Ngjarjet në gjirin e partisë kryesore të opozitës pas humbjes së thellë të 25 Qershorit kanë treguar një realitet që duket i pandryshueshëm. Lulzim Basha humbi zgjedhjet e 25 Qershorit thellë, por fitoi garën brenda Partisë Demokratike edhe më thellë sesa në vitin 2013.
Fitorja e tij duket se e ka përcaktuar fatin e Bashës në krye të partisë për së paku 4 vite të tjera, por shumë veta dyshojnë se jetëgjatësia e tij do të jetë edhe më e madhe, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, qoftë lokale të 2019, qoftë atyre të përgjithshme politike të vitit 2021. E megjithatë, kritikat ndaj tij vazhdojnë, madje në mënyrë të ashpër. Tashmë ka shumë pikëpyetje në opinionin publik lidhur me atë se çfarë realisht kërkojnë kritikët e tij, ata që s’morën pjesë në garë kundër tij në korrik, por edhe ndonjë prej tyre që riskoi gjithçka duke u bërë pjesë e saj, si Eduard Selami.
I ftuar në “Top Story”, Selami theksoi se gara në Partinë Demokratike “nuk nisi si e barabartë, por ishte gjëja e duhur për tu bërë”.
“Pavarësisht se kishte mangësi e manipulime dhe pavarësisht se Basha nuk është prononcuar ende për këtë fakt për turpin e tij, unë prapë i uroj suksese dhe shpresoj që PD të fitojë zgjedhjet e radhës. Unë i qëndroj asaj që nuk bojkotohet partia. Kritikët nuk i shërbyen as vetes dhe as Partisë Demokratike. Kam thënë që fushata ishte e pabarabartë dhe e padrejtë, por unë sërish e njoh legjitimitetin e zotit Basha sepse mendoj se është në të mirë të forcës sime politike”, deklaroi Selami.
Në lidhje me kritikat e Sali Berishës mbi listën e PD-së, Selami u shpreh: “Nuk besoj se lista është bërë pa bekimin e Berishës. Kritikat që i ka bërë Bashës janë të vonuara, por të drejta. Por, për mendimin tim, nuk besoj se lista që paraqiti Lulzim Basha është bërë pa miratimin e Sali Berishës”.
Selami, i cili nënvizoi gjithashtu se “Partia Demokratike sot është më pak demokratike sesa në fillimet e saj”, theksoi se “është krenar” që është pjesë e kësaj partie.
Foli edhe ky lolo.Ketu karagjozlliku vazhdon gjate,shume gjate.
I dhjere……por krenar… ose qen i rrafun prej s’voglit…
Me vjen sh keq nga vetja,qe kam mbeshtetur,kete “lolo”,qe e ka emrin Eduard selami….
Ky Legen doli ma karagjoz se Lul Sum kapuci.Ky u be Oturak per Lul Hajdutin dhe tashti na sajon te Penduarin dhe kritikun Shakaxhi
Ky eshte tamam si kaloresi me fytyre te vrerosur.
Gjithcka kontradiktore. Kjo tregon me se miri sa i pa mend eshte ky njeri, Ke te qash me pare ne kete parti injorantesh. Po ti lexosh me vemendje te gjithe keta te PD e kupton se jane nje tufe njerezish injorante, pa mend fare me perjashtim te Berishes qe eshte i vetmi polkitikan jo vetem ne kete parti por edhe ne Shqiperi. Sikur ai te punonte per se mbari do te ishte ndryshe, por ai per fatin e keq tonin eshte shume i lig dhe keshtu situata shkoi keq e me keq. Demokrate: vetem Berisha eshte intelektual ne partine tuaj por sic e thame eshte negativ, ndersa te tjeret jane nen nivelin e nje intelektuali te rangut me te ulet. E di qe u vjen keq, por eshte realitet. Lexojeni Selamin sa fyell eshte, po keshtu Patozi, Jozefina, Jemini dhe sidomos firifiu Luli. Eshte fatkeqesi per PD por edhe per Shqiperine te ciles i nevojitet nje opozite inteligjente dhe jo e perbere nga nuler.
Ky zgerdalla ka eksperience ne politike. E di more se pa bythelepirje nuk mund te mbijetosh ne PD.
Jam ne nje parti muti,edhe krenar qe jam ne mut deri ne fyt i thone shkurt e shqip kesaj
Luli ka “bekimin” e shpellarit or Selam…..akoma mereni me lulin?????!!!!!!!!!!!