Denoncimi i Nikoll Lesit: Policia rrethon dhe kontrollon redaksinë e gazetës “Koha Jonë”

29 Gusht 2017, 13:57Politika TEMA

Nga Nikoll Lesi

-Reagim inatçor i njërëzve të kryeministrit Rama pas shkrimeve kritike ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të korruptuar të administratës ekzekutive.

-Një kujtesë për kryeministrin Rama: Gazeta “Koha Jone” ka provuar e përballuar dhunën dhe djegien e pushtetit të ish-presidentit Berisha si dhe presionin dhe gjyqet e ish-kryeministrit Nano.

Ndaj kujdes zoti Edi Rama, pasi dikur keni qenë edhe vetë gazetar dhe analist i kësaj gazete të lirë. Kështu e filluan marrjen e pushtetit edhe Berisha (1992-1997) dhe Fatos Nano (2003-2005), me sulm direkt dhe që në fillim ndaj gazetës së parë të lirë në Shqipëri, por u rrëzuan…

Nuk donim të ndodhte kjo që ndodhi, kur redaksia e gazetës “Koha Jone” u rrethua me polici, sikur të ishte një vend kriminal apo një organizatë terroriste. Kishte shumë makina e forca policie të policisë së shtetit. Ndonëse ishte një pretekst nga pushteti se gjoja po bënim një “ndërtim pa leje”, por në thelb ishte për të treguar dhëmbët ndaj “Koha Jone”, pas shkrimeve kritike ndaj një pjese të ministrave dhe kryeministrit Rama. Në një kohë që një pjesë jo të vogël të medias e ka futur nën kontroll interesash lejesh ndërtimi dhe interesa të tjera financiare, gazeta “Koha Jone”, pa pretenduar për kohët e saj të arta kundër Berishës së I-rë dhe Nanos së II-të, është munduar të jetë realiste. Por me sa duket qëndrimet editoriale të “Koha Jone” nuk janë pëlqyer nga Edi Rama. Na ishte thënë  nga këshilltarët e tij se “po kaloni vijën e kuqe ndaj kryeministrit”, por nuk besonim se do arrinte deri këtu, që të rrethojë redaksinë me polici. Ishte si në filma, dje.

U sqaruan policët se ishte një shkallë prej hekuri për emergjencën e punonjësve dhe gazetarëve (në rast zjarri) dhe se kishte leje të firmosur nga drejtori i përgjithshëm i drejtorisë së planifikimit dhe zhvillimit urban në bashkinë e Tiranës, zoti Ditjon Baboçi. Iu tregua urdisë së policisë, leja e firmosur nga Bashkia, por ndërhynë duke bërë kontrolle në mjediset e zyrave, sepse sipas tyre “leja nuk ështe e rregullt”! Deri këtu nuk kishte ndonjë gjë për tu shqetsuar, pasi mund të ishte verifikim dhe shumë mirë që bëhet, ndonëse prezenca me kaq shumë makina policie, mu para redaksisë së gazetës, të krijonte një shije jo të mirë. Pas insistimit të palës së gazetës se derisa leja është në rregull nuk keni pse bëni spektakël me sirena policie e uturima makinash nga policia, ku natyrisht nuk mungonin edhe makinat e policisë bashkiake të Tiranës.

U thamë që të lidhen me bashkinë e cila ka dhënë lejen për këto shkallë hekuri ( të cilat janë të zmontueshme) për raste zjarri, brenda territorit të redaksisë, por përgjigja ishte se “ dyshojmë se është fallso” dhe më pas “se kjo leje nuk na ka ardhur ne si kontroll”! Ç’punë kemi ne si redaksi të njoftojmë çdo institucion në Shqipëri se Erion Veliaj na ka dhënë leje për këto dreq shkallësh prej hekuri! Nëse ka ndonjë gjë me garancinë teknike, nuk përgjigjem unë, por firma e ndërtimit e cila ka liçensë nga shteti dhe që ka kaluar skanerin e kontrollit nga drejtoria përkatëse në bashki. Ç’punë kishin me mua si drejtor dhe pronar i godinës së gazetës! Njëherë mendova, në çast, se a është më mirë të veprojë si disa botues e pronarë mediash, të cilët e kanë mirë me kryeministrin dhe marrin leje ndërtimi për pallate me shumicë, resorte, etj ose që edhe ndërtojnë pa leje, sepse lejen e marrin pasi kanë mbaruar punë; por prapë e shkunda veten. Me mirë po rri me këtë shkallë hekuri të thjeshtë!

