Bllofi politik i Prokurorisë me Tahirin: Berisha me dokumentin TIMS, përgënjeshtron Prokurorinë

19 Tetor 2017, 18:51Politika TEMA

Në kërkesën që Prokuroria e Përgjithshme me firmën e prokurorit Besim Hajdarmataj i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, del zbuluar edhe një detaj shumë i rëndësishëm që nxjerr “bllof” organin e hetimit.

Nëse i referohemi të dhënave nga sistemi TIMS që ka publikuar më herët ish-kryeministri Sali Berisha, atëhere del qartësisht që Tahiri kurrë nuk ka qenë në makinë me Artan Habilajn, por me familjarët e tij.

Makina mban 5 persona, kështu që sipas vetë TIMS-it që nxjerr Berisha të hyrje-daljeve të makinës me targa “AAA 003GB”, Tahiri ka udhëtuar me bashkëshorten e tij, djalin, prindërit dhe nuk ka patur në makinë asnjë person tjetër.

Më datë 16.08.2014. personi nën  hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA 003GB i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur më datë 05.11.2013.

Në këto udhëtime rezulton që personi nën hetim Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj etj. (Të dhënat e përfituara nga kqyrja e sistemit TIMS,  për lëvizjet dhe nga jashtë shtetit të personit nën hetim Saimir Tahiri, procesverbalet e kqyrjes)”, thuhet në pikën 3 të hetimit të Prokurorisë që tashmë ka dalë bllof nga vetë TIMS-i i Berishës, sipas të cilit, në kohën kur kjo makinë përdorej nga ish ministri, ky i fundit ka hyrë e ka dalë me familjarët e tij.

8 komente në “Bllofi politik i Prokurorisë me Tahirin: Berisha me dokumentin TIMS, përgënjeshtron Prokurorinë”

  1. quokka bo nomi says:

    dridhe like dridhe…..ne fillim basha me rrugen, like me bllokun dhe qorri me makinen…

  2. Eshte dora e Metes dhe Berishes me mafien italiane! Se shpejti do te shikoni se’s’ken pare gje akoma”! Mafia shqiptare nuk eshte Rama apo Tahiri por Likja me Berishen!

    1. Vetingu u kry, nga Rama?! says:

      Mjaft se na gajase…turp qe beni diferencim midis mafjozeve…prandaj nuk behet aty se keshtu mendon truri i nje Albanistanezi…

    2. Mandakalli says:

      Mafias italiane nuk i duhet me kanabisi shqiptar. Parlamenti italian aprovoi sot perdorimin e kanabisit per perdorim personal per ceshtje shendetesore. Italianet mund te rrisin deri ne 5 rrenje kanabis per perdorim personal.

      http://www.repubblica.it/politica/2017/10/19/news/cannabis_primo_si_della_camera_all_uso_terapeutico-178713757/?ref=RHPPLF-BH-I0-C4-P11-S1.4-T1

    3. spartaku says:

      Po,po! eshte e vertete.Mafia shqipetare eshte Likja me Berishen,te cilet kane lidhje te ngushta me mafjen Italiane.Saimir Tahiri eshte viktim e kanibaldeve Berisha dhe Basha.Jane kordinuar kaq mire akuzat,sa edhe organi i akuzes i kata veshtire.Ata (Berisha dhe Basha) kane bere shkollen e djallit.

  3. alo says:

    Shik, prokurori, gjykate ne sherbim te berishes.
    Vetem nje naiv beson te kunderten.
    Eshte gjithmone nje hap para tyre me deklarata.
    Ç’drejtesi presim…!

  4. says:

    Asnjë s’është i përsosur.Zoti Tahiri është sqaruar me ngjarjen.

  5. Konti Sbalta says:

    Ky Sali Berisha , qe shquhet per idiotesira, ndonjihere ashtu padashje ben edhe gjera te mira!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje