Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në “Facebook” shtetasit Xhelal Basha dhe Binjak Basha për të cilët thotë se posedojnë parcela të mbjella me kanabis.
Referuar një mesazhi nga “qytetari dixhital”, ai ka përcjellë disa të dhëna për bimët narkotike në Krujë dhe Laç.
Ndërkohë, emri Xhelal Basha korrespondon me identitetin e babait të liderit të opozitës Lulzim Basha.
Siç duket, edhe këtë herë qytetari dixhital ka vendosur në lojë ish-kryeministrin i cili gjithnjë e më tepër publikon mesazhe të pa verifikuara në rrjetet sociale.
Postimi i Berishës
Arat e kanabisit ne mbrojtjen e policise se Norieges!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
“persh doktor. keto foto jane te bera para pak ditesh ku deshmojne parcelen e hashashit qe policia e ka para syve diten dhe naten.
Personi i cili e ka kete parcele eshte Binjak Basha dhe Xhelal Basha. Qe te dy u bo vite qe meren me kete pune dhe jan shum te lidhur me policine e Krujes dhe te Lacit pasi zona ku ndodhen parcelat jan ne vendin ku ndan Kruja me Lacin.
Kete rast e di dhe shefi i zones dhe eproret e tij por qe te gjith e kan gojen e mbyllur nga leket. po keta persona kan te mbjella dhe ne katunin Mafsheq posht shtepis se tyre ne pishat. kjo parcele ndodhet siper rruges e cila lidh dy katunet Brret.
lidh dy katundet Brret dhe Mafsheq.
ne mesin e rruges siper tek shkalla e brretit eshte parcela,policia e din shum mire sepse ka shku deri aty afer dhe nuk esht fut aty”