Gjithsesi orët kalonin dhe policia nuk ikte. Redaksia vazhdonte e rrethuar dhe çdo njeri që kalonte rrugës pyeste “Çka ndodhur që ka ardhur gjithë kjo polici? Kanë  vrarë ndonjë gazetar?”.

Nuk durova nga kjo skenë teatrale policie dhe presioni, sepse nuk donin të hanin pykë dhe mora personalisht në telefon kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. I sqarova, pasi mund të kishte njëmijë punë si kryebashkiak. Nuk e dinte, siç më tha, por do pyeste, ktheu përgjigje. Ndërkohë policia ruante të rrethuar redaksinë. Nga orët e darkës mora prapë kryebashkiakun Veliaj dhe më tha se ka një proces verifikimi nga policia e shtetit. Se çdo verifikonte policia e shtetit te “Koha Jone”, lejen e Erion Veliajt, këtë vetëm pushtetarët tanë e dijnë!

Nuk dha rezultat as ndërhyrja te Erion Veliaj, duke i thënë se leja është dhënë nga bashkia e Tiranës dhe nuk ka asnjë shkelje ligji, siç vertetohet kur më morën në komisariat, dëshminë, dhe ku “proces verbali” nga vetë  IMT (Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit) shkruan se “ nuk ka asnjë shkelje”. Bile kjo që po bëjë, pra shkallët e emergjencës mbetet një gjë e mirë, jo vetëm e ligjshme, por që duhet bërë në çdo godinë për rastet e emergjencave, si zjarre, etj. Kur i thashë para disa muajve, kryebashkiakut Veliaj ( natyrisht për lejen) me tha se kjo duhet bërë në gjithë Tiranën. Eshtë normë dhe detyrim jashtë shtetit. Të paktën kështu me tha Erion Veliaj.

Para se të më merrnin në komisariat dëshminë time si pronar dhe si botues i gazetës “Koha Jone”, gjëndja përreth redaksisë u acarua, sepse u shtuan forcat e policisë së shtetit. Ishte një gjendje shtetrrethimi ndaj gazetës, ku një pjesë policësh zgërdhinin dhëmbët gjithë inat e ironi ndaj gazetarëve. Ishin rreshtuar gjithë gazetarët përballë policisë. Fatmirësisht u treguam të qetë dhe nuk e hëngrëm që më pas të na akuzonin për “pengim të forcave të policisë” apo ndonjë shkak tjetër që të na merrnin si redaksi gazete në polici. E kishim provuar në shkurt 1996 kur policia dhe SHIK-u i Berishës na mori përdhunisht nga zyrat e gazetës 33 gazetarë dhe na futën në birucat e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Ndërkohë forcat e policisë morën dy nga punonjësit  që punojnë në godinën e “Koha jone”, pavarësisht se kisha folur me një mori shefash policie në Tiranë që leja është e rregullt dhe se këtë e konfirmon edhe vetë kreu i IMT, zoti Skerdi Drenova. Dhe më pas edhe Erion Veliaj, i cili u tha se leja është në rregull. Nuk kishte se si ndodhte ndryshe, pasi ne e njohim ligjin, sidomos kur shkruan kundër qeverisë me kritika! Policia shoqëronte njërëzit e “Koha jone” për në komisariatin numër dy në Tiranë dhe po më vinte radha edhe mua. Nuk ishte ndonjë frikë apo problem, pasi kam provuar policinë dhe shikun e pushtetit të Berishës së I-rë dhe dhunën e gjyqet e ish-kryeministrit Nano, por gjithsesi një fyerje e madhe, ishte. Të shkoje në polici për “vepër penale” (!) ndërkohë që zbaton ligjin dhe je korrekt më të, ishte paksa siklet, por mu duk si një rikthim në kohët e vjetra. Më lanë kastile duke pritur te polici-roje në komisariat mbi një orë, por e kapërdiva fyerjen, gjithsesi. Ndërkohë që më mbanin nën shoqërinë e policit të komisariatit numër dy në Tiranë, të paktën me dhanë leje të flisja në telefon.

Ishte një gjest bujarie policor!

Mora Endri Fugën këshilltarin për mediat të kryeministrit Rama dhe natyrisht me një ton paksa të ngritur të komunikimit, i shpjegova se jam në polici në pritje të marrjes në pyetje për “vepra penale” (!) dhe i nisa edhe një foto me whatsapp, ku dukej fytyra e përvuajtur e një polici që thoshte se nuk na del rroga që na jep Edi Rama. Bile dëgjova edhe më shumë sa ndejta aty në komisariatin e policisë.

-Këtu vijnë disa hallexhi e njërëz pa përkrahje, mor zotni! Ca “të fortë” që merren me drogë i fusin brenda, ndonjëherë, por dalin shpejt se vjen udhër nga lart për ti nxjerrë- thonin aty, kurse polici po më shikonte si hallexhi!

Ndërkohë mora në telefon drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit, zotin Haki Çako, i cili, pasi me dëgjoi me seriozitet e dashuri, me tha se nuk mund të ndërhyjë, ju lutem, pasi policia zbaton ligjin. E mbylla telefonin dhe mendova se sa nene të ligjit paskam shkelur me lejen e bashkisë në xhep.

I nisa prapë një sms zotit Endri Fuga, sepse durimi po kalonte çdo cak. Ndërkohë kaluan disa oficerë policie, civilë, nga brenda komisariatit, për të pirë kafen jashtë te një klub mu para meje dhe policit që më ruante.

-Aaa, ky është ai Lesi që shkruan kundër shefit të madh?!- më panë, psonisën dhe dolën për të rrufitur kafenë e darkës.

Dikur erdhi një oficer policie, një djalë i ri, korrekt dhe më mori në pyetje mua (shiko proces verbalin). Fola, firmosa dhe prita. Erdhën dy nga inspektoriati i IMT. Deklaruan dhe firmosën se leja është e rregullt nga bashkia dhe se personi në fjalë (pra unë) nuk ka bërë asnjë shkelje ( shiko proces verbalin). Kjo dihej që kur rrethuan redaksinë, por duhej të më çonin në polici që ta verifikonin!

Prita se mos më mbanin në komisariatin e policisë, por dikush kishte telefonuar se “nxirreni urgjent se do na bëjë zhurmë në  gazetë”! Dola. Te dera më pyeti polici:

-Pse të nxorën?!- dhe ngrysi vetullat.

-Nuk kishte vend sonte, pasi ishin plot e përplot dhomat e paraburgimit- i thashë- Por mund të më sjellin nesërmbrëma- fola dhe seç me hypi një dëshirë të flisja me këtë polic.

-Epo nesërmbrëma nuk e kam unë dezhurnin! E ka Sabriu!- tha polici dhe u ndamë.

Mora zotin Fuga, direkt këshilltarin e LartMdhërisë së Tij Edi Rama dhe i nisa me whatsapp se “dola nga policia, jemi 1 me 0 për ju. Por do barazoj shpejt!”.

Ika për në redaksinë e gazetës. Ndërkohë edhe dy të tjerët i lëshuan, pasi nuk kishim shkelur asnjë ligj.

Ishte thjesht një test presioni. Dhe kjo vjen pas një kontrolli dhe survejimi të agjentëve të SHISH, të Visho Ajazit, para disa javëve, fakt të cilin e publikuam. Agjentët u filmuan dhe fotografuan në barin e gazetës “Koha Jone”, te redaksia, ndërsa kishin pyetur se kush hyn e del në zyrat e gazetës “Koha Jone”, kush i bën shkrimet kritike si dhe ishin përpjekur për të marrë dokumenta nga administrata e gazetës. Këtë e denoncuam publikisht, ndërkohë video e agjentëve të SHISH ndodhet në zyrat e gazetës dhe do të bëhet publike se shpejti.

Pak a shumë kështu vepronin edhe pushteti i Berishës dhe i Nanos, dikur. Por ky, Rama, të paktën nuk të djeg apo nuk të hedh në gjyq!

Të paktën për momentin…

26 komente në “Denoncimi i Nikoll Lesit: Policia rrethon dhe kontrollon redaksinë e gazetës “Koha Jonë””

  1. Cuni i Tirones says:

    Ore Nikoll. nuk ke më moshe per kete gjera ti tani …

    1. Lloji says:

      Kjo puna e lirise se fjales eshte si puna e kurves, abuzon keqas dhe kur dikush te thote nje te vertete hiqesh sí viktime krejt pa moral, pa respekt, dhe e pashpirte… Po mir mo Nikolle po ne c’do gjykate ka nje mbishkrim qe thote: Ligji eshte i barabarte per te gjithe!
      Tani ti kush carin je qe del mbi ligjin?!

    2. spartaku says:

      T’a kane bere mire.Kaq nuk eshte gje fare.Ti Nikoll Lesi do varur prej gjuhe se je nje mendjemadh,njeri qe te pelqn vehtja,dhe te duket sikur je me imençem se te tjeret.Ti do peveluar megjithe redaksine e asaj mut gazete qe ke.Gazeta jote”koha jone” eshte per ne wc.T’a beri mire Berisha qe t’a dogji,por nuk te dogji dhe ty ne ate moment,bashke me redaksine.Pis njeri.

  2. Flutura says:

    O fshatar me kepuce te grisura nuk can me nder b…. per ty e gazeten tende asnje rob me dy pare mend ne koke. Do te mediatizohesh, s’ka nge njeri te meerret me ty.

  3. ILIRET says:

    Shume mire, pse u merzite ti zoti Lesi? Policia kishte nje denoncim nga dikush dhe e verifikoi. Doli se denoncimi nuk ishte i vertete. C’te keq ka ketu?
    Nuk thua shyqyr qe policia vepron sipas ligjit sa here mer nje denoncim. Se po te ishte Berisha, e di ti, se e ke thene edhe vete.
    Pastaj gaeta jote nuk e ka emrin me Koha jone, por LSI-a Jote.

  4. dada says:

    I ka rene audienca e gazetes dhe tanni merret me show

  5. ceni boston says:

    Po pse o Nikoll maloku akoma eshte ajo gazete? Po ik o se ste dhjet njeri ty o legen! e quan veten dhe pronar pale, nje here thua e shita nje here thua e bleva, lapangjoz!

  6. Drejtësia says:

    Ik ore bajgë e ndyrë.

  7. Fatmir says:

    Aha o Nikolle lehesi, te kane rene breket. Perkrahja e Lesh e Lise nuk te jep me rezultat. Ktheu ne rrugen e gazetarise profesioniste e mos leh vend e pavend.

  8. Luanesha says:

    Policia nuk duhet ndyre me bajga te tilla! Mosss luan rama e ka mbrojtur ! Normaaal se merr leknga lsi ky pis gazetar!

  9. Niku says:

    Po pse akoma ke gazete? Nuk e ka Sandri?

  10. analisti says:

    Po mire mo Z. Nikolle gjobevenesi po pse duhet te marresh ne telefon Erion Veliaj, Drejtorin e Policise se Shtetit, Keshilltarin e KM cfar ete duket vetja ty, MESIA? Nese mendon se te kane shkelur te drejtat drejtoju gjykates prokurorise sic ben cdo qytetar i thjeshte. dhe shume te kane begenisur qe te jane prgjigjur mor plehre

  11. Genci says:

    Sipas ligjit policia ka te drejte te te mbaje ne komisariat deri ne 72 ore per verifikim, te personit, te situates dhe rrezikshmerise sipas denoncimit te bere apo kur te kap ne flagrance… Tani ti shoku VIP RRip e paske mundesine te marresh ne telefon drejtues shteti per “hallin” qe te paska rene dhe ti kerkosh llogari shtetit dhe ne fund edhe ta sfidosh shtetin me sms Whatsapp 1 me 0, ti by.. jote
    Po ti je treguar nje cope gomari se me mire prisje te binin ne gabim shteti dhe te hapje gjyq per demshperblim…

  12. taraboshi says:

    O N.Lesi sot nuk po can kush ma b….then per gazeta jo me per gazeten tande .Edhe per heret tjera qe thu ma kan djege ma kan plackit me jane k/vene Sala Fatosi dhe se fundi E.Rama(i plasi b…tha) Edi Rames per gazeten tande edhe ato tjerat qe ndoshta nuk lexon asnje.Keto qenkan menyrat tuaja per tu afruar me kryeministrat duke bere njehere si trim pastaj duke u lepire b……

  13. Bato says:

    Shkrim me nje ironi te nivelit me te ulet ne tere fshatrat e Lezhes. Po i falet se eshte gazeta e pare e lire dhe drejtori, nga me te liret e kazanit.

  14. Alidemsi vjeter says:

    Na cave trapin duke i fryre gjerat,sic e ke fytyren,surrat mut.Pse nuk tregon foton e shkalleve te montuara per te bere nje shtese ne ndertese?Mos i politizo problemet se nuk e can me trapin per ty dhe sojin spekullant te races tende.FOTON e SHKALLEVE TE NGRITURA DHE TE MONTUARA !………..

  15. Tit Tironsi says:

    NIKOLLE LESHI ESHTE MESUAR ME TE TILLA SKEMA, MOS JA VINI VESHIN. JANE TE VJETERUARA DHE SI PERFITUES KLASIK QE ESHTE NIKOLLA E BE BERIHAJN QE TE HYJE THELLE POLICIA. SEPSE MINIMUMI QE DO GJEJ JANE PALLATI KU STREHOHET REDAKSIA TRE VETESHE DHE NJE APARTAMENT NGJITUR ME TE, QE KY QERATA E KA KTHYER NE LOKAL. QE TE DYJA NIKOLL LESHI E KA PA LEJE NDERTIMORE. PERFITUES GJITHE JETEN VETEM KA PERFITUAR. ANKRSAT E ATIJ OFICER LUAN RAMES PER SHKELJE TE LIRISE SE SHTYPIT JANE QYFYRE LSI-je, SE NIK KANE ASNJE LIDHJE. SI ESHTE KATANDIS KOHA E NIKOLL LESHIT TREMB VETEM KETE VETE E ASNJE TJETER.

  16. butrinti says:

    GAZETAA KOHA JONE KA HERE QE ESHTE KTHYER NE NJE PAC AVURE QE RRALL KUSH E BESON . NDERSA LEHESI VAZHDON TE BEJ VETEM HAM HAM

  17. Tit Tironsi says:

    NIKOLLE LESHI ESHTE MESUAR ME TE TILLA SKEMA, MOS JA VINI VESHIN. JANE TE VJETERUARA DHE SI PERFITUES KLASIK QE ESHTE NIKOLLA E BO BERIHAJN QE TE MOS HYJE THELLE POLICIA. SEPSE MINIMUMI QE DO GJEJ JANE PALLATI KU STREHOHET REDAKSIA TRE VETESHE DHE NJE APARTAMENT NGJITUR ME TE, QE KY QERATA E KA KTHYER NE LOKAL. QE TE DYJA NIKOLL LESHI I KA PA LEJE NDERTIMORE. PERFITUES GJITHE JETEN VETEM KA PERFITUAR. ANKESAT E ATIJ OFICER LUAN RAMES PER SHKELJE TE LIRISE SE SHTYPIT JANE QYFYRE LSI-je, SE NUK KANE ASNJE LIDHJE. SI ESHTE KATANDIS KOHA E NIKOLL LESHIT TREMB VETEM KETE VETE E ASNJE TJETER.

  18. Ceno says:

    ZOTI LESHI!!
    Para gjykatës,për ndërtim pa leje!
    LERI PORDHËT!?

  19. a says:

    ti lehes nuk ke bere asnje shkrim per korrupsionin por je marre me teori konspirative tip gjobvenie dhe presion ndaj shtetit ne favor te lsi dhe je nen influence ruse serbe do vij drejtesia edhe te ty o ….

  20. Qytetarja says:

    Gazeta juaj, o Nikolle nuk ben me as per banjo pasi te gervish dhe te Ben me boje.

  21. timo says:

    Pak kohë pasi Berisha e poqi dhe dogji redaksinë e tij, ai i braktisi gazetarët dhe i lëpiu b….n Saliut. Sot gazetën e tij e lexon vetëm LSI-a. Suksese në jetë Nikollë djali.

  22. Edi NYC/USA says:

    Eshte e cuditshme qe per verifikimin e nje shkalle hekuri Policise se Shtetit I duhen ore te tera. Sa kohe merr ky verifikim? Perpara se Policia e Shtetit te ndermarre operacione te tilla me permasa te medha si ka mundesi qe Policia e Shtetit nuk beri nje verifikim mbi lejen e ndertimit? Eshte thjeshte nje process burokratit, apo show of force (polici), apo eshte ceshtje pakenaqesie nga administrate Rama? Keto analiza mungojne nga komentuesit.
    Eshte koha, dhe te gjitha shenjat tregojne qe edhe EDI RAMA, tani eshte anetare i K.O.S.S. (KRIMI ORGANIZUAR SHTETEROR SHQIPTAR). Megjithate eshte akoma heret te thuhet qe EDI RAMA eshte ne krye te kryesine e KOSS’it Berisha/Meta/Nano.
    Tani Edi Rama sapo ka filluar lojen macja dhe miu me institucionet nderkombetare perendimore E.U. & SH.B.A. nje hap perpara me reformat, dhe dy hapa prapa me institucionet demokratike. (Lets’ see how successful Edi Rama would be in this cat & mouse play game with international community.)
    KOSS’it i duhej qe Edi Rama te merrte pushtetin drejtues si Kryeminister per te larguar vemendjen nderkombetareve mbi KRIMIN ORGANIZUAR SHTETEROR SHQIPTAR, qe nen mbeshtetjen e Administrates Shteterore ka pasur negative influence ne mbare popullsine e E.U. & SH.B.A.
    Eshte fakt qe Edi Rama ishte i pafuqishem, e nuk kishte fuqi as te merrte Kryesine e Bashkise se Tiranes, edhe pse i fitoji votat/zgjethjet Bashkiake, ku edhe vete ishte Kryetar Bashkie.
    Komuniteti Nderkombetar i E.U. & SH.B.A nuk duhet te largojne vemendjen ndaj KOSS’it, dhe veprimtarise se tije te kamufluar me programin “RAMA”!

  23. capi dhia says:

    “Kurva Jone”, ose, “Koha e Tradhetareve” e atille mbetet si diten edhe naten, si ne diktature dhe ne demokraci, si ne fshat te Lezhes dhe ne Tirane !!!!???…

  24. Jubani says:

    Nikoll je bere si Shabon Qosja,nuk i ha njeri keto brockulla megjithese vjen nga e njejta rrace me saliun e Precin,qe per interesa tuajat personale ju shisni fisin e jo me mikun. Je i dale boje me ksi historish,e ke hanger si tka dash qefi me karekterin qe ke prej spiuni e servili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje