Ngjarja kriminale e pengmarrjes së peshkarexhës. Kapiteni, ende i zhdukur

23 Gusht 2017, 15:43Kronika TEMA

Edhe pse kanë kaluar 14 muaj që nga rrëmbimi i anijes së peshkimit “Çelepia 2”, nga një marinar egjiptian, nuk ka ende asnjë informacion zyrtar mbi fatin e kapitenit të anijes, Dhimitër Milja.

Heshtja e autoriteteve shtetërore, ndaj ngjarjes kriminale të qershorit të vitit të kaluar, vazhdon të rëndojë mbi njerëzit e sektorit të peshkimit, që ndihen të pasigurtë dhe të braktisur.

“Neve si kolektiv na rëndon edhe më tepër fakti që ai person është ende i lirë në Egjipt. Sikurse edhe hedhja e shtetit shqiptar. Këtu kemi të bëjmë me një kapiten anijeje, që me ligj njihet si figurë shteti, si dhe me flamurin shqiptar që është marrë bashkë me anijen e rrëmbyer.

Gjëja më minimale që mund të bënte shteti ynë ishte nota e protestës ndaj ambasadorit dhe së dyti dëmshpërblimi i familjes. Madje edhe kthimi i anijes së rrëmbyer, që ndodhet edhe sot në Egjipt”, tha Ahmet Haxhi, pronar anijeje peshkimi.

Megjithatë, ngjarja e rëndë nuk ka ndikuar në marrëdhëniet e shtetasve të tjerë të huaj që punojnë e jetojnë në Durrës, edhe pse javët e para pas ngjarjes nuk kanë qenë të lehta për ta.

Ali Muhamed Mansur është nga qyteti port Rashid i Egjiptit. Ai e ka nisur punën në det që fëmijë dhe prej 12 vitesh punon në sektorin e peshkimit. Si Ali Mansur ka dhe shumë egjiptianë të tjerë të punësuar në Durrës e Shëngjin.(TCH)

1 komente në “Ngjarja kriminale e pengmarrjes së peshkarexhës. Kapiteni, ende i zhdukur”

  1. mirel says:

    Pse, do kujtohet Ramuti per anijen!?
    E hengri Dhimitri thuaj dhe aq ishte.
    Sa per nota proteste, keto nuk i bejne hajdutet, ata kane hall te vjedhin ndonje cope per vete. Keshtu qe mos prisni gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje