Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minnitti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Tiranë, është takuar mëngjesin e sotëm me homologun shqiptar, Fatmir Xhafaj.
Pjesë e vizitës zyrtare është edhe delegacioni i nivelit të lartë të ministrisë dhe policisë italiane.
Sot jepen rezultatet për monitorimin ajror për vitin 2017 për kanabisin.
Dy ministrat janë takuar pak ditë më parë më 24 tetor në Trieste në Samitin rajonal mes Ministrave e krerëve të policisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sakaq është zbardhur edhe axhenda e vizitës së ministrit italian në Tiranë.
Në orën 11:00, ministri Marco Minnitti do të takojë Presidentin Ilir Meta, e më pas në 11:30 do të takohet me kryeministrin Rama. Pas këtyre ktakimeve, ministrat e ërendshem do të zhvendosen në Pallatin e Kongreseve, ku do të vijohet me prezantimin e rezultatve të monitorimit ajror.
TAKIMI DHE AXHENDA
Në datën 3 nëntor, zhvilloN një vizitë zyrtare në Shqipëri Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë i Ministrisë dhe Policisë italiane.
Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.
Axhenda:
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme
Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë
Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis