Mustafaj e akuzoi se po e çon PD-në në humnerë, Gjana bën të "fortin": Kush është ky Besniku?

26 Shtator 2017, 21:34Politika TEMA

Procesi i paralajmëruar për riorganizimin e Partisë Demokratike dhe modernizmin e saj ka nisur me polemika të forta, duke kulmuar me debatin e pak ditëve më parë në Kryesinë e PD.

Një përplasje verbale e anëtarëve të kryesisë Jemin Gjana dhe Valbona Mezini, rrezikoi të kalonte në një përplasje fizike, duke u bërë kryelajmi i mbledhjes së kryesisë së PD.

Sot në një analizë që i bënte situatës në Partinë Demokratike, themeluesi i saj Besnik Mustafaj i kujtonte Lulzim Bashës se kritikëve të tij brenda partisë mund t’ia mbyll gojën vetëm duke bërë siç duhet detyrën e kryetarit të partisë. Mustafaj i kujtonte Bashës se i ndihmuar nga një “grup jeminësh” po e çon PD-në drejt humnrës.

“Basha nuk dëshiron ta kuptojë se gojën e kritikëve e mbyll vetëm duke bërë mirë detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, e cila nuk është vatha e tij personale, por shtëpia e të gjithë demokratëve.

Duke i hequr kësaj shtëpie gurin e themelit, siç bën, i ndihmuar edhe nga një grup jeminësh, nga budallallëku apo nga shejtanllëku, – njësoj është rezultati -, ai po e shtyn të djathtën politike shqiptare drejt një humnere, nga ku asaj do t’i duket një mundim i madh për të dalë. Unë nuk po flas pra thjesht për të shpëtuar shpirtin tim.

Nuk do të doja të isha dëshmitar i kësaj katastrofe”, deklaroi Mustafaj. I kontaktuar nga “Panorama”, anëtari i kryesisë Jemin Gjana deklaroi se nuk e njeh fare personin Besnik Mustafaj.

Pyetjes se çfarë mendon në lidhje me akuzat e Mustafajt për gjendjen në të cilën ndodhet PD sot, Gjana ju përgjigj:“Kush është ky Besniku? Nuk e njoh? Unë nuk jam në parti as prej tij dhe as prej dikujt tjetër. Ky është komenti im”.

4 komente në “Mustafaj e akuzoi se po e çon PD-në në humnerë, Gjana bën të “fortin”: Kush është ky Besniku?”

  1. Paluka says:

    Jemini miu i gjirizave. Spiun servil i Berishes. Te vetmit qe ja ka bere hak sistemi socialist eshte ky. Palaco histerik.

  2. @ says:

    Si Jemini dhe ky “Besniku” jane qe te dy besniket e partise meme…

  3. lulashi says:

    Jemini qe e kapi Sala me sekretaren e vet dhe e rrahu ne zyre.

  4. Fiqo says:

    J’u kam thene qe “rambo gjana” eshte fuck-en dangerous…..qendrojini larg se “kafshon”……haaaaaaaaaaaaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje