Ish-kreu i SHISH flet për akuzat ndaj Tahirit: S’më bind dosja italiane. Më duket absurde se si policia italiane beson se dy kriminelë kanë...!

18 Tetor 2017, 06:49Kronika TEMA

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi i ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 ka komentuar implikimin e emrit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në bisedat e përgjuara mes dy trafikantëve të drogës në Itali nga autoritetet italiane.

Pas publikimit të të gjitha përgjimeve, Klosi tha se nuk e bind dosja e autoriteteve italiane.

“Për Tahirin është thënë edhe më parë, me thënë të drejtën nuk e kam besuar.

Unë e dëgjova sot dhe i besoj më shumë se atyre kriminelëve.

Më duket absurde se si policia italiane beson se dy kriminelë kanë folur pa doreza fare.

Kriminelë që flasin kaq lirshëm dhe s’ja kanë frikën e përgjimit”,- tha Klosi.

1 komente në “Ish-kreu i SHISH flet për akuzat ndaj Tahirit: S’më bind dosja italiane. Më duket absurde se si policia italiane beson se dy kriminelë kanë…!”

  1. samiu says:

    qendrimet e Klosit jane te papranueshme sidomos per nje ish shef te SHIKut… me kujton Meten qe u zu ne flagrance me ze dhe figure dhe disa thonin qe s’eshte e vertete.
    Mbase problemi eshte te Tema qe publikon cfare do thone cdokush : cfare kredibiliteti ka fjala e tij ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje