FAKSMILE/ Kur Hysni Kapo vendoste se sa duhet të punojë dhe pushojë Enveri me Nexhmijen

19 Tetor 2017, 10:26Dossier TEMA

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument ku thuhet se Nexhmije Hoxha, bashkëshorte e diktatorit Enver Hoxha, duhet të punonte gjashtë orë në ditë.

Dokumenti i vitit 1964 që mban firmën e Hysni Kapos, përcakton edhe pushimet vjetore ku rekomandon 2 herë në vit nga 15 ditë.

Më herët në një dokument i firmosur po nga Sekretari i Komitetit Qëndror të asaj kohe, përcaktonte se Enver Hoxha duhet tëpunonte nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, pra 4 orë në ditë, ndërsa pushimet vjetore ishin dy herë në vit për një periudhë jo më të shkurtër se 3 muaj.

Ja çfarë shkruan Dervishi:

1964/Edhe gruaja e diktatorit punonte me orar të kufizuar

Pas vendimit të vitit 1958 për kufizimin e punës së diktatorit, në vitin 1964 u mor një tjetër vendim për kufizimin e punës së bashkëshortes së tij. Ndoshta ishte punë xhelozie midis bashkëshortëve, por koha tregoi se shoqja në fjalë nuk paska pasur aq probleme sa për marrë një vendim të posaçëm.

Sipas vendimit të datës 10.1.1964 (edhe ky pa asnjë diskutim), për “restaurimin e shëndetit” të Nexhmije Hoxhës, asokohe 43 vjeçe, u vendos që ajo të punonte “vazhdimisht me orar të reduktuar vetëm nga 6 orë në ditë”, si dhe të merrte leje vjetore të zgjatur.

Nexhmije Hoxha në vitet 1949-1958 ishte drejtore e Drejtorisë së Agjitacionit dhe Propagandës. Më 1958-1966 ishte drejtore e Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës.

Së fundmi më 1966-1991 ishte drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Të gjitha këto emërtesa ishin në varësi të në KQ të PPSH-së. Megjithatë, gjurmët dokumentare të aktivitetit partiak të Nexhmije Hoxhës sidomos në drejtim të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste janë shumë të pakta.

Po ashtu në vitet 1986-1990 ajo mbajti edhe funksionin honorifik të kryetares së Frontit Demokratik të Shqipërisë.

Ajo është po aq arkitekte e krimit dhe shëmtirës e mizerjes që u quajt “Shqipëri socialiste” sa edhe bashkëshorti i saj.

0 komente në “FAKSMILE/ Kur Hysni Kapo vendoste se sa duhet të punojë dhe pushojë Enveri me Nexhmijen”

  1. malo demokrati says:

    epo do punonin te tjeret per ta. jua qifsha ropt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje