Bayerni rikthehen sërish në pankinë “njeriun e tripletës”

5 Tetor 2017, 00:08Sport TEMA

Bayerni i Mynihut më në fund gjen pasuesin e Carlo Ancelottit. Bavarezët kanë vendosur për të rikthyer në krye të skuadrës një emër të njohur, Jupp Heynckes.

72-vjeçari i dhuroi tripletën në vitin 2013 dhe më pas u largua nga drejtimi i skuadrës për t’ia lënë vendin Guardiolës.

Që nga ajo periudhë Heynckes nuk ka drejtuar më asnjë skuadër, teksa ka shijuar pushimet pas një karriere të gjatë. Gjendja e vështirë që po kalon Bayerni e Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge kanë bërë që ai të marrë sërish drejtimin e kampionëve të Gjermanisë.

Kandinatura Tuchel ka dështuar në orët e fundit sipas mediave gjermane, ndërkohë që Julian Nagelsmann nuk mundi që të shkëputej nga drejtimi i Hoffenheim. Tifozët e Bayernit kanë nisur që të ëndërrojnë me njeriun e tripletës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje