Befasitë me pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e njerëzve të drejtësisë nuk kanë të sosur.
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e dorëhequr para zbatimit të ligjit të Vetingut, së bashku me bashkëshortin e saj, Neshat Fana, ish-kryetar i Shkollës së Magjistraturës, i njohur edhe si avokat i Sali Berishës, rezulton se kanë shlyer brenda vitit një kredi me vlerë 312 343 euro.
Konkretisht, referuar deklaratave të pasurisë, çifti Fana ka marrë një kredi me vlerë 335 mijë euro, të cilën kanë nisur ta shlyejnë që nga viti 2012, duke paguar shumat 33-40 mijë euro në vit.
Por, ata befas e kanë shlyer kredinë në vitin 2014, ku detyrimi i mbetur ishte 312 343 euro.
Çifti Fana shpjegon se kredinë e ka këmbyer me një vilë, e cila po ndërtohej. Pra, vila në ndërtim, sipas tyre, kishte vlerën e 312 mijë eurove, shkruan Shqiptarja.com.
Gjatë të njëjtës periudhë, Mirela dhe Neshat Fana po shlyenin një tjetër kredi për blerje apartamenti, me sipërfaqe 127 m2, me vlerë 170 mijë euro. Gjatë vitit 2012, bashkëshorti i ish-gjyqtares, z. Neshat Fana deklaron gjithashtu 60 619 euro detyrime të papaguara për blerje makinash si dhe 20 mijë euro detyrime të papaguara ndaj një kompanie.
Në të njëjtin vit kalendarik, Fana deklaron 198 mijë euro të ardhura nga puna si avokat. Ata deklarojnë gjithashtu edhe 30 mijë euro të ardhura në vit nga qira e apartamentit, me sipërfaqe 143 m2, në Tiranë. Në vitin 2013, Neshat Fana deklaron 80 mijë euro të ardhura nga kompania 2F-Grup shpk, kohë në të cilën ishte edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në vitin 2014, deklaron 3 880 000 lekë të ardhura si avokat, 70 mijë euro nga biznesi dhe 1 497 785 lekë pagë nga Shkolla e Magjistraturës. Në vitet në vazhdim çifti vijon të blejë pasuri të paluajtshme, ndërsa zonja Fana e ka argumentuar dorëheqjen para se të vepronte ligji i Vetingut, me përkushtimin jetës akademike.
Ka punuar shume (natyrisht “per te miren tone”)! Pse i bini ne qafe? Te gjithe kete shume astronomike parash, e ka shlyer me djersen e b…..allit!
Të zinjtë Shqiptar çkanë heq nga këta mostra.
Sekuestrim pasurise dhe me buuuurrggggg!!!!
Egjithe kjo zhurme qe behet eshte demagogji,eshe uzurpuar politika dhe ekonomia nga te njejtit flliqesira,Shqiperia nuk behet.
Hesapin për të thënë që këta lloj gjyqtarësh janë hajdutë, e bën edhe një adoleshent që ka bërë dy klasë shkollë. Sido që të rotullohen, nuk mund të shpëtojnë nga hajdutëria e tyre. Në kohën e komunizmit unë dhe imeshoqe kemi patur ndër rrogat e larta të asaj kohe si specialistë të profesionit tonë. Edhe në periudhen post komuniste po ashtu. Me kursimet tona dy fëmijët tanë aritën të mbaronin studimet dhe , para 5-6 vitesh mundëm, vetëm të riparonim apartamentin tonë të vjetër në Tiranë, jo më të blinim një tjetër apo të ndërtonim një vilë. Ku i gjetën këta gjyqtarë gjithë ato para … ne rrugë?
Perse habiteni o njerez ?!- This is a mirakell of plepa te sali viçidolit !
Perkushtim jetes akademike?
Ka krijuar akademine e vjedheve me ligj?
Cila akademi e ka punesuar?
Edhe cka bene shteti? I puneson prape neper universitete e borde?
Kur do vendosin nje ligj qe ndalon cdo funskion per moskallezim te pasurise edhe konfiskim te pasurise-
Jo vetem t’u sekuestrohet pasuria e vjedhur,te shkoi ne arken e shtetit,por te denohen edhe me burg.Keta hajdut te mbrojtur nga kryehajduti Sali Berisha,ne burg e kane vendin.
Pasuria e pajustifikuar jo vetem te ndeshkohet ligjerisht, por njerezit e ketij lloji te largohen pergjithmone nga administrata publike, pa te drejte kalimi nga drejtesia ne zyra te tjera te shtetit.
E KA SHLYER KREDINE NE KOHEN E ATIJ TE GJATIT (2014),MERRE ME MEND SE C,ESHTE BERE QYSH PREJ 2013 E DERI ME 2017? Oh popull Mafioz socislist budalla shqiptar ,ju qe beni be e rrufe per ate Monstren Edi Rama ju denofte zoti me buke ne goje qe I pruret ne pushtet Hjadutet ketij populli fakir
Drejtesia nuk varet nga Rama. Keta i ka vene Saliu dhe i ka mbrojtur deri dje dordoleci i tij Nishani. Informohu para se te shkruash.
Po te kete nje minimum deshire per te bere shtet llogaria eshte shume e thjeshte Sikurse mafiozeve dhe ketyre tipave duhet tu sekuestrohet pasuria e pajustifikuar.Megjithate thuhet qe “korbi korbit nuk ja nxjerr syte”.Se per pak harrova ,shikoj gjithandej qe dietat futen tek te ardhurat nderkohe qe dietat jane shpenzimet qe jane kryer gjate sherbimit dhe si te tlla kompensohen nga punedhenesi pra normalisht rezultati i dietave duhet te jete zero ndryshe kemi te bejme me vjedhje te paster per kedo .Sepse keshtu quhet nqs to ha nje hamburger dhe i kerkon parate sikur ke ngrene ne nje restorant me 5 yje
Mjafton te shikohet se cili eshte vendimi e fundit i Mirela Fanes , bashke me burrin vetem marre nje thes me lek duke i grabite token komunitetit mysliman ne favor biznesmenit Fatmir Xhaferri. Pazarlliqet e kane marre vesht edhe personeli ndihmes ne gjykate. Por ka per tju dale per hundesh se lek haram
E cfare pastaj? Ja e moret vesh qe paska bere namin. Rrini para kompjuterit e beni llogje. Hajini mutin bashke me Edvinin se me siguri do ta kete marre vesh edhe ai
Abokati o Sales 300 mije euro Jane pak.keta monstra duhen varur koke poshte dhe tub cezme nga brinjet