Trajneri i Partizanit, Mark luliano, ka folur ditën e sotme në konferencën për shtyp për duelin e së dileës kundër Vllaznisë në “Loro Boriçi”.
Tekniku Italian vlersoi maksimalisht skuadrën shkodrane pavarasisht momentit jo pozitv që po kalon.
“ Duke parë sfidat që ka luajtur me trajnerin e mëparshëm në këtë sezon mendoj që Vllaznia luan një futboll të bukur. Ndryshimi i trajnerit tregon që Vllaznia ka patur probleme, por ardhja e trajnerit të ri mund ti motivojë më tepër futbollistët. Ata kanë marrë një teknik që është shpallur kampion i Shqipërisë me Kukësin dhe do t’i japë një tjetër shtysë skuadrës. Për ne do të jetë vështirë ndaj tyre”.
Luliano foli dhe për mungesën e Sukajt, dëmtimin e Alban Hoxhës për të cilin tha se nuk rrezikon, si dhe për talentin Asani që aktivizohet tek Partizani B.
“ Sukaj është një futbollist i rëndësishëm për skuadrën dhe ta humbsnim në këto momente nuk është dicka pozitive për ne. Albani ka patur një problem në dy gishtat e dorës dhe mendoj që Hoxha do të luajë ndaj Vllaznisë. Asani? Është një lojtar i ri me shumë prespektivë por vjen nga një periudhë e gjatë që nuk ka luajtur dhe më parë duhet të fitojë gjëndjen e tij më të mirë fizike, e kemi aktivizuar te Partizani B. Ai po luan mirë me përkushtim dhe dëshirë por deri në momentin që nuk do të arrijë në 100% e formës, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së parë”, tha luliano.
Sfida Vllaznia-Partizani do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.