Besa fiton ndeshjen e javës së parë të Kategorisë së Parë në Grupin A kundër Dinamos me rezultatin 2-0.
Kavajasit kanë marrë tri pikët e para në shtëpi falë golave të Dervishit dhe Mihanit.
Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Besën. Dervishi shënoi në minutën e 14-të, duke i dhënë avantazhin verdhezinjve.
Në pjesën e dytë ishte kapiteni Meglid Mihani që dyfishoi shifrat në minutën e 57-të, raporton “Vip Sport”.
Me këtë fitore, Besa e nis si pretendente sezonin e ri në Kategorinë e Parë, ndërsa Dinamo tregohet e pafuqishme për të përballuar një transfertë vërtetë të vështirë si ajo kundër verdhezinjve në Kavajë.