Milani po kalon një situatë kaotike në javët e fundit pas rezultateve të dobëta në kampionat. Kuqezinjtë kanë shkarkuar përgatitësin atletik të ekipit Emanuele Marra në ditët e fundit, teksa për ta zëvendësuar po mendojnë për Corrado Saccone, i cili aktualishtpunon për skuadrën e Partizanit.
Lajmi është publikuar sot nga gazeta prestigjioze “La Repubblica”. Saccone është një emër i njohur në Itali, pasi ka punuar nga sezoni 2010-12 te skuadra e Napolit. Kuqezinjtë duan të vendosin shpejt për përgatitësin atletik për ta pasur sa më shpejt në stërvitjet para derbit ndaj Interit.
Mesa duket aventura e Corrado Saccone në Shqipëri të Partizani do të mbyllet shumë shpejt për t’u rikthyer në Itali.