I penduar për vrasjen e bashkëshortes së tij Tajar Kazanxhi ka deklaruar se do i linte pronësinë e banesës djalit të vogël të gruas.
Ky ka qenë dhe shkaku që çifti ishte konfliktuar.
Gjatë marrjes në pyetje autori i krimit ka deklaruar se shkak i grindjes kishte qenë kërkesa e Natashës, për t’ia lënë pronësinë e banesës, djalit të saj të vogël.
“Por historinë nuk mund ta kthej më pas”, u shpreh i pandehuri sot para gjykatës së Krimeve të Rënda duke shtuar se, per t’i plotësuar dëshirën e të ndjerës, do ia lërë shtëpinë djalit te saj.
Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë arrest me burg. Avokatja e të akuzuarit tha se do të kërkojë ekspertizën psikike për klientin e saj.
Viktima, ishte nënë e 5 fëmijëve nga martesa e saj e parë dhe kishte vetëm pak kohë që ishte martuar me Tajarin.
51-vjeçarja Natasha Kanzanxhi, gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të rënda në kokë. Bashkëshorti e kishte qëlluar me sqepar