Luan Rama del në mbrojtje të "Koha jonë": Rama të distancohet, të zbardhet e vërteta

29 Gusht 2017, 14:14Politika TEMA

LSI e quan akt të papërgjegjshëm atë që ka ndodhur me gazetën “Koha jonë”.

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama doli në një prononcim për median ku i kërkoi kryeministrit Rama të distancohet nga ky akt.

“Është një akt i papërgjegjshëm dhune shtetërore e ushtruar ndaj pronarit të “Koha jonë”. Veprimi i policisë së shtetit është i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjin.

I bëj thirrje kryeministrit që jo vetëm të distancohet nga ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm por të marrë masat për të ndëshkuar fajtorët. Prokuroria të zbardhë të vërtetën në mbrojtje të zbatimit të ligjit dhe garantim të së drejtës për informim” tha Luan Rama.

Në orët e para të mbrëmjes së të hënës policia ka shkuar në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, nën akuzën se po bëhej një ndërtim pa leje duke shoqëruar për sqarim në Komisariatin nr 2 botuesin Nikoll Lesi.

3 komente në “Luan Rama del në mbrojtje të “Koha jonë”: Rama të distancohet, të zbardhet e vërteta”

  1. Anri says:

    LUAN RAMA, MOS DIL NË MBROJTJE TË THYERSVE
    TË LIGJIT,!
    MOS BËJ POLITIKË PËR POLITIKË, SE TË DOLI BOJA!!!???

  2. Thanas Mustaqi says:

    Të fala nga Babaramoja!

  3. Bardhi Tolabi says:

    O Luan i Metes!
    Policia,nuk vete perkontroll me buqeta me lule,por vete me nje trupe policie,numurin e te cileve e percakton rregullorja.Ne se vajten per verifikim tek “Koha jote”,jo imja,kane bere detyren.Nuk me del qe ka keqtrajtim te askujt,lexova dhe deklaraten e Nikoll Lehesit dhe aty nuk behet fjale perkeqtrajtim,por vetem per nje numur te madh policesh.Sa eshte numuri i policeve,di gje ti,luan i fushave?Por ne se ka protesta te padrejta,a nuk duhet te shoqerohesh ne polici?A e pyete policine cfare ka ndodhur,para se t’a akuzosh se mbase ka patur te drejte,sic ka telefonuar ky Lehesi deri lart per “hallin e tij?Pa bere nje ballafaqim te tille,perse ja fut si kau pelqes ti,o rrumpalle e LESH E LISE?Po vazhduat keshtu,kashte e koqe keni per te katandisur.PS-ja,por jo vetem ajo,por edhe PD-ja e Bashes,kurre nuk do ju pranoje ne canak,sepse vetem keni vjedhur e pune nuk keni bere kurre…
    Hallin e keni se keni mbetur me te thate dhe si peshq qe jeni,do te ngordhni pa uje,dmth-ne pa pushtet….dhe pa pare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje