ne velina dhe VIP-a te skenave dhe ekraneve, duhet te kalojne nga shrati i bosit, shefit, producentit a dreqi e di se kujt tjeter.
Spjegouaju zoti Mero, brezit te ri per te cilin eshte botuar shkrimi yt i sotem mbi perdhunimet ne komunizem, se ne fund te fundit, ajo qe behet sot ka nje baze sa morale aq edhe llogjike, sepse cfare do te humbin ato qe e bejne apo qe abuzohen, pervecse virgjerine, qe eshte nje rudiment i se shkuares dhe eshte nje turp per ato qe akoma kane mbetur te tilla, dmth te virgjera, pas moshe 12-13 vjec, sepse revolucioni demokratik nuk mund te kuptohet dhe eshte i manget pa revolucionin dhe lirine e plote seksuale, pa kufinj moshe apo skrupuj morale, ku seksi jashtmartesor, ndermjet te tjerave, eshte jo vetem i lejueshem por edhe i mireseardhur,sepse keshtu do te ndertojme familjen e tipit te ri postkomunist dhe do te shijojme bashkesine e grave dhe vajzave tona si nje lloj harremi te perbashket, para dhe gjate martesave, madje edhe pas martesave, ne stadin e grupit te te divorcuarave apo te liruara nga lidhjet e bashkejetesave, duke plotasuar keshtu tiparet e familjes se re, qe po ngrihet vrullshem mbi germadhat e familjes se vjeter, demode, te deklasuar dhe te denigruar tashme, te kohes se komunizmit.
Ky shkrim i sotem per te cilin po flasim zoti Mero, sidomos me titullin e zgjedhur nga kushedi cili redaktor injorant dhe i indoktrinuar qe ke punesuat ne gazeten tende, eshte nje model i nje gazetarie qe nuk ka asgje te perbashket me sensin e realizmit dhe profesionalizmit, te se vertetes si dhe te trajtimit te imperativave morale dhe sociale te kohes qe jetojme.
Si shembull kemi modelen e Libofshes .
raste sporadika ka pasur sepse ka te beje me natyren njerzore ku dhe mesuesit jane te perfshire ne keto gjera por ama kishte c kishte ai sistem te tridhte nga topet po te prekje femijet ,ndaj shkrimet bejini me realiste edhe shkruajini pa gabime ,jo si dje qe ne nje shkrim ,ne vend te flales vinç e kishit shkruar e varen ne viç…
Po raporti thotë që mësuesit janë në burg. Sot kanë dalë të persekutuar dhe marrin lekët. Po të dëgjonin në ato vite për përdhunim nuk dilje I pa lagur si sot.
Futjani pordhes kot .Ne kohen e xhaxhit te tridhnin koqet po te shkoje me nje femer tjeter perveç gruas tende e jo me te perdhunoje te mitura qe gjithe fisi te internohej.Doni te hidhni balte per ate kohe,gjeni fakte te tjera,si lufta e klasave ,varferia se rronim me tollon ,e drejta e fjales,ekonomia tregut mungonte,mediat e lira e ka plot gjera te tjera. Artikullshkruesit do i thoja : sa prostituta ka Shqipëria neper bote tani ne shkerdhatokaci.
Uhahahahaaaaaaaaaaaaaaa djath i prish per minjte ? ? ? ?
dhe menjiher pas ndryshimit te sistemit ,
prindrit e vllaznit femnave te perdhunuara , shPallen veten Demokrat !
dIKUR fshiheshin ato pak perdhunime e abuzime nga sigurimi shtetit ,
sot ne shkolla shkerdhehn hapun putanat demokratike qe sa vijn e shtohen ne ate vend
kjo eshte vetem maja e ajsbergut.megjithate kishte nje lloj mbikqyrjeje.
Rastet jane ndjekur dhe personat jane denuar e ceshtjet kane shkuar deri ne organet me te larta.Ndonje gje tjeter mund te thomi por shifni sa serioz kane qene 50 vite perpara si ndaj veprave seksuale edhe ndaj dhunes.Duket si e kunderta e asaj qe thuhet, sa per krime ka pasur por vihet re ndjekja.Tranziconi i zgjatur ka qene nje tmerr ne keto drejtime.Mesues e pedagoge pa fund hynin ne maredhenie me nxeneset per tu dhene noten, filloi ryshfeti e shume te tjera.Lereni regjimin, mund ta denojme per lirine dhe represion por per keto sa me siper s’te falnin te fusnin ne burg.
normal qe ndodhnin, se gjate 50 vjeteve do kishte tek tuk ndonje manjak sekusal………..dhe normal qe fshiheshin……….sepse po te publikoheshin, behej reklame………….ne ate shtet krimi e degjenerimi kane qene me te ultit ne historine e Shqiperise………….dhe cdo gje eshte e dokumentuar, shajeni sa te doni Komunizmin, por mos genjeni kot me kot
PO KALI I Zxenit fazlliqi dhe nue kalai qe kane perdhunuar tere nenat vajzat,motrat femijet e politikaneve dhe mender gazetyareve 25 vjet pse nuk raportohen…..
Cdo gje e dokumentuar dhe e ruajtur ne arkiv.
Keta te sotmit deri ne vitin 2001, pra 10 vjet qeverisen pa Kushtetute. Kushdo mund ta imagjinoje rrumpallen institucionale dhe bordellon demokratike ku nuk denohen vrasesit dhe jo me perdhunuesit qe i sheh ne cdo zyre te shtetit.
Nje pyetje per loqe-historianin: Pse u rikthye Kanuni?!
Sa bukur i ka zbuluar qerratai keto gjera. Sot nuk perdhunohen po çthurja i ka bere qe babai ja ve vajzes, djali nenes, pa lere me me tutje. Tani cili eshte dallimi midis atij qe ju i thoni komunizem qe s’kane qene kurre dhe kesaj qe i thoni demokraci? Pergjigju mut muti po ke goje te flasesh, ndryshe mbylle e te mos te te degjojme me zerin.
Në atë kohë, ti zotëri apo zonjë që ke bërë këtë shkrim, sigurimi i shtetit si institucion, të tridhte nga koqet në raste të tlla, jo ti mbulonte dhe bëhet fjalë për individë e raste të rralla. Kurse sot dhunimi dhe përdhunimi është bërë modë. Njerzit sidomos gratë dhe vajzat ska kush i mbron. Institucionet përkatëse as duan tia dinë. Komunizmin mereni në analizë për gjëra të tjera që të jeni të besueshëm. Mos i çvendosni ngjarjet e sotme në atë periudhë se bëheni qesharakë. Të paktën për ne që e kemi jetuar gjatë atë kohë.
Sigurimi i shtetit nuk merrej fare me keto raste! Kishte institucione te tjera …
Xhaxhi te qinte nenen ti fuste topet ne goj te prekje femijet.. nje femij humbte rrugen ngrihej nje qytet I tere ne kembe nuk lihej gure pa u kthyher deri sa ta gjenin.
KETO JANE TE VERTETA KUR ISHA I RI KAM NJOHUR NJE VAJZE QE ME TREGOI ISTORINE E SAJE DHE ME ERDHI SHUM KEQ SE SI E KISHTE PERDHUNUAR PROFESORI 14 VJEC NE PALLATIN E PIONEREVE. POR NUK E THEM EMRIN SEPSE ISHTE MJAFT I NJOHUR NE ATE KOHE. E KISHTE LENE SHTATZENE. LINDI NE NJE VEND JASHT TIRANES ME NDIHMEN E SHTETIT PER TE MOS TREGUAR EMRIN E TIJ QE SI HURI ASNJE GJEMB NE KEMBE NEN MBROJTJEN E SIGURIMIT TE SHTETI. EDHE FEMIJA NUK DIHEJ SE KU ISHTE ME THOSHTE AJO
A ishte MYSLYMUT ai profesori se e njof une,ka lene shtatzene edhe nje vajze ne klase te 3te ne skhollen tone
Po ty o Arqidhe ,ai te beri Pisoglendi ? ? ?
Keto jane rrena me bisht se nga njera ane ankoheni qe ne kohe te Enverit ka patur denime te renda nga ana tjeter thoni qe ka patur perdhunim i te miturve qe kjo nuk eshte e vertete se perdhunimi i te rritures jo me te mitures jo te denonte por se nxirrje koken nga burgu.Boll me me budalleqe per te mbeshur gazetat n.q.s nuk keni me cfare ti mbushni gazetat paksoni faqet.
Hej, mos keni ngaterruar epokat ? Mos eshte e kunderta, qe sot ne demokraci…. te…. ?! Ne e kemi jetuar ate kohe, per te tilla veprime ne monizem, mire apo keq, te prisnin “organet” dhe te fusnin ne miniere or mik. Prandaj, mos ke ngaterruar epoke dhe ke pire disa dopio raki qe ne mengjes ?
Nuk e di c’don te thote artikullshkruesi me keto botime. Po eshte e vertet qe edhe raste te tilla ka patur,por keto kane qene si pika e ujit ne mes oqeanit. Me keto shkrime Ju nuk e rrezoni dote punen kolosale te mesuesve ne ate periudhe. Shkollat ishin shkolla. Pa na thoni per sot ,zoti artilullshkrues. Sa raste kemi te shfrytezimit seksual te mesuesve ndaj nxenesve? Po i quaj “Mesues” po te tille nuk kane qene kurre,por simpatizant te partive, kane qene njeres qe e kane turperuar ate emer. Po ka patur edhe femije qe kane vjedhur,por na thuaj sot sa eshte numeri i tyre zoti artikullshkrues. Shiko sa eshte numuri i te larguareve nga shkollat,sa jane te ngujuar,fenomen qe nuk permendet kurre. Sa jane hajdut,kriminel e perdhunues te rrugeve. Jo mor zotni, ato vite ishin vite shkolle e jo kurverie si sot. Nuk e errezsoni dot me veprimet sporodike. Mos harro se c’do rast eshte zbuluar dhe koka e tyre ka shkuar ne sater. PO,po ne sater ,sepse e ka kerkuar dhe populli…. e sot jo qe nuk u shkon koka ne sater,por mbrohen . Nxiren psikopat . nxirenpsikopat edhe ata qe kane perfunduar edhe univesitetin. Ik e pirdhu me keto artikuj qe shkraun.. se nuk e ul dote zhvillimine arsimit . Asnje raste nuk mbulohej ,por te thash qe shkonte ne sater……..
Mos na beni per te qeshur. cdo gje ka kufi.
I njoh ato mesues pas vitit 91 zune vende kuce si te presekutuar.
hajde mor legenat e temes, nuk jemi te verber dhe pa tru.
Autori edhe titullin e shkrimit nuk e ka shkruar shqip .Kuptohet e kunderta e asaj qe kerkohet te thuhet.Keshtu ndodh kur shkrimet behen me kembe dhe me synimin per te terhequr sa me shume lexues . Nuk mohohet qe ne çdo shoqeri ka raste te tilla , dhe athere ka pasur .Por ato raste jane denuar rende dhe sot mbase ish te denuarit jane te persekutuar, te shperblyer . Edhe ky eshte nje shkrim provokativ dhe si i tille , ja ka arritur qellimit te zgjoje zemrimin e njerezve ( keshtu shtohet numri i lexueseve) . Me vjen keq per gazeten Tema , por aty tek ju vapa ka bere deme te medha …
Kriminaliteti ne kohen e merhumit ishte gati zero. Ne qe e kemi jetuar ate kohe e dime me mire. Te perdhunoje nje femer, xhaxhi ta priste veglen. Keto qe thuhen ketu jane vec genjeshtra.
Me beri pershtypje vecanerisht nje fraze ku thuhej: “… abuzime seksuale me te mitur, falsifikime e mashtrime … vrasje te shumta per aresye banale, shpesh ne rrethana makabre…”.
Ne gjithe jeten time, kam degjuar vetem per nje vrasje te ndodhur ne Fier, ku dy vellezer vrane nje plake dhe nje femije. Ata qe e mbajne mend ngjarjen, e dine mire se brenda nje muaji, ata u kapen, u gjykuan dhe u varen mu ne mes te qytetit. Mesuesit tane ishin njerez te ndershem qe benin punen e tyre me pasion e devotshmeri. Mund te kete patur raste sporadike te abuzimeve, por keto ishin si pika e ujit ne det dhe kur zbuloheshin, fajtoret denoheshin shume rende.
Boll shpifet per ate kohe. Ishin te tjera gjera qe jane per tu kritikuar ne kohen e komunizmit, por jo keto qe shkruhen ketu.
Shkurt,pasi lexon ato qe thua ti,te duket cudi se perse nje person si ti, perdor epitetin “merhumi” kur sipas te gjitha gjasave duhet te perdorte epitetin “madheshtori” (behet fjale per Enverin ? )
Atehere nje nga ato nxeneset e perdhunuara eshte nena jote. Ajo ta ka treguar kete histori?
Pse aq i mire paska qene ai regjim? Po te bente mesuesi akte te tilla ja prisnin bilen.
Maskarenjte maskarenj jane ne te gjitha koherat…me nder lexuesve, keta gazetaret qe nuk dine te lexojne, tentojne edhe te shkruajne!
Sistemi i kaluar,nuk mundet me pallavra si keto te ketij artikulli:
Ne tre muaj 29 vjedhje,”hata” e madhe.Ne gjithe Shqiperine e asaj kohe,me jo me pak se 500-600 mije nxenes,qenka bere “baterdia” prej 70 nxenesve.
Ne keta qindra mijra nxenes jane abuzuar seksualisht disa femije qe numurohen me gishtat e duarve etj profka si keto….
I denoj rastet e deklaruara,por te tilla ka ne gjithe boten,por qe nuk jane tregues pergjithesues te sjelljeve te mesuesve apo te femijve te asaj kohe…
Shikoni dhe merruni me fenomenet skandaloze te sotme,kur femijet po na kthehen analfabete,qe kryejne me deshire akte seksuale me mesuesit per te kaluar klasen,qe kane braktisur shkollat dhe jane bere tmeri i autobuzeve urbane me vjedhjet qe kryejne etj fenomene te tilla…
Publikimi i ketyre informacioneve,ne vend te ndeshkimit te sistemit te djeshem,e nderon ate.Informacionet flasin per shqetesimet qe kishin organet perkatese per fenomenet negative qe shfaqesin dhe per marrje masash per goditjen dhe eliminimin e tyre…
Me jepni nje informacion te njejte qofte dhe per nje rast te vetem te ketyre 27 vjeteve,qe ministrite perkatese informojne per keto probleme?Nuk besoj se do gjendet ndonje i tille.Drejtuesit e shkollave,arsimtaret,punonjesit e policise etj,edhe kur i konstatojne keto fenomene,nuk i bejne problem,marrin para te madhe dhe i mbyllin.Ky eshte ndryshimi midis te djeshmes dhe te sotmes.
E djeshma ka shume probleme per t’u kriktikua e ndeshkuar,por jo me budallalleqe si keto te ketij informacioni banal…
Se fundi,gazetari apo “zbuluesi” i arkivave nuk e di se Xhafer Spahiu nuk ka qene as edhe nje dite te vetme kryetar i keshillit te ministrave…
Po koha keshtu ka ardhur,futja t’ja futim si kau peles,njafton qe e luftuam komunizmin…
Mero eshte ne nderin e gazetes dhe tendin personalisht, ne dinjitetin e integritetit qe te njohim permes opinioneve tua, se ajo kohe duhet kujtuar per te mos perseritur psh. luften e klasave, goditjen per shkak te bindjeve politike, etj., etj. Por per shkrimin me siper, ai qe ta ka sjelle, te shpallet kush eshte, te mos i mbetet “dobici” gazetes dhe ty. Ai qe e ka shkruar fshihet tinezarisht pikerisht per te diskredituar gazeten.
Une do te rekomandoja qe merr takim me kedo mesues sot dhe meso cfare zhvillohet ne shkollat tona Mero. Do vesh kujen Mero dhe duhet vene kuja Mero per shkollen e sotme. Perkundrazi, shkolla e asaj kohe krijonte nje fryme mbytese e vrasese per fenomene te tilla sic pershkruan ky furnizuesi yt qe na ben Xhafer Spahiun Kryeminister!!! E turpeshme dhe kriminale ta shpallesh shkollen e sotme si te moralshme dhe shkollen e atehershme te pamoralshme, jo thjeshte per nostalgji, per per REALIZEM.
Eshte ne nderin e gazetes dhe tendin personalisht, ne dinjitetin e integritetit qe te njohim permes opinioneve tua te besh nje pergjenjeshtrim te ketij shkrimi qe indukton urrejtje per nje dimension si shkolla e asaj kohe qe ti Mero e kushdo tjeter eshte me fat qe u pergatit nga ai sistem arsimor.
Ke te besojme nga theniet dhe deklaratat e BANDES KRIMINALE ANTISHQIPTARE me emrin PARTI DEMOKRATIKE e SHQIPERISE e cila i sherben UDB-se dhe BEOGRADIT:
1-Qe Sigurimi i Shtetit ka bere shume krime dhe denuar njerez kot.
Apo
2-Qe Sigurimi i Shtetit nuk i ka denuar ata qe benin krime.
Une di me dhjetra raste qe jane denuar mesues per abuzime me nxenesit.Atehere , ne kohen e Sigurimit as te shkonte be mend te beje nue veprim te till, se e dinin cfare i priste bashke me 25 vjetshen e burgut.
Sot po, nxenesit perdhunohen jo vetem nga mesuesit, rrugacet, por dhe policet e udebashet e grekofilet e SHERBIMIT INFORMATIV KOMBEYAR te shtetit shqiptar, me ne krye udebashin anadollak
analfabet nje far Ajazi.
Keto shkrime jane RRENA te Bandes Kriminale te Vicidolit.
Me keto shkrime po i nxirrni bojen dhe me shume bandes udebashe te Partise Demokratike Serbe te vendosur ne Tirane, e cila u ndeshkua rende edhe ne zgjedhjet e fundit.
Ju lutem botojeni kete koment.
Ketij gazetarit do t’i kene “rrenxuar t’emen” ne kohen e xhahaxhit sepse ashtu te “detyronte” sistemi ne ate kohe ……. ndersa sot ajo mund te shkerdhehej me deshire . Ne ate kohe vidhje se “ishte sistemi i tille” , sot nuk te thote njeri vidh ,por vjedhe me deshire. Atehere pije se ishte sistemi (kuptohet jo hashash se njeri se dinte as çfare ishte) i tille ndersa sot pi se te do trapi. Atehere nuk i shkonte njeriu mend per vrasje ….ndersa sot zgjohesh ne mengjes “karderr” dhe vret ke te doje bytha. Bravo gazetar pragshkerdhyer bashke me pragshkerdhyerit qe ta botojne.
Pra arrnautet qenkan popull i felliqur ne cdo lloj regjimi ,
Regjim pa regjim ne bythen ja’u qim o Pisoglendi ?
Neqoftese ndokush perpiqet te uli vlerat e regjimit te kaluat, keto jane gjera qe nuk e arrijne qellimin. Akte te tilla jane dhjetra qindra sot. Ai regjim kishte plote difekte per te cilat ka vend per te verifikuar akoma. Mendoj se artikull shkruesi eshte nga ata persona qe ne regjimin e kaluar u denuan per imoralitet dhe na dolen te perndjekur politik.
Kush e ka jetuar ate kohe e di qe keto qe shkruhen me lart ishin shume shume te ralla.
Dhe ne fund gazeta vendos tituj abuziv.
Sigurimi I shtetit te tridhte k………….?kush ti bente ata manjaku Fecorr Shehu?? ai beri kerdine nga 1944 deri e 1981; apo jo ? ore gomar pa samar shqiperia ne Kohen e komunizmit ishte gjenocid seksual me nxenes ,me sekretare ,koperativiste,punetore etj ,ne te gjitha fushat ku punonin Femnat shqiptare ,ishte presion ,cnderime nga te gjitha drejtimet etj.por femnes i ishte thene se po hape gojen dhe akuzove te ndan burri,vriten prinderit shkon ne burg etj. dhe ata heshtenin nga frika ,largimet nga puna e mire etj.Po ai Haxhi lleshi me sekretaren dhe sherbetoren e tij cfar ju kujton juve? po Hajredin Celiku ne kombinatin metarlugjik me sekretaren ,po Jashar menzelxhiu etj Manjake e vakabonde qe shfrytezonin postin qeveritar cfar i gjeti ata? Ata qe kerkojne te mbrojne sot ate regjim barbar ,sadist dhe Rapist jane shkerdhatat e kombit shqoiptar.Listat e atyre Rapisteve(Cnderuesve) eshte aq e madhe dhe aq e gjate se po ti kerkosh mundte jene me dhjetera mijera Femna shqiptare te perdhunuara nga te gjitha sektoret e shtetit kriminel te asaj kohe.
Nuk ka pyll pa derra,ne cdo sistem,por te flasesh per sistemin e dulles per kurveri me sistemin e sotem demokratik eshte si te krahasosh diten me naten.Vete keto fakte tregojne seriozitetin e shtetit edhe te ruajtura ne arkiva pa spekulluar me ndonje rast te shtuar qellimisht.Sot behet kerdine nuk ka kompjuter Qe i rregjistron.
Ke rene shume poshte Mero Baze, beji nje rifreskim stafit te Temes, dhe fillo te kryesh me ne fund misionin tend si gazetar serioz, qe nuk ve klikimet mbi c’do gje.
Vijon te thellohet seria e artikujve te porositur , per te nxire e perbaltur sa te mundin ! Eshte e kuptueshme , qe edhe atehere ka pasur veprime te pa hijeshme morale , po ato ishin vetem raste te shkeputura dhe luftoheshin ashper . Eshte idjotizem i vertete t`i pergjithesosh ne kete shkalle dhe idjotizem klasik e primitiv , te fusesh sigurimin ne keto pune ! Te gjitha keto orvatje behen , me shpresen , se brezi qe i ka perjetuar ato vite , i cili vjen dita dites , duke u plakur dhe terhequr nga jeta aktive dhe ne kete menyre besohet se mund te coroditet me lehte brezi i ri ! Si eshte katandisur morali ne ditet e sotme , eshte jo per te ardhur keq , por per te qare me ulerime , per jehonen e perditeshme dhe masive ne mediat e te gjitha kategorive , vizive , te shkruar dhe ne internet , qe i behet shthurjes me themel , jo vetem te te rinjve , por deri te moshat e thyera ! Keta artikuj , jane perpjekje per te nxire gjithecka dhe per te na bindur se …., “…ajo qe pame , me ze me figure , (me syte e veshet tona) , nuk eshte e vertete , se jemi budallallepsur dhe se Ilir Meta ( po marr vetem kete ) , nuk ishte Ilir Meta dhe kriminele e bandite te tille , jane te mire , per t`i bere edhe presidente te vendit ! Mediat tona , thellesisht antikombetare , jane pergjegjesit kryesore per kete amulli dhe degradim te skajshem te shoqerise shqiptare ! Do te donim qe “Vetingu” te perfshinte edhe banditizmin kriminal , te organizuar e ngritur ne sistem , qe permbyt horizontalisht e vertikalisht mediat tona…… , edhe pse nje gje te tille eshte e pa mundur ta beje sistemi shoqeror ku jemi futur !
Ne sigurimin e shtetit ne ate kane qene njerzit me te poshter mashtrusa ordiner dallaveraxhij kurvare qe neper lagje shikonin vetem interesat e tyre rregullonin femijet e tyre me shkolla me punera e shtepi te mira. Dhe kan qene te paket ata te miret. Po me te poshtrit nga te gjithe dhe qe te mernin ne qafe dhe injorante ishin dymilekshat dhe qe ishin te futur deri ne kushurij fisera ne te gjithe shqiperine.
Artikullishkruesi.ka.qene.eshte.pedofil.i.
rrezikshem.mund.te.jet.e.pederast.qe.merret
me.keto.lloji.shkrimesh.ne.ate.kohe.po.te
ofendoje.nje.femere.perfundoje.keq.shkoje
r.ne.burg.kohe.qe.e.kemi.jetuar.
Me vjen shum keq per temen qe kini shkrojtur por ne ate kohe ai rametliu ti trithte ko******edhe nuk dinje se kur dilnje nga burgu
Si i mbulonte sigurimi i shtetit perdhunimet ne kohen e diktatures-thuhet ne shkrim.Edhe disa komentues e peremendin sigurimin.Por une e kam me gazetaret qe per te bere me interesant shkrimin e tyre e futin nje cike sigurimin e shtetit.Po mire mo gazetar leshi po ti po ju jep lexuesve dokumente autentike,te firmosura nga eprore te ndryshem dhe del qarte se keto informacione nuk jane derguar nga sigurimi i shtetit por nga sektori i policise se shtetit.Po mos e ofendoni ne kete fare feje sigurimin e shtetit se ai nuk merej me kurvelleqe,ja hypi apo nuk ja hypi mesuesi.Boll ka arsye per ta share sigurimin e shtetit me bemat e tij.Lexon shpesh:U arrestua nga sigurimi i shtetit,ne hetuesine e sigurimit te shtetit,u pushkatua nga oficere te sigurimit te shtetit etj etj.O njeres po ne arrestime nuk merte pjese sigurimi i shtetit por hetuesi dhe punonjesit e policise,hetuesia eshte e vertet qe deri ne vitin1983 ishte ne perberje te organeve te puneve te brendeshme,por nuk ishte sigurimi i shtetit,gjate procesit te pushkatimit nuk ishte sigurimi i shtetit por prokurori dhe forcat e policise qe kryenin ekzekutimin e te denuarit.E po kaq per sot,e mbrojta pak sigurimin famemadh te shtetit por thashe vetem te verteten.
Edhe ketu ne jug te Anglise para nje viti gjeten eshtra te femijve qe ishin perdhunuar dhe vrare nga stafi dhe edukatoret e nje jetimore dhe I kishin varrosur ne kopshtin e jetimores.
Per sa I perket se kur ndodhen perdhunimet dhe vrasjet, ato u bene ne vitet 60 – 70-te. Tani bejani kalkulimin vete se per sa kohe arriten ta mbanin sekret. Prandaj o Tema keto “zbulime” qe beni ju dhe na I tregoni tani ndodhin ne cdo shoqeri dhe regjim.
More Didi , po ku e ke mesuar kete shqipe , a i vrare ? Po ku eshte shkruar , ne cilen gjuhe te rruzullit tokesor , qe pas çdo fjale , vihet pika , si shenje pikesimi ? Po shkruajeni gjuhen shqipe , siç duhet , a derezi , se e bastarduam dhe e shkerdhyem qe nga themelet . Po nuk te vjen nje çike zor , kur shkruan ne ate menyre ?
Nuk e di qellimin e shkruesit te artikullit? Eureka! thote artikullshkruesi. Ky “eksplorator” i vonuar nuk e di se c’do te thote me kete!? Mbase kerkon te bej lufte me mullinjte e eres? mbase kerkon te evidentohet si nje demokrat e antikomunist i thekur? mbase kerkon te bej sensacion gazetaresk? mbase do t’ju mbushi mendjen disa ciliminjeve analfabete , qe kurr ne jeten e tyre nuk kane lecitur dote ndonje qitap, por qe lehtesisht shkojne pas “berrihait”? Te gjitha munde te qendrojne! por nje gje duhet ta dije mire ky idjot artikullshkrues! Gjithekend munde te genjesh e te mashtrosh, por ne qe kemi jetuar ne ate sistem, jo! Nese ti si artikullshkrues do ta kesh patur kete mundesi, te jetuarit ne ate sistem, une them, se kete qe shkruan, ne menyre te qellimeshme e deformon ne menyren me diabolike! Nese nuk ke jetuar qofte edhe nje dite ne ate sistem me e pakta qe munde te them, je naiv, per te mos then debil! Ne ate sistem se paku per te tilla shfaqje antishoqerore dhe imorale, jo vetem qe denoheshin moralisht nga e gjithe shoqeria, por ato denoheshin edhe penalisht . Ne qoftese nuk e di ? Ai sistem te bente synet me thua! Per te tilla veprime ai sistem te martonte me zor! Lerini keto pallavra “antikomuniste”!, se tashme jane bere shume demode’.
Mos ka qene vajza e tij?
Artikulli është shumë tendencioz dhe i gabuar.
Faliminderit,per vtejtje o lexues i zakonshem