Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të aksionit të ri antiinformalitet ka shpjeguar në një manual të posaçëm për procedurat e deklarimit online për bizneset e reja dhe individët.
Për deklarimin tatimpaguesiduhet një kompjuter, laptop apo smartphone, të lidhur me internetin, numri unik i identifikimit i subjektit dhe fjalëkalimi për të hyrë në sistem.
Procedurat e hyrjes në sistem të bizneseve të reja
Çdo tatimpagues i ri, pasi është regjistruar dhepajisur me NIPT, hyn në sistem nëpërmjet fjalëkalimit“Tatimetemia12”.
Në vijim, bëhet menjëherë ndryshimi i fjalëkalimit nëmenunë, “Ndrysho Fjalëkalimin”. Duke klikuar mbitë, tatimpaguesi duhet të ndryshojë fjalëkalimin. Kyndryshim është i detyrueshëm.
Në rast të kundërttatimpaguesi nuk mund të vijojë me deklarimin.Nëse tatimpaguesi ka harruar fjalëkalimin dhe i duhetnjë fjalëkalim i ri, ai duhet të paraqitet në zyrat e Shërbimit tëTatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale ku është regjistruar.
Hyrja në sistem dhe regjistrimi për individët
Çdo individ që i lind një detyrim për të deklaruar njëtatim, por që nuk është i regjistruar në e-Filing, duhet tëregjistrohet duke ndjekur hapat si vijon:
Hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën:ëëë.tatime.gov.al.
Nënshtetasit e huaj, duhet të drejtohen në zyrën më tëafërt tatimore për t’u regjistruar.Si dhe ku kërkohet ndihmë në lidhje me deklariminelektronik të tatimeve.
Tatimpaguesi mund të kërkojë ndihmë pranë zyrave tëShërbimit të Tatimpaguesve në Drejtorinë Rajonale ku ështëregjistruar.
Tatimpaguesi mund të kontaktojë edhe Qëndrën eThirrjeve, shërbimi i të cilës, ofrohet pa pagesë:
Si bëhet deklarimi elektronik i tatimeve
Tatimpaguesi hyn në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: ëëë.tatime.gov.al
Eshte mire qe shpjegohen etapat e dhe procedurat
Beni mire te vazhdoni luften ndaj informalitetit nje ore e me pare