Rama, "dush të ftohtë" ministrave në Vlorë: Kemi analfabetë në zyrat e shtetit, që paguhen kot...

14 Tetor 2017, 09:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Vlorë, kabinetin qeveritar.

Ai iu ka kërkuar gjithë ministrave një skanim të burimeve njerëzore.

Kemi probleme të mëdha për të zgjidhur.

Probleme të mëdha kemi në raport me eficencën e shërbimeve, në raport me sjelljen, në raport me qytetarët.

Po ashtu kemi probleme të mëdha në raport me betejën e nisur nga qeveria për të ulur barrën e burokracisë me qytetarët.

Po e nis nga më e thjeshta, megjithëse ne kemi aprovuar që në mbledhjen e parë se nuk duhet t’u kërkohen më certifikata qytetarëve, vazhdon prodhimi i tyre.

Ndonëse numri i tyre po shkon në rënie, sasia e certifikatave dhe sasia e kohës që u merret njerëzve, volumi i radhëve që mbajnë, paratë, vazhdon të jetë në nivele të papranueshëm.

Për ça arsye u kërkohet certifikata?

Kur them certifikata, kërkohen edhe dokumente të tjera.

Kemi një problem të mosreagimit të administratës.

Për këtë, përgjegjësinë e mbajnë drejtuesit dhe punonjësit e gjendjes civile, në kundërshtim me vullnetin e qeverisë.

Së dyti, problemi i sporteleve, që edhe këtu në Vlorë, në zyrën e Hipotekës, ikin punonjësit dhe njerëzit presin në sportele.

Tjetër problem eshte cilësia e burimeve njerëzore.

Kemi njerëz të shkolluar që rrinë pa punë dhe analfabetë që merren në punë, paguhen nga taksat e shqiptarëve në vendin e gabuar, nuk përputhin as trajnimin, as përvojën me vendin e punës.

Partia këtu e atje duhet të marrë fund.

Ajo që u kërkoj të gjithëve është një skanim i të gjitha burimeve njerëzore në cdo drejtori në Vlorë dhe përputhshmëri mes vendit të punës dhe diplomës së cdo individi që mbulon vend pune.

Duhet raport nga cdo ministri.

Ky raport i duhet dorëzuar çdo ministri dhe një kopje zv/kryeministres. Ajo ndjek të gjithë procesin që po merremi”, tha Rama.

2 komente në “Rama, “dush të ftohtë” ministrave në Vlorë: Kemi analfabetë në zyrat e shtetit, që paguhen kot…”

  1. Pashalimani says:

    Ooooo Edvin,
    Nuk jan te pashkolluarit problemi me i madh i ketij shteti..jo ore jo..
    …..
    Problemi me i madh jan ca te shkolluar pooor Krye te Korruptuar, te cilet ti si Kryeminister po i Riciklon sa nganje Ministri ne Tjetren.
    ……..
    Po te jap nje emer fort te ndritur.
    ARJAN KRAJA, ish Sekretar i pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes…tani e ke cuar Sekretar ne Ministrine e e Shendetesise…ne mes te 5 Femrave.

    I ke besuar buxhetin e shendetit publik Arjan Krajes…personit me te korruptuar ne ate Ministri, qe ja ka arritur dhe kaluar edhe Xhemal Gjunkshit per korrupsion.

    Pyet se cfar beri me ndermarrjen e prodhimit te anijeve ne Pashaliman dhe me oferten e DamenShipyard…..
    Pyet se cfar beri me Mirmbajtjen e Sistemit te Vezhgimit detar……pyet po do te dish…. apo e din dhe nuk do??

  2. sapa says:

    Cudi!Mire gjygjtareve e prokuroreve kriminele ske ctju besh po ketyre qe jane ne dikasteret e te ashtuquajturit shtet mut ku ti je kryeminister?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje