Cilësia e dobët e karburantit, Rama paralajmërim të fortë: Ka një problem serioz, ja si do të zgjidhet

8 Shtator 2017, 22:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të fortë mbi cilësinë dhe çmimin e karburantit në vend.

I ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH të gazetarit Lutfi Dervishi, shefi i qeverisë ka pranuar se mbi këtë çështje ekziston një problem serioz.

Dervishi solli në vëmendje një investigim të kryer nga “PSE” ku cilësia e karburantit në raport me vendet fqinje rezultoi tepër e dobët.

Pjesë nga intervista:

Dervishi: Z. Kryeministër, ju përmendët Shellin dhe shkon me naftën. Unë kam studiuar për inxhinjeri nafte, por pyetja ime është krejt tjetër gjë. Disa studentë të gazetarisë kanë bërë një investigim të thjeshtë. Kanë marrë kampione nafte në 5 pika në Shqipëri dhe kampione nafte në shtetet fqinjë, në kufirin me Maqedoninë, Malin e ZI dhe Greqinë. Dhe këto janë dërguar tek një laborator i huaj pa etiketa se ku janë marrë. Rezultatet janë interpretuar nga dy ekspertë të pavarur dhe ka kanë qenë katastrofike.

Rama: Në ç’kuptim?

Dervishi: Në kuptimin që nëse do e vlerësojmë me yje, nafta në kufirin me Shqipërinë ishte 4.5 – 5 yje, ndërsa nafta në Shqipëri merrte 1 yll, ndërsa 2 kampione nuk ishin naftë fare. Dhe bëhet fjalë për përqindje squfuri alarmante, që për ta thënë shqip është helm që shkon në rrugët e Shqipërisë.

Rama: Po Shelli për çfarë i shpenzon këto para për naftë me një yll?

Dervishi: Nuk ishte fjala për Shellin, por ishte fjala për naftën që konsumohet sot nga konsumatorët në Shqipëri.

Rama:  Më fal, kërkoj ndjesë. Patjetër që ka një problem serioz në këtë aspekt dhe, edhe për këtë ne jemi përgatitur shumë seriozisht për të ristrukturuar rrënjësisht të gjithë skemën e kontrollit të naftës dhe për të shfrytëzuar një kontratë të trashëguar me një kompani të huaj që markon apo shënjon naftën dhe për të avancuar në këtë aspekt me futjen e teknologjisë së re qysh në hyrje të naftës në gjithë rrugën që pastaj përshkohet deri kur vjen tek makina. Kështu që ndjesë sepse nuk e kuptova në fillim pyetjen.

Lexo investigimin (këtu)

9 komente në “Cilësia e dobët e karburantit, Rama paralajmërim të fortë: Ka një problem serioz, ja si do të zgjidhet”

  1. arturi says:

    Po dridhet Likja dhe Monika, se keshtu do u heqesh ca te ardhura te majme mujore, qe marrin nga kompanite tone te naftes. ?

  2. Argita_B says:

    Me falni se nuk kuptova pyetjen!!! Po perfatitemi te strukturojme trefun e naftes!!!! Ore delenxhi, je Kryeminister fuqiplote ne kete vend prej mbi 4 vjetesh dhe pa pike turpi thua po pergatitem pas 4 vjetesh per te regulluar nje skandal qe rpodhon kancer ne rreget e Shqiperise çdo dite, qe shkaterron motoret e automjeteve shqiptare çdo dite, nje skandal kaq te madh qe dhe disa studente te varfer arriten ta zbulojne me nje investim aq modest!!!
    Flitet per nje dem kolosal dhe ti qe je Kryeminister qe na del me fletushka privatizimesh per dite ne televizor si te ishe Kryetar koperative nuk mbake asnje pergjegjesi dhe pse ka kaluar nje vit nga ky investigim dhe faktet jane bere publike!!!
    Me nje skandal korrupsioni kaq te madh, duhej shkarkuar deei ne rang ministrit, kurse ti na thua se po pergatitesh te strukturohesh!!!
    Bej rrumpalle or delenxhi bej, se nje Sale iken, nje tjeter Rame vjen, ky popull vetem kezhtu plehrash prodhoka, nuk qenka e thene te dale nje Burre shteti qe nuk ben biznes ne kurriz te ketij populli injorant e fukara.

  3. Kiu says:

    Naften dhe ushqimin…

  4. Kuq e zi says:

    Vij ne shqiperi me makine me nafte perendimi beja habi pse kaq tym makinat shqiptare sa mbaroi serbatori mbushja e pare dhe makina ime bente tym si te gjitha shoqet
    Morali…
    Importimi apo prodhimi vendas eshte korrupsioni me i madh qe ka shqiperia
    Ka vetem nje zgjidhje
    Tu jepet leje te formojne nje rrjet furnizimi shell esso q8 apo kujtdo gjigandi te naftes perendimore dhe do shikoni sa shume do ulet kanceri ne shqiperi
    Sot kjo nuk eshte e mundur sepse keta gjiganda nuk pranojne si ortake morracaket e politikes shqiptare dhe si rrjedhoje nuk operojne dot

  5. Tarrasi says:

    Si zakonisht nje MUT te madh ka per te bere !

  6. agron says:

    Cilësia e dobët e karburanteve po na torturon edhe tek kolaudimi. Edhe këtu një korrupsion që po na i nxinë jetën.

  7. lato says:

    Mos bej te paditurin kryeminister.Problemi i monopolit te naftes qe perdoret ne Shqiperi,ka 4 vjet qe zien.Shitet mazuti per nafte.Cmimet e kesaj surrogarte jane me te lartat ne bote,kur duhej te ishin me te ultat ne bote.Je ti pergjegjes direkt i kesaj katastrofe,plotesisht te zgjidhshme.Mjafton te hapesh nje pike furnizimi me nafte te kontrolluar.Ne cdo vend te botes ta marresh eshte me e mire se kjo e jona.C`i mban ato markuesit ,ngjyruesit e naftes,per tu dhene concessione si concessionet e Beqes.Nuk ka OPOZITE qe te merret me keto probleme.

  8. Eri says:

    Kastrati. Hajduti me i madh ne AL

  9. Endri says:

    HAHAHAHA CA MASHTRUESI, DO E ZGJIDHIM THOT, SE 4 VITE SHTETI NUK U GJEND NJE DITE ME E PARE KETE PUNE.
    AQ SA TE VOTOVA ME QEF 4 VITE ME PARE AQ PO TE MALLKOJ ME QEF PAS KETYRE 4 VITEVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje