Rama tregon të vërtetën për dëmshpërblimin 1.6 mln euro ndaj vjehrrit të Bashës dhe gjyqtarin që i mbron...!

14 Shtator 2017, 21:19Politika TEMA

Pak dite me parë u publikua në media se qeveria kishte dëmshpërblyer me 11.6 milionë euro pronarët e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i Bashës, që u prish për shkak të zbatimit të projektit të Lungomares së Vlorës.

Por kryeministri Edi Rama nga studio e Sokol Ballës, në Top Channel, ka shpjeguar se si qëndron e vërteta.

Është krejtesisht e pavërtetë, nuk kemi marrë asnjë vendim të tillë më vjen shumë keq që kazani mediatik prodhoi një tjetër që u përhap si brockullat…!

Kemi ndërmarrë një proces krejt normal shpronësimi në kohën që u zhvillua gjithë ajo zallahija për prishjen e asaj godine, shifra e shpronësimit është kontestuar nga pala e dëmtuar kontestimi ka rënë në duart e një gjykatësi që është shumë i njohur për një vendim skandaloze, rritje të cmimeve të shpronësimeve të qeverive, që është gjykatësi që ka dhënë një vendim ekzemplar duke ndaluar shpronësimin e një pike karburanti mu në aksin e Lungomares në Vlorë, është unikale që thotë që s’mund ta prishësh për një interes publik atë karburant a thua se është një rrënojë antike.

Ky e ka 4-fishuar vlerën e shpronësimit por procesi vazhdon nuk është liruar asnjë para, ne kemi vazhduar ta kunsdërshtojmë është në gjykatën e lartë procesi”, tha Rama.

8 komente në “Rama tregon të vërtetën për dëmshpërblimin 1.6 mln euro ndaj vjehrrit të Bashës dhe gjyqtarin që i mbron…!”

  1. VERTETINGU says:

    je aq i besushem sa dhe kazani TEMA

  2. ali ibra says:

    Po more Edvin Rama, gjygjtari e ka percaktuar shumen 11.6 euro, por qytetaret shqiptare do ta paguajne. Ju e dergoni ne gjykate te larte, ku edhe rritet shume ne 14 million e pastaj ju thoni nuk kemi cti bejme gjykates. rrace e ndyre.

    1. Duro says:

      Prit se harrove, pas gjykates e larte ke dhe Strasburgun qe e con shumen ne 28 milion euro

  3. kleptofagos says:

    Rrogen e merr si zyrtar kryeministrije, muhabetet dhe punen i ben si klient kafeneje, qe nuk paguan asnjehere…

  4. taipi says:

    qeveria i ka caktuar nje shifer normale shpronesimi dhe gjykata e ka trefishuar.Procesi eshte ne gjykaten e larte e cila ka pezulluar pagesen derisa te shqyrtoje ceshtjen.Cfare dreqin kerkojne ne strasburg pronaret kur gjykatat i kane dhene ate qe kerkonin.per me teper nuk eshte mbyllur akoma procesi ne gjykatat shqiptare.

  5. sapa says:

    PO ti si kryeminister nuk je ne gjendje te mbrosh as interesat e te ashtuquajturit shtet?mire hajdutet pushtetare nuk i fut dot ne burg se jeni te gjithe shoke e miq po as kete ngjarje nuk e kundershton?Apo do ti besh favore kundersharit politik?nejse paret jane nga taksapaguesit shqiptare.Sa vjet te duhet te rrish ne pushtet qe te besh dicka?ket se bej ate se bej se na pengojne gjykatat po per cfare je aty per cfare e ke shumicen?apo je kryeminister bulevardesh e trotuaresh?harrova je edhe kompetent per hajdutet e energjise.

  6. ANTONIN says:

    Mire thote komentuesi Vertetingu ….Ti je i pabesueshem kete e ka marre vesh edhe kali….Vazhdo rrugen qe ke nis varferoje dhe degjeneroje kete popull si paraardhsit tuaj…Keshtu e duan idiotet …Ec ATY….

  7. Kellira says:

    Nuk ka asnje diference 11 milion apo 110 milion per popullin qe do te demshperbleje nje “gabim” te njerezve te pushtetit.
    Diferenca do te behet kur ata qe bene “gabimin” te hyjne ne burg dhe te shlyejne te demtuarit kokerr me kokerr.
    Deri atehere syte per tu larguar nga Shqiperia ose therrisni: “ku je o Enver”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje