Në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj në funksionin e Kryetarit të Grupit të Punës të ngritur nga Kryeministri Rama për Reformen e Deregulimit, prezantoi rekomandimet per zbatimin e reformes që konsiston në reduktimin e lejeve, licencave, autorizimeve dhe procedurave me qëllim uljen e burokracisë dhe rritjen e eficencës së institucioneve.
“ – Reforma e Deregulimit është një iniciativë e drejtpërdrejtë e Kryeministrit dhe një nga nismat tona më të rëndësishme politike dhe në qeverisje, një reformë me në qendër qytetarin si përfitues të drejtpërdrejtë të shërbimeve publike.
Rregullimi dhe derregulimi, janë të dy fenomene të rëndësishëm në një ekonomi tregu, që në varësi të masës së aplikimit, mund të kthehen në pengesë apo nxitje për investimet e huaja dhe ato të vendit.
Kjo reformë është jetësimi i një përpjekje tejet serioze dhe këmbëngulëse për ta kthyer shtetin shërbëtor në shërbim të qytetarit dhe sipërmarrjes, duke ulur në maksimum peshën e burokracisë mbi ta.
Synimi është t’i japim fund njëherë e mirë kalvarit të gjatë e të mundimshëm të hapave dhe procedurave që duhet të ndiqen për marrjen e një shërbimi apo të drejte nga shteti. Do të garantojmë që çdo dokument që i kërkohet qytetarit apo sipërmarrjes nga shteti, vetë shteti ta sigurojë në një sportel të vetëm dhe në kohë minimale.
Dokumenti i Rekomandimeve për Derregulimin përbën një analizë tërësore të numrit të lejeve, licencave, autorizimeve dhe dokumenteve që kërkohen në këtë vend dhe ofron një set me rekomandime për zbatimin praktik të kësaj reforme” – tha Ahmetaj.
Sot numërohen rreth 141 autorizime të ndryshme të lëshuara nga 19 institucione qendrore dhe 94 licenca, numrindhe afatet e përfitimit të të cilave synohet të reduktohen ndjeshëm përmes kësaj reforme.
Një tjetër problem është rezistenca e institucioneve për deregulim, tendenca për të shtuar numrin e lejeve, licensave e autorizimeve, që sjell për pasojë mungesën e “gjurmueshmërisë” të numrit të tyre (inventarizimin) dhe mos-koordinimin mes institucioneve të lidhura.
Ahmetaj tha se reforma e deregulimit ka tre aspekte kryesore:
1- Reduktimi i numrit aktual të lejeve, licencave dhe autorizimeve është aspekti i parë i reformës së deregulimit. Gjeorgjia, si një shembull transformimi në këtë drejtim, reduktoi në mënyrë drastike numrin e lejeve nga 990 në 72.
2-Ofrimi i shërbimeve publike në një sportel të vetëm, sipas konceptit “Public Service Hall” është aspekti i dytë. Hapi i parë është hedhur me bashkimin e QKR dhe QKL për krijimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, por edhe rasti i ADISA e cila ofron një gamë shërbimesh në një qendër unike.
3-Aspekti i tretë është dixhitalizimi, pra ofrimi i shërbimeve publike elektronike që kërkon vazhdimin e riinxhinerimit të shërbimeve ekzistuese, përdorimin e një platforme për ndërveprimin e sistemeve dhe aksesimin e tyre drejtpërdrejt nga publiku.
Grupi i punës ka hartuar një set me rekomandime për institucionet publike, që synojnë reduktimin e nurmit të lejeve, licensave dhe autorizimeve që jepen në këtë vend, ndërsa Ahmetaj propozoi hartimin e një liste fundore të tyre, e cila të jetë pjesë e Ligjit për Lejet, Liencat dhe Autorizimet në Republikën e Shqipërisë dhe cdo shtim I tyre, të kërkojë detyrimisht ndryshimin e ligjit” tha ndër të tjera Ahmetaj.
hIQNI ATO SPORTELE TE RRETHUARA NGA HEKURI
SI DRITARE BURGU – KU I NDAHNI PENSIONET PENSIONISTEVE SHQIPTARE
E LERINI PORDHET MODERRNE !
MOS E BONI SI ME TURIZMIN QE LATE NAME E S’JENI NE GJENDJE TE KONTROLLONI ASGJE
DUKE INJORUAR SHQIPERINE NE BOTE
NUK E DI PER CFAR MODERNITETI FLET KY “IMPULSI MODERRN” !
ATE QE ESHTE I PADUKSHEM – I PAPREKSHEM NGA QYTETARI I VENDIT E I HUAJ ?!
PARET E PENSIONISTEVE SI ME LART SHKRUAJ , I NDAHEN SI NE FILMAT E DIKURSHEM
KU PADRONET / KOLONIZATORET I NDANIN NE BARAKE DRRASE NGA SPORTELET E HEKURIT
SKLLEVERVE TE MINIERES !
SI MUNDET TE ZHVILLOHET QYTETARIA NE NJI VEND NQS TI SI SHTET E TRAJTON QYTETARIN
ATA/BREZIN QE I DHANE AQ SHUME ATIJ VENDI – SI NJI SKLLAVE -PA ASNJI FAR RRESPEKTI
DUKE I MARRE CDO DINJITET DHE POSHTERUAR NE RADHA TE GJATA INJORIMI
TE JESH 4-VJET NE PUSHTET ESHTE NJI KOHE E MJAFTUSHME PER TI PLASUR SYTE MIRE
SE CFAR JANE PRIRJORITET E NJI SHOQERIE E ATIJ VENDI ( atij byth vendi ,me nji popullsi pothuaj sa nji qytet perendimore) DHE ATJE TE FUKUSOHESH – KENI 4-VJET QE HARXHONI MILJONA ME LUFTEN KUNDER FERRAVE TE KANABISIT -DUKE SHKUAR MBAS IDIOTLLIQEVE KU POLITIKA E BOTES QELLIMISHTE JU RRAS TRUT – DUKE HARRUAR GJITHCKA TJETER .
NGANJIHER KAM MENDIMIN SE KTA MINISTRA S’JAN ASPAK KOMPETENTE PER POSTET QE MBULOJNE
POR MBI TE GJITHA – I MUNGON ME KRYESORJA -VIZIONI I SHTETIT -MODELI SHTET -SI FUNXIONON AI
PROBLEMET E 27-vjeteve JANE AKOMA PREZENT NE GJITHE TERITORIN E SHQIPERISE –
PLEHRAT SHETISIN SI MI DASHT QEJFI RRUGEVE TE VENDIT – INJORANCA PO ASHTU KUDO TE DEL PERPARA – ASNJI HAP NE DREJTIM TE DREJTESISE -NE NJI VEND KU GJITHCKA KA DEGJENRUAR E MBAN VENDIN E PARE NE BOTE -PRA PLASINI SYT O MINISTRA O PUSHTA E MOS MERRNI NE GOJE AQ THJESHTE MODERRNEN NE GOJET TUAJA HIPOKRITE
ti merito qe tjesh prap nkrye tfinancave se vec ti i ve ne shine sic i ke vene kete mandat
Beno je thjesht i papam. E merito tjesh prap minister i financave per shkak te reformave qe ke bo
Bravo, rikthim sa me te shpejt ne detyre e meriton plotesisht.
Suksese ????
Suksese rikthim te fuqishem ?