Autori i golit të vetëm të Partizanit në fitoren ndaj Vllaznisë, Milan Basrak, mendon se edhe ai mund të luajë rregullisht në radhët e skuadrës së kuqe, ndonëse ka rivalë të fortë në sulm si Çani e Sukaj.
Në intervistën për “SuperSport”, ai theksoi se e shihte kampionatin shqiptar si Serinë B italiane.
”Jam shumë i kënaqur për golin dhe për fitoren. Merita është e gjithë skuadrës, që më çuan te goli. Sukaj dhe Çani janë lojtarë të mirë, por besoj se ka vend për të tre në sulmin e Partizanit gjatë kampionatit.
Kishte një faull ndaj meje në rastin e golit, por arrita të shënoj me kokë. Futbolli në Shqipëri është i fortë. Kam luajtur në Serinë C në Itali dhe mendoj se futbolli në Shqipëri është në nivelin e Serisë B në Itali”, tha Basrak.