Hitleri gjallë në Argjentinë? Një informacion i tillë i shkoi CIA-s më 1955

9 Shtator 2017, 09:42Politika TEMA

Për fatin e Adolf Hitlerit, themelues dhe lider i Gjermanisë naziste, ka një mitografi jo të vogël. Vdiq apo jetoi pas Luftës së Dytë Botërore Fyhreri? A është fotoja e kufomës së tij pranë shefit të shërbimit sekret sovjetik të asaj kohe, Lavrenti Beria e vërtetë? Spekullimi se Hitleri i shpëtoi luftës me trukun e njohur të inskenimit të vdekjes e ka kërkuar atë zakonisht në Argjentinë, një vend ku u mblodhën disa eksponentë gjermanë të nazizmit.

Por nëse kjo tezë është shumë e lakuar dhe sërish e dyshimtë në mos e pabesueshme, duhet thënë se burimi i saj me gjasë është Agjencia Amerikane e Inteligjencës – CIA.

Disa dokumente të zbuluara së fundmi përfshijnë edhe një memo që ish-shefi i stacionit të CIA-s në Karakas, i dërgonte më 3 tetor 1955 eprorit të vet, shefit të Agjencisë për Divizionin e Hemisferës Perëndimore, përmes së cilës e njoftonte për një informacion sipas të cilit Adolf Hitler ishte gjallë dhe ishte parë, madje fotografuar në Tunga të Kolumbisë në vitin 1954.

Në vitin 1955 i njëjti raportim bën me dije se personi i dyshuar si Hitleri e që mbante emrin Adolf Schritteimayor është larguar drejt Argjentinës në cilësinë e një punonjësi të Royal Dutch Shipping Co.

Zyrtari raportues i  CIA-s thekson se burim i këtij informacioni për agjencinë është një agjent që shfaqet nën emrin e koduar Cimelody – 3, siç duket eksponent SS gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili pretendonte se informacioni i kishte ardhur nga një ish-vërtës i tij, Citroen – identiteti i të cilit mbetet i paqartë – e që madje i dorëzoi edhe një fotografi me atë që thoshte se ishte Hitleri.

Fotoja i bashkëngjitet memos së klasifikuar në atë kohë si Secret, por siç rezulton agjencia nuk e pa të arsyeshme vijimin e hetimeve për shkak se nuk do të arrihej një rezultat konkret, pavarësisht punës që mund të bëhej.

Duket se historia ka shumë boshllëqe, aq më tepër që është e çuditshme që Hitleri në arrati, mban emrin Adolf, mban pothuajse të njëjtën paraqitje dhe ç’është më e çuditshmja punon me një kompani holandeze dhe lejon ta fotografojnë.

Historia duket si një mënyrë për të marrë ndonjë shumë parash dhe asgjë më tepër, ndërkphë që Argjentina si vendndodhje zbulon se ideja që ka dekada që qarkullon se Hitleri jetonte aty ka si burim në mos CIA-n, dikë që ka ushqyer edhe memon e saj.

2 komente në “Hitleri gjallë në Argjentinë? Një informacion i tillë i shkoi CIA-s më 1955”

  1. Pilo Shpiragu says:

    Të paktë si e njohim nga leximet dhe pamjet reale të kohës kur jetoj, të krijohet bindja se Hitleri nuk ish nga ata burra që vetëm për të jetuar ishte i gatshëm të fshihej duke ndryshuar identitet. Ishte vërtet përbindësh, por është turp ta klasifikosh frikacak, që druhej nga vdekja. Pse kush ish ai, Gramoz Ruçi që u vesh si grua ( kjo sipas Berishës, i cili nuk ka bërë të qartë se nga e ka burimin ku e mbështet këtë deklaratë, kur qoftë edhe një foto e cila do të hidhte dritë, nuk ekziston) dhe shkoi në Greqi në ’97-tën?

  2. BERLINI says:

    “Kufoma” e Djegur e Hitlerit dhe Gruas se tije Eva Braun,NUK U VERTETUA SE ISHTE KUFOMA E HITLERIT, por vetem u Supozua..
    1-Nga Mbetjet qe u Gjeten ne Oborrin e Bunkerit ne Maj 1945,Sovjetiket u Mjaftuan me ate , se Hitleri pasi u Vetevra Urdheroj Adjutantet ta Digjnin..????Vertet???Asnje nga Oficeret apo Rojet besnike NUK THA :SE KUSH ISHTE AI QE DOGJI KUFOMAT…dhe asnjeri nuk e mori Persiper te thote..
    2-Pra “Autoret” e Djegjes nuk u Gjeten..
    3-U Pranua Fakti se Hitleri kishte Dhembe te Florinjte nje Ure ne Nofullen e Poshteme…..Pjese qe u Gjete ne Mbetjete e Djegjes nga Grupi SMERT Trupat Specjale Russe, si dhe keto Mbetje u Arkivuan ne Rusi, dhe “Vdekja” e Hitlerit u Mbylle me Kaq….Vertet!!!POR AI ISHTI SIMULIMI I DJEGJES NJE “TEUSCHUNG”-…Nje ZHGENJIM, ose Simulim???Me Tekniken qe Kemi sote PO…Hitleri nuk u DOGJE, dhe Mbetjet nuk jane te tijat::Po te kujt???Pra eshte me se e SAKTE SE Mbetjet e Djegjes NUK I PERKASIN HITLERIT, kjo o be ME ANALIZAT E DNA-se…qe u be mbas viteve 1990-ta…
    4-Vete Gjermanet Pohojne nene ze SE HITLERI ARRITI TE ARRATISEJ NE ARGJENTIN dhe Jetoj i Qete…biles Thone se ishte Pergjegjes ne Uzinen e Volkswagenit ne Bunosaires..madje ka lene edhe dy-Vajza…A ESHTE E MONDUR ???PSE JO:VDEKJA E TIJE NUK U VERTETTUA,ai SIMULOJ VDEKJEN E TIJE KJO ESHTE FAKTE..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje