E akuzoi se dërgoi policinë për ta ndaluar të këndojë, Voltana Ademi i përgjigjet Ndocit: Sa mirë do të ishte sikur...

22 Gusht 2017, 13:05Politika TEMA

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sot pas deklaratave të këngëtarit Frederik Ndoci, teksa ky i fundi e akuzoi atë se fshihet pas ndërhyrjes së Policisë për ta ndaluar një koncert ku ai këndonte në një lokal në Velipojë.

Përmes një postimi në facebook Ademi hedh poshtë që të gjitha pretendimet e këngëtarit duke thënë se këto janë të pavërteta.

Postimi i plotë i Voltana Ademit

Në lidhje me një lajm të pavërtetë e shumë qesharak që po qarkullon se gjoja Voltana Ademi paska futur policinë e shtetit për të nxjerrë artistin Frederik Ndocin nga lokali ku kendonte, dua të sqaroj publikun dhe jo ata që shkruajnë, se ata që shkruajnë e dijnë se po e bëjnë “shumë mire” gabim punën e tyre .

Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit!!

Velipoja do të kishte shumë më shumë hapsira publke për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri.

Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi derguar policisë dhe insitucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk nderhyri.

Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj.

2 komente në “E akuzoi se dërgoi policinë për ta ndaluar të këndojë, Voltana Ademi i përgjigjet Ndocit: Sa mirë do të ishte sikur…”

  1. Victor says:

    Domethënë spake qënë ti voltana?! Tani do na zërë gjumi për së mbari.Po meqënëse se drejton ti policinë bashkiake atëherë për çfarë ri në detyrë se duam ta dimë? Për drejtoreshat e çerdheve apo për lejet e çadrave të plazhit, ku skena ku të vemë një çadër në një plazh publik.apo etj etj pa fund.

    1. Edkari says:

      Frederik Ndoci taman si qeni i rrahur.
      Ne kete bote ka plot qe te rrahin e nuk te lejne me qajte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje